Ideja për kryeministër shqiptar doli nga vetë ish-kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, pas zgjedhjeve parlamentare më 2016

Opinione

Ideja për kryeministër shqiptar doli nga vetë ish-kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, pas zgjedhjeve parlamentare më 2016

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 07:18
Sulejman Mehazi

Nuk e dimë pse VMRO-ja e Mickoskit aq shumë kritikon e nuk pajtohet me kryeministrin teknik Talat Xhaferin e BDI-së.

Pse kjo parti maqedonase e ka kapur shumë tragjike këtë marrëveshje politike të dy partive në pushtet LSDM dhe BDI që Talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik vëtëm gjatë tre muajve parazgjedhore e zgjedhore parlamentare.

Pse Mickoski nuk tregon se gjatë mocionit për rrezimin e qeverisë me nënshkrimin e 61 deputeteve opozitare maqedonase-shqiptare  kishte bërë marrëveshje të fshehtë me Taravarin, se, nëse rrëzohet qeveria LSDM-BDI, postin e kryeministrit të RMV-së Mickoski do ia jepte partisë së Taravarit, ASH-së, por fati i keq i mosrealizimit  të marrëveshjes së VMRO-së me ASH-së për kryeministër legjitim shqiptar ishte mosprezenca e qëllimshme e Kastriot Rexhepit në parlament për të shpëtuar e vazhduar qeverisjen LSDM-së me BDI-në.

Duhet cekur e rikujtuar s'e propozimi fillestar për kryeministër shqiptar doli nga vetë ish-krytari i VMRO-së, Nikolla Gruevski.

I cili pas zgjedhjeve parlamentate më 2016, nga frika e bombave telefonike korruptive i kishte propozuar Ali Ahmetit që nëse BDI-ja  koalicionon me VMRO-në Gruevski do ia jepte Ahmetit postin më të lartë të kryeministrit vetëm  që BDI-ja mos të koaliciononte me LSDM-në e Zajevit që të shpëtonte Gruevski nga akuzat gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat