Pse presidentja e vendit u bojkutua nga PDK, AAK, gjatë fjalimit vjetor në Kuvend ?

Opinione

Pse presidentja e vendit u bojkutua nga PDK, AAK, gjatë fjalimit vjetor në Kuvend ?

Nga: Dedë Preqi Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:19
Dedë Preqi

Nuk do të harrohet, dhe do e mbajmë në mendje rastin e zgjedhjes së presidentit të parë të Kosovës, z.Ibrahim Rugova, me çrast përgaditjet ishin të thjeshta, por modeste kur i gjithë populli ishte i entuziazmuar e i hareshëm nga kremtimi, por që kemi pasë rastin për shkak të pakënaqësive janë bërë edhe arrestime të njerëzve, apo të atyre që e kundërshtonin inaugurimin e presidentit të vendit edhe duke e ditur se kush ishte dr.Ibrahim Rugova, që e njohu e gjithë bota demokratike bashkë me SBA-të.

Tani Kosova, si asnjëherë tjetër në historinë e vet mbas shkuarjes në amshim të presidentit Ibrahim Rugova, e kishte edhe presidenten e nderuar Atifete Jahjaga, dhe tani arriti që ta ketë edhe një presidente të shkëlqyer, që është më e votuara e një femre shqiptare në këtë vend dhe ndër vendet e rajoni, dr.Vjosa Osmani, që është vetvetiu për t’a kuptuar rëndësinë dhe vullnetin e shfaqur të këtij populli, si edhe në përputhje me normat demokratike dhe vlerat universale në një shtet të ri dhe vend të lirë e demokratik, siq është në këtë rast Kosova.

Presidentja e Kosovës, shkëlqesia e saj Vjosa Osmani, do të ishte shembulli më konkret i demokracisë jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare, që ka një domethënje të gjërë për demokracinë e këtij vendi të vogël, por me vlera të larta demokratike dhe civilizuese, që shembullin e saj, duhet të ia lakmoi e gjithë bota demokratike.

Në qoftëse i besojmë demokracisë dhe civilizimit njerëzor, pikërisht Kosova e ka bërë me vepra shembullin konkret të saj, të cilat mund t’ia vlerësojë njeriu i çdo bote demokratike, atëherë duke iu falenderuar edhe presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, për veprat dhe rrugën e demokracisë që na ka trasuar, kjo çështje i demanton fuqishëm gjithë ata, të cilët nuk e meritojnë dhe nuk e kanë votën e popullit të udhëheqin apo të qeverisin, të cilët nuk dinë dhe nuk kanë fuqi të veprojnë ndryshe, vetëm të bojkotojnë në një mënyrë vlerën dhe veprat e demokracisë së këtij vendi.

Prandaj, kjo do të thotë se nga Kosova, nuk kërkohet, as që mund të korrin sukses politikat që zbatohen në emër të intersave klanore dhe politikave të caktuara partiake, që për fat të keq Kosovën e degraduan për një kohë të gjatë në pushtetin e pasluftës, dhe njerëzit e tillë pretenduan ta mbajnë si pronësi të tyre këtë vend, por shtrohet pyetja, se ç’do të ndodhte atëherë me këtë vend të vogël siq është Kosova, sikur historia e saj fillon të përsëritet, por jo në këtë rast, nga armiqtë e saj të jashtëm, por rrënimi do të arrinte nga brenda.

Kosova njëherë dhe përgjithmonë duhet të lirohet nga anarkia e pushteteve që rrënojnë elementet e demokracisë dhe të një populli të vuajtur nga politikat, dhuna, represioni, fyerjet më brutale dhe përçmimet e vazhdueshme, të cilat i duronte ky popull, duke ëndërruar se të gjitha keto do të shpërblehen një ditë me lirinë dhe demokracinë e këtij populli dhe vendi, i cili sot është i etur dhe i uritur ta shfrytëzojë dhe kultivojë përspektivën e vet qytetare dhe jetën normale, apo në të kundërtën në këto rrethana, do ta dëshmonte pozitën fyese të këtij populli, të cilët ngurrojnë të mbajnë shtet të vetin demokratik, një popull që ka kulturë dhe gjenezë të lashtë mija vjeqare.

Pse presidentja e vendit dr.Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor, do të bojkotohet nga opozita e vendit, siq ishin PDK dhe AAK, dhe duke u ndodhur në këtë retrospektivë imponohen dy pyetje : së pari a është kjo pjellë e një mendimi egoist për pushtet, apo është rrezulltantë e asaj që këto subjekte politike e kanë hallin e mos arritjes në pushtet, që kjo do të thotë, sikur të kultivosh pa drejtësinë dhe tradhëtinë ndaj vetëvetës dhe ndaj realitetit, si edhe ndaj qenjës kombëtare në këtë vend, duke e barazpeshuar situatën me me një turp të madh…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat