Pse u bojkotua fjalimi vjetor i Presidentes Osmani në Parlamenti nga PDK-ja dhe AAK-ja?

Opinione

Pse u bojkotua fjalimi vjetor i Presidentes Osmani në Parlamenti nga PDK-ja dhe AAK-ja?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 20:52
Ismail Muçiqi

Ishte e dhimbshme sot pasqyra e Parlamentit të Republikës së Kosovës me rastin e fjalimit të Presidentes Osmani e cila ju drejtua Deputetëve në bazë të përgjegjësisë Kushtetuese për punën e saj 1 vjeçare. Në kohën në të cilën po jetojmë me plotë sfida, dhe kriza më të ndryshme nga rrezikimi i sigurisë globale e deri tek kërcënimet nga Serbia ndaj Shtetit të Kosovës, partitë politike përkatësisht Deputetët e vendit asesi nuk po arrijnë të vetëdisohen dhe të marrin përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Ishte sot një moment kur do duhej të pritej me kureshtje fjalimi i Presidentes Osmani e cila gjatë mandatit të saj është duke kryer detyrën me plotë përgjegjësi. Ajo është përfaqësuese e unitetit të popullit, duke e kryer funksionin e saj me plotë aktivitete duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më brilante edhe në politikën e jashtme. Qdo qytetarë duhet ti gëzohet raportit dhe bashkëpunimit ndërmjet Presidentës dhe Kryeministrit të vendit, këtë e dojnë qytetarët e Kosovës.

Të bojkotosh fjalimin vjetor të Presidentes së vendit është veprim i gabuar dhe i pa matur i cili do të kushtojë dy partive politike në ruajtjen e imazhit dhe në përkrahjen elektoratit votues. Se deri kur me këtë mendësi, të politikës së ulët primitive për ta bojkotuar njeriun e pare të vendit e cila gjatë zgjedhjeve të fundit mori afër 300 mijë vota të qytetarëve është gabim kolosal qoftë i individit, i grupeve të interesit apo i partive politike. Parlamenti i Kosovës sot kishte një pamje të zymtë të cilën ja bëne partitë politike duke ja kthyer shpinën dy partitë politike institucionit më të lartë Kushtetues të vendit.

Është koha dhe momenti që njëherë e përgjithmonë të kuptojmë se përqarjet, ndasitë, inatet, lufta për pushtet dhe bajraktarizëm ka qenë dhe mbetet armiku më i madh i kombit Shqiptarë. Shtrohet pyetja? Si të na përkrahin Shtetet demokratike dhe miqtë e Kosovës duke pare skena kaotike si në Parlamentin e Shqipërisë njëashtu edhe në Parlamentin e Kosovës me plotë përqarje, opstrukcione dhe veprime destruktive në dëmë të shtetit. Andaj për ardhmërinë e vendit dhe Shtetit të Kosovës jemi përgjegjës ne e askush tjetër. Kumbona po bije gjithandej Ballkanit, Evropës dhe Botës se raportet ndërmjet fuqive të mëdha me sisteme të ndryshme po keqësohen gjithnjë e më shumë duke e rrezikuar sigurinë globale dhe rrezikun për shpërthimin e luftës së tretë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat