Dy “sëmundjet” në PD, trashëgimia komuniste e korrupsioni, paralajmërimi im para 10 viteve për gjendjen e saj sot

Opinione

Dy “sëmundjet” në PD, trashëgimia komuniste e korrupsioni, paralajmërimi im para 10 viteve për gjendjen e saj sot

Nga: Skënder Kapiti Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 06:16
Skënder Kapiti

Këtë titull për dy sëmundjet e PD-së, pavarësisht se ben fjalë për PD-në, kjo nuk do të thotë se trashëgimia komuniste dhe korrupsioni janë sëmundje vetëm të PD-së, pasi këto dy sëmundje janë kulmore dhe shëmbullore sidomos në Partinë Socialiste ishkomuniste. Në titull kam përmendur Partinë Demokratike sepse te PD shqiptarët kishin besimin dhe shpresën për ndryshimin dhe demokracinë , për shtetin ligjor dhe integrimin dhe si një parti proamerikane. Mirëpo PD i zhgënjeu shumë shqiptarët sepse PD nuk u distancua nga trashëgimia komuniste, nuk bëri VETTING-un në politikë dhe as ndëshkimin e krimeve të komunizmit, dhe as luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete me demokraci të korruptuar. Kjo sepse edhe opinioni qytetar është i ndarë dhe bën tifo për politikën apo pjesë të politikës e të politikave të korruptuara. Kështu p.sh. në Shqipëri ku opinioni me bindje të majtë kërkon ndëshkimin e korrupsionit të politikanëve të Partisë Demokratike, ndërsa të djathtët kërkojnë dhe kënaqen vetëm kur ndëshkohen pushtetarët dhe shtetarët e majtë socialistë. Dy partitë e mëdha politike shqiptare PD dhe PS janë organizata politiko-juridike avokatie të korrupsionit politiko-partizan përkatës.

Kështu dhe të tilla të korruptuara janë edhe mediat si dhe shumica e intelektualëve dhe të atyre farë opinionistëve mercenarë që shëtisin nëpër studio televizive si dhe shumica e opinionistëve e gazetave e të portaleve.

Trashëgimia politike në Shqipëri në tërësi vazhdon të jetë jodemokratike, e korruptuar, e kriminalizuar, servile, autokratiko-diktatoriale, gjysmake dhe hibride mes diktaturës e demokracisë.

Jam ndër antarët e hershëm të PD-së por që në vitin 1994 kam qenë kritik ndaj lidershipit të saj, sepse PD-ja rezultoi një trashëgimi politike komuniste dhe e ishsigurimit të shtetit , dhe në vazhdimësi si parti që në pushtet u infektua rëndë nga korrupsionin. Pra dy janë akoma sëmundjet që lëngon Partia Demokratike:janë trashëgima komuniste dhe korrupsioni, dhe fakti pse PD është akoma e tillë, kjo është dhe i jep oksigjen qeverisjes së sotme te superkorruptuar. Si kritik ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, këtë unë e kisha si trashëgimi nga familja ime që ka qenë kundërshtare e regjimit kriminal diktatorial të komunizmit në Shqipëri. Dhe ata të cilët kanë qene kundërshtarë të vertetë të regjimit komunist,, të persekutuarit e vërtetë dhe nacionalistët, ata të guximshmit kundër padrejtësive, ata që kanë qenë kritik dhe te papajtueshem me komunizmin, pikërisht këta edhe nuk pajtoheshin me faktin se si të djathtën, drejtimin e saj e morën ishkomunistët si Berisha me kompani.

Këtë e verteton fakti se në Partinë Demokratike nuk mund të bëje karrierë politike nëse nuk ishe komunist, nëse nuk ishe spiun ose me trashëgimi apo pinjoll i komunizmit. PD me Sali Berishën ishte si një binjake politike me Partinë Socialiste, që i polli një nënë , Partia Komuniste, dhe që të dyja këto montuan sistemin e korrupsionit dhe e zbatuan në perfeksion Katovicën e Gorbacovit. Prandaj Shqipëria ndodhet akoma sot në këtë udhëkryq. Atë se cfarë keqfunksiononte te Partia Demokratike, si një kritik ndaj saj , unë po i sllell në kujtesë lexuesve një shkrim timin të para 10 viteve ku unë paralajmëroja këtë realtet te sotem në PD.

Ja cfarë paralajmëroja para 10 vitesh për PD-në, me 19 shkurt 2013:

”PD dhe qeverisja e saj në këto 8 vite janë lodhur nga keqqeverisja, e diskredituar nga korrupsioni e tradhëtia, si politikë e qeverisje e dalë boje edhe nga mashtrimi e gënjeshtra, e dështuar si politikë e djathtë si e pabesë dhe e pasinqertë me antarësinë dhe me votuesit e saj; e konsumuar dhe nga çdo manovër spekullimi e maskimi,dheme tegjithakëto kryetari dhe kryeministri dhe lidershipi i mjerë dhe i konsumuar i PD-së vazhdon me dëshpërim të përpëlitet për të rrëmbyer dhe një hërë tjetër qeverisjen në Qershor 2013.

Ai beson se pushtetomania absolute në partinë e tij,dhe ajo se çfarë ai bënc’tëdojë me Partinë Demokratike si pronë të tijën,ai vazhdon duke gënjyer vetense mund ta bëjë gjithnjë e cfarë të dojëedhe me tërë popullin përjetësisht.Me të vërtetë Berisha PD-në dhe pushtetin e ka bërë pronë të veten pasi ai ka arritur që me partinë e tij dhe satelitët e kualicionit laraman(kryetarët me vulë, po papersonalitet e pa antarë) ka krijuar një konglomerat parazitësh eamoralësh korruptiv politikë, servilësh e të shpëlarë moralisht që fluturojnë nga fryn era dhe i josh me korrupsion duke e bërë qeverisjen të çinteresuar për çdo problem me interes shtetëror, publik e kombëtar.

Por, them dhe vlerësoj se vetëm në një ambjent shoqëror të prapambetur e pa standarte politikemund të qeverisë kaq gjatë një pushtet i tillë anakronik e me mentalitet komunist; nënjë ambjent ku edhe gënjeshtra e mashtrimi , vjedhja e votës, dhuna politike, krimi e korrupsioni janë ekspozuar mediatikisht e publikisht tejskajshmërisht po që çuditërisht kjo qeverisje e falimentuar dhe e degraduar jo vetëm që qeveris po pretendon edhe të fitojë dhe mandatin tjetër.Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.

Gënjeshtra tjetër e madhe dhe e bërë bajate është dhe ajo mbi dështimet në integrimin ne BE, për të cilën ngriti shpifje dhe akuza duke angazhuar ushtrinë e të punësuarve në administratë të cilët me rrogën që jep me paranë publike i konsideron si mercenarë të pushtetit për të bërë peticione, deklarime publike, tubime e kundërmitingje,po që vizita e komisionerit Sh.Fyle për zgjerim të BE-së as që e përmendi fare problemin e tre ligjeve po vetëm zgjedhjet e duhura që të jenë të lira etë pamanipuluara ,realizimin e standarteve, luftën kundër krimit e korrupsionit duke e diskredituar kështu alibinë dhe mashtrimin publik qeveritar me tre ligjet.

Qeveria pas vendimeve të gjykatave të kapura prej Berishës që nxori të pafajshëm korrupsionin ezëvëndëskryeministrit LSI-st Ilir Meta ,dënimet minimale të tragjedisë së Gërdecit ngjarje e cila ishte kulmore si rast korrupsioni e krimi dhe veçanërisht ate të pafajësisë së vrasjeve të 21 Janarit ka bërë të mundur po dhe e ka vënë qeverinë përballë një presioni e diskreditimi publik të brëndshëm e të jashtëm.

Këto si dhe paralajmërimi që dhe Sekretarja amerikane e Shtetit znj.. Klinton në Nëntor të vitit 2012 , pra, para katër muajsh kur ajo deklaroi se Shqipëria është në udhëkryq prej korrupsionit dhe që ka bllokuar integrimin Këto do ia bëjnë të pashmangshme humbjen e sigurtë Berishës dhe klanit të tij në zgjedhjet e Qershorit 2013., dhe pastaj do t’i duhet kohë PD-së për t’u vetëpastruar dhe për t’u ndarë nga korrupsioni, por edhe nga berishizmi.

Qeverisja e dështuar nuk bind dot më askënd,madje as më fanatikët e saj me manovrat politike bajate dhe dështimet e të gjitha llojeve. Këto fakte e bëjnë të pashmangshme humbjen e thellë që e pret Partinë Demokratike, për meritën kryesore , të kryetarit të saj dhe kryeministrit i cili ka 20 vite që e mban peng PD dhe demokracinë dhe që për interesa personale ka bërë gjithfarë manovrash e akrobacish, ortakërish dhe aleancash gjithfarëshe, amorale e korruptive vetëm e vetëm për interesine tij për pushtet. Më parë në vitin 2005 Berisha e bëri aleancën me N.Cekën,A.Imamin, G.Pollon, T.Shehun dhe tani edhe me tironsin D.Shehi e me F.Mediun e N.Ndokën.

Sot në demokraci një gjë e tillë është amoralitet politik apo më saktë një mercenarizëm politik ku duket qartë parimi i mërcenatit: që ai blihet lehtë dhe lirë po dhe tradhëton lehtë sapo ndryshojnë rrethanat. A nuk janë të tillë dhe a nuk kanë vepruar kështu këta që përmenda më lart po dhe të tjerë si Ilir Meta që ndërrojnë ngjyrë si kamaleoni, ku vetëm për intersin e tij personal Ilir META u “shit” te Berisha si të tjerët që vërtiten e shiten majtas e djathtas ku i shpie interesi i ulët, tradhëtia e korrupsioni.

Në fakt në vitet 2009-2013 po bashkëqeveris korrupsioni Berisha-Meta, gjë e cila do na kushtojë shumë shtrenjt ne demokratëve të vërtetë,edhe në vazhdimësi demokratët do paguajnë kosto të lartë politike për akrobacitë amorale e korruptive të tij në dëm të demokratëve..

Sa mirë funksionon tek Berisha përvoja e metoda e Mao Ce Dunit , e asaj të dënimit, përjashtimit,degradimit dhe e rrahjes siç është edhe rasti i E.Selamit dhe “morali” i pendesës dhe rikthimit përsëri të tyre pas pishmanit, reflektimit,”riedukimit” e ”ndërgjegjsimit” për gabimet që kanë bërë ndaj kryetarit të partisë ,e më pastaj “bujaria” korruptive e pushtetit të kryetarit Berisha u joshi e u fali atyre poste e favore korruptive, politike e pushteti sic bëri e veproi edhe me sahanlëpirësit Neritan Ceka, Tritan Shehu, Genc Pollo , Ferdinand Xhaferri dhe si Arben Imami dhe si shumë servilë e sahanlëpirës të tjerë, sepse nën ombrellën dhe nën hyqmin e Berishës mund të bëhesh deputet, ministër, aparatçik e pushtetar që në fund të fundit edhe për një kohë të shkurtër mund të bëhesh edhe miliarder pa punuar, po duke vjedhur e korruptuar dhe duke pasur avokat politik të sigurtë për hajni e korrupsion Sali Berishën.
 

Keqqeverisjen e Partisë Demokratike nuk e shpëton dot as retorika e pasinqertë patriotike e kryeministrit ku e gjithë karriera politike e tij fakton për antipatriotizëm, madje dhe një dokument i muajit të fundit, pjesë e shkëmbimeve mes Ëashingtonit dhe Tiranës përmban zhgënjim ndaj retorikës nacionaliste duke e quajtur potencialisht të
rrezikshme dhe kundërproduktive, dhe porosiste se politika shqiptare duhet të fokusohet në përparësitë e popullit shqiptar: zgjedhje të lira dhe të ndershme,integrim në Bashkim Europian dhe mundësi të përmisuara ekonomike.
 

Unë në një shkrim timin politikën e kësaj qeverie e kam quajtur shterpë në kuptimin se asgjë të mirë nuk prodhon ajo përveç probleme të bllokimit dhe të fenomeneve negative penguese të zhvillimit,demokracisë, pengimit të drejtësisë, të integrimit po që dhe në aspektin kombëtar ,SHBA-ja, aleati ynë stratëgjik konstaton për qeverisjen tonë se bën retorikë e lëshon mesazhe negative etnike, destabilizuese e të papërgjegjshme për vetëm përfitime politike.

Edhe kjo retorike e pushtetit bëhet për të mashtruar opinionin në funksion të marrjes vetëm të ndonjë grushti votash duke e gënjyer veten se do fitojë përsëri pushtetin që dhe këtë që e ka edhe sot, e ka pasi ka manipuluar dhe shtrëmbëruar rezultatin e vullnetin real të popullit.

Ndoshta nuk gaboj për aq sa kam qëmtuar, vërejtur, parë në TV,ndjerë e lexuar nëpër gazeta e në ambjente të ngushta shoqërore kur them se koha do ta vertetojë se Partia Demokratike do te hipotekohet në defterin e historisë së Shqipërisë si faktor i errët që i ka bërë shumë dëme e fatkeqësi kombit tonë në këto kohë moderne, dhe kur e them këtë për PD-në nuk kam parasysh këtu tërë antarësinë e saj po vetëm lidershipin dhe drejtuesit e tjerë politiko-qeverisës pranë Berishës në këto 20 vite.

Por nuk mund ta them një gjë me siguri, përse dhe si ka mundësi që pavarësisht se e njohim këtë të keqe dhe po e mbajmë kaq gjatë dhe çfarë kemi bërë që po ndëshkohemi e po vuajmë prej saj , dhe mos dmth se raca jonë qënka destinuar për një fat të tillë konfliktesh, përçarjesh, prapambetjeje, pa progres civil e demokratik, pa integrim të brëndshëm e të jashtëm,e pa mirëqënie materiale e shpirtërore në krahasim me kombet e tjerë të Europës, dhe kjo gjëndje e mistershme na ka shoqëruar historikisht e vazhdon edhe sot çuditërisht.

Tashmë ka rënë alibia që shkakun për këtë e kërkonim gjithmonë tek të huajt dhe e bënim sa për të qetësuar ndërgjegjen dhe aktualiteti tregon se Shqipërinë për t’u bërë e kemi penguar vetë ne, kryesisht në radhë të parë paria(tipike e shëmbull si kjo që keqqeveris sot) dhe apatia ,toleranca e mosreagimi shoqëror si duhet dhe në kohën e
duhur,dhe duke qenë të tillë hidhim sytë e prisnim si dikur nga Stambolli, Roma, Athina, Londra, Berlini, e në komunizëm nje herë nga Beogradi pastaj nga Moska e Pekini.

E sot i referohemi me te drejte perendimit dhe integrimit , po megjithë përkrahjen e pakursyer dhe të sinqertë që na ka dhënë Brukseli por veçanërisht Ëashingtoni , ne jo vetëm që jemi problematik ndërvete po ju kemi sjellë shqetësime e kokëçarje dhe atyre per problemet tona.

Na thonë; veproni tani, e ne nuk lëvizim; thonë se po tronditemi nga vendimet e gjykatës e ne vetëm dëgjojmë e presim nuk e di se çfarë, thonë se jeni në udhëkryq politik, dhe ne qëndrojmë në udhëkryq; na thonë s’ka integrim pa standarte, e ne e mbajmë qeverinë gjysëmlegale që nuk punon për standarte ; thonë që qeverisja që nuk dialogon me njerëzit duhet të largohet(si me grevistët e të përsekutuarve) , ne nuk reagojmë po i bindemi dhe e mbajmë këtë qeveri që punon kundër prioriteteve kombëtare; na tregojnë pavarësisht se edhe e dimë mirë që politika shqiptare nuk është e interesuar për interesat kombëtare po vetëm për ato personale, e ne e mbajmë e madje dhe i nënshtrohemi këtij pushteti antisocial e kundërproduktiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat