Asociacioni dhe ikja e të rinjve, sfidat kryesore të Kosovës për vitin 2024

Opinione

Asociacioni dhe ikja e të rinjve, sfidat kryesore të Kosovës për vitin 2024

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:39
Autori Faton Mehmeti

Njëra ndër plagët e Kosovës e që çdo ditë po thellohet është largimi i të rinjve nga Kosova. Që nga viti 2015 kur vala e të ikurve shënoi kulmin, trendi nuk është se ka pësuar rënie, vazhdon ende në të rrit numrin e të ikurve. Sipas Agjencisë së Statistikave, nga Kosova u larguan 42 mijë persona vetëm vitin e kaluar.

Me shkallën e papunësisë te të rinjtë me mbi 48. 6 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasojat do të jenë të tmerrshme nëse qeveria nuk ndërmerr masa për të parandaluar ikjen. Kështu që, duhet të ketë masa të shpejta, urgjente dhe një diskutim i hapur me të rinjtë në mënyrë që ky trend të stopohet sado pak.

Pasi ikja e të rinjve ka shumë pasoja, ndër to është prishja balancit të moshës, gjinisë, zvogëlimin e shkallës së natalitetit dhe një mënyrë sjellë moshimin demografik. Si pasojë edhe zhvillimi i shtetit është i pamundur, çka lind vetvetiu mundësinë e deformimit demografik të vendit. Të gjitha këto janë kërcënim për ekzistencën e shtetit.

Arsyet pse të rinjtë ikin nga Kosova janë kryesisht të njëjta e që lidhën me pagat e vogla, mungesën e sigurimeve shëndetësore, shkollimi me cilësi të dobët e mbi të gjitha mungesa e perspektives për të ardhmen. Shteti duhet të reagojë pikërisht aty ku edhe është dëshpërimi i qytetarëve, rritje të pagave, sigurime shëndetësore dhe mbështetje të fortë për të rinjtë dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Masat duhet të jenë të shpejta, aq më tepër që nga 1 janari edhe qytetarët mund të lëvizin në zonën Shen ngen, çka jep mundësi të ofrimi i kontakteve me vende e punës në vendet e ndryshme. Pas Asociacionit, ikja e të rinjve është preokupimi kryesor i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat