Kombin shqiptar e ka formuar vetëdija e lartë dhe vepra kombëtare e heroike e Skënderbeut, jo hedhurinat e “kombit kosovar”!

Opinione

Kombin shqiptar e ka formuar vetëdija e lartë dhe vepra kombëtare e heroike e Skënderbeut, jo hedhurinat e “kombit kosovar”!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 08:15
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Kombi shqiptar është më i lashti në Evropë (XIV),  nuk është vetëm fenomen i shek. XIX dhe XX, ashtu siç  thotë historia e falsifikuar evropiane mbi  formimin e kombit shqiptar (XIX), sepse origjina e tij zë fill që në epokën e mesjetës, kur “Shqipëria ishte qendra e botës për shkak të pozitës gjeografike dhe të asaj gjeopolitike”, të kushtëzuar dhe e imponuar nga zhvillimi i ngjarjeve të bujshme historike dhe politike të kohës së mesjetës antike.

Në favorin e këtij kosntatimi, ja se ç’shkruan historiani I njohur shqiptar, Pëllumb Xhuxfi: “ Ne duhet të jemi krenarë për historinë e Mesjetës. Se bëjmë diferencën me vendet fqinje. Shqipëria ka një histori mesjete jashtëzakonisht intensive dhe që është e dëshmuar me dokumente si asnjë popull tjetër. As grekët nuk e kanë mesjetën siç e kemi ne.

As serbët e lëre më bullgarët, etj. Ata kishin mbretëri, por mos harroni që ne kemi qenë qendër e botës, jo për meritën tonë por ishte vendosja gjeopolitike e Shqipërisë në atë kohë. Duke pasur afërsinë me kontinentin evropian, me Evropën Perëndimore, me Italinë që ishte pararojë e perëndimit që shihte nga Bizanti, dhe duke pasur atë distancën e shkurtër të lidhjes 7 kilometërshin e famshëm të Kanalit të Otrantos dhe rrugën “Egnatia”, që ishte autostrada e botës së njohur të asaj kohe. Atëherë bota e njohur ishte Evropa…. Ne kemi pasur një Mesjetë të ndritur, nuk është e errët. Ka arkiva pafund, në Venecia, në Vatikan, në Ragusë, në Kotorr që është këtu afër nesh, në Napoli, pafund dokumente që ngelën për t’u shfrytëzuar. Flasim për shekullin e 14. Ne kemi pasur statute të një niveli të lartë… Qytetet tona kryesore, Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini, Durrësi, kanë qenë qytete me statute. Statute ishin kushtetuta të qyteteve shtete. Që funksionon si korpus të veçantë. Ato janë dokumente të mrekullueshme, të japin panoramën e një jete qytetare të rregulluar deri në detaje më të vogla”, konkludon historiani ynë Prof.Dr. Pëllumb Xhufi nga Tirana. (Burimi: https://www.gazetatema.net/kulture/shqiperia-qendra-e-botes-ne-mesjete-flet-historiani-pellumb-xhufi-i379711 ).

 Me Skënderbeun fillon epoka e lindjes së “kombit shqiptar”

-Derisa shkenca historike, politike dhe diplomatike evropiane Skënderbeun e njeh si HEROIN LEGJENDAR TË KOMBIT SHQIPTAR, atëherë është absurde, gabim dhe e pajustifikiueshme  të shkruhet dhe të thuhet se KOMBI SHQIPTAR   daton vetëm nga shekulli XX, viti 1913, kur fuqitë e mëdha të Evropës me Eduard Grein në krye  e njohën “Shqipërinë londineze” (50%). Me këtë rast, për hir të interesave heterogjene të tyre imperialiste, hegjemoniste dhe kolonialiste, fuqitë e mëdha evropiane “ e bënë kurban” gjysmën e kombit shqiptar dhe të territorit  autokton të Shqipërisë Etnike.

Pavarësisht nga kopallat, nga vulgarizmat, nga sofizmat, nga  nevoja për të kompremetuar dhe shpërfytyruar jo vetëm vlerat kombëtare shqiptare, por edhe ato universale ndërkombëtare siç janë humanizmi, drejtësia, liria, siguria, solidarësia, barazia, demokracia dhe paqja, këto nuk mund t’i zhvlerësojë interpretimi i keq pseudoshkencor i sofistit N.Spahiu, i cili thotë se “kombi shqiptar daton vetëm prej 1913-tës, kur kombet evropiane e kanë njohur atë”!?

-Kjo është një rrenë “për hava” siç thotë një aforizëm yni, kur dihet se KOMBI SHQIPTAR u lind, qëkur Skenderbeu ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar në Krujë, më 28 Nëntor 1443. Domethënë, KOMBI SHQIPTAR    u lind në shekullin XIV, jo në shekullin XIX dhe  “XX” siç ka gënjyer dhe dezinformuar Nexhmedin Spahiu. (Ndonëse shkenca evropiane ndërkombëtare, “kombin shqiptar” e njeh dhe e trajton, ashtu sikurse kombet e tjera evropinae, si fenomene të shekullit XIX).

Megjithatë,  vetëdija e lartë kombëtare dhe patriotike atdhetare shqiptare e kryetrimit historik legjendar, Gjergjej Kastrioti-Skënderbeu bëri që kombi shqiptar të ketë zanafillën më të lashtë shumëshekullore në Evropë (XIV- XX). Që nga shekulli XIV, Evropa e njihte heroin kombëtar-Skënderbeu, por jo edhe kombin shqiptar në Ballkan deri në shekullin XIX.

Pra, vështruar në retrospektivën historike, KOMBI SHQIPTAR  është një nga kombet më të vjetra të Evropës, ndryshe  shkenca evropiane ndërkombëtare, Skënderbeun nuk do të quante BABA të KOMBIT SHQIPTAR në Ballkan.

Pikërisht, kjo e vërtetë historike ka ndikuar, që shqiptarëve të mos u njihej e drejta për të themeluar shtetin e tyre kombëtar, jo pse  shqiptarët “nuk ishin komb”,  ata ishin kombi më i vejtër në Evropë, por nuk kishin shtetin e vet, ashtu siç po ndodh, edhe me “kombin kurd”  rreth 30 milionësh. Ata janë komb, por ai nuk njihet nga shtetet e mëdha  të Evropës dhe shteteve të tjera botërore (jo nga “kombet e Evropës dhe të botës”), të cilat në një kohë të largët kanë copëtuar Kurdistanin  në disa pjesë: Turqia, Irani, Iraku, Siria etj.

 Si rrjedhim,  me shekuj mbusndoi xhelozia, interesat heterogjene, luftërat e kryengritjet e fuqive të mëdha  imperialiste dhe kolonialiste të Evropës dhe të fqinjëve, që shqiptarëve të mos u njihej e drejta për formimin e shtetit të tyre kombëtar shqiptar, por të spastroheshin etnikisht nga territoret e tyre autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

 Londra, nuk njohu “kombin shqiptar”, por një  “gjysmështet” shqiptar-Shqipërinë londineze”, 1913 !

Kështu që Nexhmedin Spahiu gënjen, kur thotë se “kombet e mëdha evropiane kanë njohur kombin shqiptar” , më 1913 !?

-JO, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës nuk ka njohur kurrfarë KOMBI SHQIPTAR e as kurrfarë SHTETI KOMBËTAR, por vetëm një “gjysmështet” të cunguar shqiptar (50%) etnikisht dhe gjeoterritorialisht në favorin e shteteve fqinje kolonialiste aneksuese, gjenocidale dhe hegjemoniste (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria).

Procedura metodologjike e njohjes ndërkombëtare e shteteve

Për rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve të ndryshme, shkenca e së drejtës ndërkombëtare ka kodifikuar standardet juridike të saj, siç është e drejta e traktatit, e shqyrtuar dhe e miratuar nga Komisionet e veçanta të OKB-së dhe të Konventave të Vjenës (1969; 1986 etj.)

Sipas procedures metodologjike shkencore të së drejtës private dhe publike ndërkombëtare,  traktate ndërkombëtare lidhin vetëm SHTETET dhe ORGANIZTATAT NDËRKOMBËTARE si SUBJEKTE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE, JO  kombet e as “kombi kosovar” i Prof.dr.Nexhedin Spahiut (2004-2023). Këtë “kodifikim të ri” të së “drejtës ndërkombëtare” të N. Spahiut nuk e njeh as doktrina e as praktika e derisotme e shkencës së drejtës private ndërkombëtare  e as e drejtës publike ndërkombëtare, duke qenë se këto janë burime thelbësore të tyre sipas  Konventave të Vjenës (1969 dhe 1986).

Jo “kombi amerikan”, por shteti amerikan e ka njohur shtetin e ri të pavarur të Kosovës

 Kjo është e vërteta historike, faktike, politike, diplomatike dhe juridike, ku thuhet se “Amerika ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës” :

-Ja,  se  çfarë thuhet në dokumentin zyrtar të SHBA-së  (“nëse është hangër pitja, tepsia ka mbetur”), lexoje, dhe mos i gënje më tej studentët dhe qytetarët e Kosovës, sepse nuk të kanë kurrfarë borxhi, që i “skropite” duke i gënjyer për çdo vit, për çdo muaj, për çdo javë dhe për çdo ditë për “kombin kosovar” (2004-2023), duke iu imponuar mediave të ndryshme të informimit, edhe shqip, edhe serbisht etj. Mirëpo, të gjitha ato “ e paçin veten në qafë” si thotë një fjalë popullore, që po “merren me ty”, duke u servuar atyre vetëm gënjeshtra dhe dezinformacione propagandistike, jo më pak se dy dekada të këtij shekulli. Kjo është turp dhe e patolereshme për një shoqëri normale  dhe të qytetëruar, që po synon të integrohet në strukturat evroatlantike  perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat