Situatë e ndjeshme pasigurie në Kosovë

Opinione

Situatë e ndjeshme pasigurie në Kosovë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 14 dhjetor 2023 Në ora: 06:11
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Nuk është normale që edhe pas 24 viteve të pasluftës në Kosovë, ky vend nuk ndjehët i qetë dhe i rehatshem që siguria në këtë vend do jetë në kushte normale, kur e kemi Serbinë, si një përbindëshe me ushtrinë dhe paramilitarët e vet të armatosur dhe të përgaditur për luftë, duke u sillur afër dhe për rreth kufirit me Kosovën.

Nuk lë përshtypje se nga takimet në mes kryeministrit të Kosovës, z.Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiç, nxjerrin diçka të frytshme në këto negociata në Bruksel, duke pasë parasysh se edhe para shumë takimeve të tjera, ka pasur vetëm negociata të stërgjatura, të cilat ishin shumë pak të suksesshme, sepse qëllimi i Vuçiqit dhe palës serbe nuk është për marrëveshje paqësore në mes këtyre dy vendeve, këtë po e sheh edhe bota.

Vuçiç, edhe këto ditë para zgjedhjeve në Serbi, të 17 dhjetorit të këtij viti, po vërehet me tone kërcënuese në drejtim të Kosovës, dhe Presidenti serb Vuçiç, po harron se Kosova, tani e ka statusin e vet të shtetit të pavarur dhe sovran, dhe nuk është koha, nëse dikush do të provojë të bëjë lojra dhe të krijojë diçka të ngjajshme dhe kryeneqe me të kaluarën, ajo nuk do të funksionojë dhe do të jetë e pa fuqishme, duke u përballur me NATO-n.

Në këto rrethana, Kosova dhe kryeministri z.Albin Kurti, nuk e ka lehtë me palën serbe, që të arrihet një koncenzues i mirëfilltë që të pajtohen palët, kur pala e Serbisë, nuk heq dorë nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që një projekt i tillë e ka mbështetjen edhe të BE-së, e ndër të tjera, këtë lloj projekti e ka nënshkruar vetë Hashim Thaçi, në bashkëveprim me Isa Mustafën, edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sepse lloji i projekteve të tilla do e sjell Kosovën, në një «bosnizim», duke marrë edhe statusin e autonomisë.

Ndërsa, përveç Asociacionit të komunave serbe, do të hapën bisedime edhe për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, të cilat sipas pakos së Ahtisarit, këto objekte fetare e kanë fituar statusin e zonës së mbrojtur, po atëherë kur ndodhën trazirat e marsit të vitit 2004, me ç’rast Kishat dhe Manastiret Ortodokse serbe, do hynë në listën e mbrojtjes së UNESK-o, dhe këtu kemi të bëjmë me një pozicion shumë të rëndë për Kosovën, në trajtimin e kësaj çështje.

Kryetari serb Aleksandër Vuçiç, e ka marr rrolin e një kryetari autoritar në Serbi, duke i mbetë besnik i madh i regjimit të Millosheviçit, i cili do të nxiste urrejtje dhe ndonjë luftë të re në Kosovë dhe rajon, në vend që të siguroj paqë dhe stabilitet në mes popullit të vet me popuj të tjerë, në veçanti me popullin shqiptarë, të cilët i kanë akoma të freskëta plagët e luftës.

Rritja e pushtetit e kryetarit serb A.Vuçiçi, arriti përmes tensioneve nga grupet kriminale serbe në veriun e Kosovës, por jo edhe rritjen e vlerave të jetës së tyre në këtë vend, duke i përdorë vetëm si vegla politike, nga ana tjetër këtu e vërejmë se Serbia, do i kushton interes dhe rritje armatosjes ushtarake, që të forcohet në një mënyrë, dhe te kryetari i këtij shteti vërejmë vetëm një lloj urrejtje të shfrenuar ndaj popujve tjerë dhe fqinjëve të vet, që akoma i rrie në kokë një demagogji e vjetër e mitit serb, për ti pushtuar dhe për ti mposhtë të tjerët në tokat dhe pronat e veta stërgjyshore.

Me një domethënje tjetër, po të mos ekzitojë Bondestili dhe forcat e NATO-s, në Kosovë, dhe Serbia, mos ta ndjejë frikën e saj, që ende e ka të pa shlyer në «palcë», populli i Kosovës, dhe ky vend nuk do t’i gëzonte të drejtat e veta dhe as që do të ishte i lirë dhe i qetë në tokën e vet dardane, por, falë SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, kjo Kosovë do të mbetët e tillë dhe e lirë gjithmonë, edhe pse akoma do të kaloj nëpër sfida dhe sprova, të cilat duhet ti merr edhe si përvojë e jetës së vet edhe në liri.

Po t’i analizojmë motivet e të cilave e kanë fillin veprimet e krimeve serbe dhe rrolin e politikës së tanishme serbe, nuk dallojnë nga e kaluara tragjike e historisë në mes këtyre dy palëve, dhe është një fatalitet dhe sprovë e rëndë për një popull në këtë shekull, i cili nuk e ka ndryshuar qasjen e një regjimi gjakpirës, sikur në thëmelet e shtetit të saj është bërë vetë djalli «kurban» në të cilin kërkon përmes rreziqesh të shpreh madhështinë dhe botën e vet serbe.

Qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë së Kosovës, do jenë të pa lëkundura, të huajën nuk e dojmë dhe tonën nuk e japim. Kryeministri Kurti, së bashku me ekipin e vet negociator, do të ketë edhe shumë presione të vazhdueshme, por edhe komplikime me palën serbe, sepse janë disa pika me të cilat nuk do të pajtohet, sidomos me çështjen e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, duke e kuptuar qëllimin e Serbisë, e cila ka për qëllim ndarjen e veriut të Kosovës.

Kryeministri Kurti, në agjendën e vet ka shumë tema të prekshme dhe përgjegjësi për këto çështje, të cilat për popullatën e vendit të vet janë shqetësuese dhe bregosëse, sepse janë edhe më shumë se 16oo njerëz të pa gjetur, të cilët i ka masakruar Serbia, gjatë luftës dhe kufomat e tyre i ka fshehur, por jo edhe gjurmat e tyre, për të cilat kanë njohuri dhe skica të luftës edhe presidenti i këtij vendi Aleksandër Vuçiq, dhe klani i tij gjakpirës.

Nuk duhet të anashkalohen, përveq dëmëve të shkakëtuara në njerëz, që janë më shumë se 15 mijë viktima, ndër ata edhe 1534 fëmijë edhe bebe në gjirin e nënës së vet, janë më se 20 mijë femra shqiptare të dhunuara nga paramilitarët dhe ushtria serbe, janë me qindra e mija objekte të shkatërruara dhe të djegura, ndër të cilat edhe shumë objekte kulti, kulture e arsimore, janë edhe me qindra e mija dokumente kadastrale të vjedhura, janë edhe me qindra e mija artifakte kulturore të grabitura, për të cilat duhet të përgjigjet Serbia, në dialog dhe marrëveshje me palën shqiptare.

Qeveria e Kosovës, dhe udhëheqja e saj, kanë materiale të mjaftueshme dhe dëshmi të pa numërta, që të paraqesin argumente para Gjykatës Ndërkombëtare, për gjitha të bëmat dhe masakrat e Serbisë fashiste deri në gjenocid, ndaj një populli të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë dhe e dëshironin lirinë dhe pavarësinë e vendit të vet.

Me qeverinë Kurti, është një synim i përbashkët, apo edhe vullnet i shumicës, që me gjitha forcat politike të Kosovës, një proces i tillë mes Kosovës dhe Serbisë, do e arrinë edhe finalen e vet PËR NJË MARRËVESHJE PAQËSORE, edhe pse ndoshta do të bëhët një kompromis i dhimbshëm për njërën palë, që është ajo shqiptare, për shkak të presioneve nga BE-ja, dhe SHBA-të, që të lëshohet pe, por jo edhe shkëmbim teritoresh, por jo edhe një Asociacion një etnik, sepse gjithë ajo sakrificë dhe mundi do të shkoj kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat