Në ditën e parë të vitit 2024, Kurti duhet ta riformatizojë qeverinë - këta janë ministrat që duhet të shkarkohen!

Opinione

Në ditën e parë të vitit 2024, Kurti duhet ta riformatizojë qeverinë - këta janë ministrat që duhet të shkarkohen!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:39
Albin Kurti

Riformatizimi i qeverisë është ndër nevojat më të mëdha që një qeveri zhvillon në shtetet demokratike. Kjo ndodh edhe për t’i dhënë shtysë dinamikës së punës së qeverisë.

Fatkeqësisht, në Kosovë nuk është ndjekur ky model, mbase edhe nga mendësia primitive se mos gjykohet si dështim i një ministri. S’do të thotë se një ministër s’duhet të ndërrohet asnjëherë pavarësisht rezultateve të tij, kjo gjithnjë ndiqet nga praktika e objektivave të kryeminstrit.

Në të tilla raste, ndryshimet janë të vetmet zgjidhje që praktikohen.

Edhe qeveria aktuale e Kosovës nuk është se ka bërë riformatizim të kabinetit të saj, pavarësisht se në dikastere të saj rezultatet nuk janë në nivele të mira.

Natyrisht se jo të gjithë ministrat kanë të njëjtat rezultate dhe arritje të objektivave, diku ngec, pikërisht aty ku ka ngecje ka ndryshime.

Deri tani asnjë ministër në qeverinë Kurti nuk është ndërruar për përformancë të dobët. Ministrja e Arsimit nuk është se ka tregu rezultate të mira, testi PISA duhet të shfaqte reflektim të saj përballë gjendjes faktike. Pavarësisht se ministrja Nagavci nuk mund të fajësohet për gjendjen e trashëguar në arsim, fakti se s’ka mund aspak të ndryshojë pozitivisht diçka, duhet të jetë e mjaftueshme për të lëshuar rrugë.

Edhe ministri i Shëndetësisë, nuk e ka ndryshuar fare gjendjen e shëndetësisë, pse duhet të rri në detyrë kur mungojnë rezultatet.

Këta dy ministra që ushtrojnë dy nga dikasteret kryesore të shtetit duhet të ishin ndërruar, nuk guxon kryeministri me vazhdu me ministra të njëjtë, pa rezultate të mira.

Riformatizimi në fillim të vitit të ri 2024 është i domosdoshëm, i nevojshëm dhe krejtësisht në përputhje me nevojat e qytetarëve që kanë votuar për qeverinë Kurti për premtimet e saj e që kryesisht lidhen me arsim, shëndetësi dhe drejtësi e barazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat