Opozita në 2023: PDK e dështuar, LDK me anti reforma, AAK drejt shuarjes

Opinione

Opozita në 2023: PDK e dështuar, LDK me anti reforma, AAK drejt shuarjes

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:19
Autori Faton Mehmeti

Gjatë vitit që po lëmë pas, opozita në Kosovë nuk arriti të reformohet pavarësisht disa tentativave fasadë në emër të reformave. Viti 2023 karakterizohet për shumë zhvillime në vendin tonë, derisa opozita këtu ka goditur qeverinë çdo herë dhe me çdo mënyrë, edhe kur ka qenë në pyetje shteti. Qytetarët e dinë kush është opozita dhe cilat janë kryetarët e tyre jashtë kamerave, jashtë fasadës në emër të reformave. Tri partitë opozitare, PDK, LDK, AAK, gjatë vitit 2023 kanë proklamuar gjoja reforma.

PDK ka vazhduar retorikën e vjetër të thirrjes në emër të luftës, të mohimit të çdo të keqe që ka ndodhur për 20 vjet me radhë, derisa reforma s’ka bërë në parti e si rrjedhojë ka ngecur në vend. Me kryetarin e saj pa atribute të liderit dhe vizionit për të ndërtuar të ardhmen ndryshe, nuk mund të pritet avancim, përveç dështim të saj edhe gjatë viti që po lëmë pas.

Në anën tjetër, LDK e cila gjatë këtij viti ka mbajtur edhe Kuvendin e saj zgjedhor ku ka konfrimuar në krye të saj Lumir Abdigjikun, le shumë për të dëshiruar. Kryetar një njeri produkt i Isa Mustafës, me një krye mbi 40 % po të Isës dhe pjesa tjetër njerëz kryesisht të dështuar dhe pa reputacion të mirë në popull. Edhe kjo kryesi dhe kryetari nuk premtojnë reforma, ndryshim pozitiv e si rrjedhojë mund të themi lirisht se LDK gjatë 2023 në emër të reformave ka bërë anti reforma.

Partia tjetër opozitare, AAK duket se e ka të sigurt rrugën e pa kthim të shuarjes së saj. Edhe kjo parti gjatë 2023 nuk ka pasur interes shtetin por kritikat ndaj qeverisë, edhe kur ajo është përballë me presion për Asociacionin dhe problemet në veri nga bandat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat