Votojeni Shaip Kamberin sepse ai është tmerri dhe ferri në Parlementin e Serbisë

Opinione

Votojeni Shaip Kamberin sepse ai është tmerri dhe ferri në Parlementin e Serbisë

Nga: Binak Maxharraj Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:04
Shaip Kamberi

Sot është një ditë e veçantë për ju, sespe votoni për deputet në Parlamentin e Serbisë.

Sot ju duhet të jeni të përbashkuar që votën t’ia jepni më të mirit, më trimit i cili denjësisht i përfaqëson interesta e Luguinës.

Mos votoni qyqanat, grindavecat, servilët të cilët në Kuvendin e bishave të egra, në Parlamentin e Serbisë, nuk guxojnë të dëgjohen për së gjalli.

Votues sot ju duhet të jeni të përbashkuar për kombin, pa dallime partiake e fetare të zgjidhni njeriu më të merituar të Luginës, të votoni unanimisht atë që ju përfaqëson më së miri në Parlamentin e Serbisë e ky është: Shaip Kamberi.

Pse duhet ta rizgjidhni përsëri për deputet të Luginës Shaip Kamberin, ai e meriton këtë sepse:

1.Shaip Kamberi ishte deputet i Luginës edhe në legjislaturën e kaluar në Parlementin e Serbisë. Ishte një ndër deputetët më aktiv benda të të gjitha legjislaturave,

2.Shaip Kamberi, sepse ai disa herë e dridhi dhe i tmerroi bishat e Kapateve në Parlamentin e Serbisë. Ai për çështjet kombëtare, për zgjedhjen e problemeve të Luginës përplasej edhe me Vuçiqin, Daçiqin dhe Bernabiqin, ua thoshte të vertetën në sy u pëlqeu apo jo,

3.Me Shaip Kamberin deputet në Parlementin e Serbisë për herë të parë u ndëgjua të diskutoi në gjuhën shqipe, i detyroi të vënë përkthyes,

4.Deputeti i Luginës në Parlament për herë të parë e vuri flamurin shqiptar në tavolinën e tij kur ai diskutonte, që se ka bërë askush para tij.

5.Deputeti i Lugines Shaip Kamberi pati guximin qytetar dhe kombëtar në Parlamentin e Serbisë që për herë të parë të thotë haptas se “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, saqë i bëri të çmenden VuçiqDaçiq e Bernabiq por edhe krejt Parlamentin që reagonin si bishat e qartura të Karpateve,

6.Për të gjitha këto që u përmendën e për shumë të tjera që nuk u përmendën këtu deputeti Shaip Kamberi u kërcënua me vdekje nga mafia, kriminelët dhe grupet kriminele të Aleksander Vuçiq.

Së fundmi, duhet të dalin sa më shumë votues në votime në Luginën e Preshevës dhe pa dallim partie të votojnë për Shapi Kamberin sepse i vetmi ky është ai i cili mund t’ua shti tmerrin ultra nacionalistëve dhe pro fashistëve serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat