Një tjetër fitore e Vuçiqit, Kosova edhe më larg marrëveshjeve me Serbinë

Opinione

Një tjetër fitore e Vuçiqit, Kosova edhe më larg marrëveshjeve me Serbinë

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:12
Aleksandar Vuçiq

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 17 dhjetor të këtij viti, nëse e nxjerrin një tjetër fitore të Aleksandër Vuçiqit, do të thotë se Serbia, do qëndrojë edhe më afër me Rusinë, duke lënë anash detyrimet dhe angazhimet pro-evropiane, ndërsa serbët në veri të Kosovës, do mbesin peng i politikave të tilla dhe mashtrimeve të Serbisë.

Dhe kështu Serbia, duke e luajtur rrolin e lavires në mes njërës dhe tjetres, prej ku lind dyshimi se është vështirë me i zënë besë këtij regjimi të vjetër dhe rrolit të saj në këtë mënyrë, me përshtypjen se edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, mund të mbetët e ngrirë, apo e dështuar, si një imazh i keq edhe për BE-në, si ndërmjetësuese e marrëveshjeve dhe angazhimit të saj për arritjen e një stabiliteti dhe paqe në rajon.

Kosova dhe shqiptarët si shumicë në këtë shtet, sikur po detyrohen të tregojnë vullnetin e tyre përmanent dhe me përgjegjësi të lartë me respektin ndaj pakicave, posaqërisht ndaj serbëve të veriut të Kosovës, në mënyrë që të përmbushin kushtet e marrëveshjeve ndaj Serbisë, duke mos i llogaritur hipotekat e krimeve të saj ndaj popullit shqiptarë nga kriminelët serb, të cilët janë të lirë dhe të pa ndëshkuar, duke shëtitur lirshëm nëpër Serbi dhe Rusi.

Serbia, sipas regjimit të Vuçiqit, nuk ka interes ti afrohet BE-së, e cila aq me simpati po ledhatohet dhe vlerësohet nga shumë vende të saj, ndërsa Kosova, e cila është më pro-evropiane se kushdo tjetër po i shqiptohen edhe masa ndëshkuese, sipas tekeve dhe ëndjeve politike të Burrelit dhe Llajçakut, duke i shkuar përshtati edhe Serbisë.

Një politikë e tillë e BE-së, shqiptarët në përgjithsi i ka lënë anash në një mënyrë, një popull që nuk është kundër asnjë populli dhe rajoni, të cilët gjithherë ishin dhe janë promovues të paqës dhe stabilitetit rajonal, përkundrazi ata që e ndezën fitilin e luftës dhe e detyruan NATO-n, të intervenojë, për ta ndaluar krimin dhe gjenocidin ndaj popujve të pafajshëm, në një mënyrë në vend të ndëshkimit, ata sot janë të disponuar të krijojnë edhe ndonjë konflikt apo luftë të re në Ballkan.

Diplomacija dhe politika serbe akoma nuk e ka ndryshuar çasjen e saj të së kaluarës ndaj popullit shqiptarë, e cila nuk pushon me mekanizmat e saj politik dhe strategjik, duke angazhuar njerëz në gjitha vendet e ndryshme të botës, për të mos e njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Serbija, nuk ka vullnet dhe disponim ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës, por ka obligim njerëzor dhe shtetëror të zgjidhë shumë çështje kyqe dhe të kryej shumë obligime ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, siq është çështja e tëpagjeturve të luftës, poashtu të heq dorë edhe nga veriu i Mitrovicës, sepse prej këtij këndi po bartet rrëziku i një synimi për t’a ndarë Kosovën.

Kosova ka nevojë të përkrahet më shumë nga BE-ja, dhe fuqitë e mëdha ndërkombëtare, posaqërisht nga SHBA-të, ka nevojë të përkrahet në çdo aspekt, por për Kosovën duhet të punohet më shumë nga vetë kosovarët dhe udhëheqja e saj me politikat e përbashkëta dhe pa dallime partiake, që t’a përforcojë zhvillimin ekonomik, politik dhe strategjik të këtij shteti.

Prandaj, Bashkësia Evropiane, dhe SHBA-të, e kanë pjesën e tyre të barrës, që Kosovën e kanë nxjerrë njëherë prej robërisë nga Serbia, por nuk e kanë vendosë akoma në binarët e saj të duhur, sepse në ato binarë që duhet të ecën Kosova, janë të minuara akoma nga politikat dhe udhëheqja e pa ndryshuar e Serbisë së sotme në krye me Vuçiqin.

Dhe nëse i referohemi politikave të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, me dredhitë dhe laberintet e tij, si në pushtetin autokratik, që ka sjellë në Serbi, poashtu është vështirë të pritët një ndryshim i dobishëm në marrëveshjet dhe marrëdhëniet paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, për deri sa Aleksandër Vuçiq, me klanin e tij do të dominojnë me një politikë të tillë millosheviiane pa ndonjë ndryshim dhe reformim të një shoqërie të re demokratike në Serbi.

Përndryshe, edhe një tjetër fitore e Vuçiqit, në këto rrethana nuk ka tjetër domethënje dhe ndryshim për politikën e ardhshme të Serbisë, as në dobi të stabilizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjeve paqësore me Kosovën dhe rajonin, nuk do të ketë ndryshim as në përpjekjet dhe angazhimet e BE-së, që t’a disiplinojë së paku kryeneqësinë e saj, por me një fitore tjetër të Vuçiqit, do e nxjerrin dhe ripërtërijnë edhe një herë politikën e Serbisë fashizoide e trimëruar dhe e nxituar nga propagandat dhe politika ruse, për ta ndezur në flakë Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat