Politika e inkriminuar e shkatërroi qëllimshëm arsimin

Opinione

Politika e inkriminuar e shkatërroi qëllimshëm arsimin

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:29
Mr.Ali Hertica

Ky degradim i arsimit është bërë pikërisht edhe nga politika e inkriminuar, i, që për habinë tonë po dërgon programe për rininë në Malin e Zi, thuajse ne e kemi situatën e shkëlqyeshme. Prandaj, këtu edhe shtrohet pyetja se a thua si po lejohet, ky shantazhues, që të shpenzojë para për shëtitje, përfshirë edhe këtë vizitë në Malin e Zi, për të “promovuar” gjoja programe për rininë, me arsimin e tejdegraduar në Kosovë.Sistemi i arsimit i degraduar në Kosovën e pasluftës u bë temë e medieve edhe në gazetën prestigjioze zvicerane .Sipas këtij shkrimi, e gjithë kjo vjen si pasojë e elitës politike kosovare dhe politizimit të personelit nëpër shkolla,dhe qytetarët me të drejtë e shtrojnë pyetjen se përderisa sistemi i arsimit në Kosovë është tërësisht i degraduar, gjë që e vërteton edhe testi PISA. Kosova ka shkollat më të këqija në Evropë, por asnjë masë nuk po ndërmerret. Dhe, si për ironi të fatit, Kosova u jep mend edhe fqinjëve! dërgon programe për rininë në Malin e Zi, thuajse ne e kemi situatën e shkëlqyeshme në Kosovë.

E tëra kjo me shpenzimet e buxhetit të taksapaguesve kosovarë. se qëllimi kryesor ka qenë nga Serbia dhe aleatët e saj, që në Kosovë pas lufte të degradohet çdo segment i jetës, sidomos arsimi.”Kjo vjen nga injorantët në pushtet, që nuk dinë se ç’është arsimi i popullit. Ata (armiqtë), për fat të keq, na kanë njohur dhe e kanë ditur se, më shumë ka njerëz të interesit personal sesa që duan ta ngritin një shtet të ri. Më lehtë, këta tipat e kanë pasur të uzurpojnë pasuritë e vendit sesa të interesohen për arsimin që do ta mbante vendin.Kuadrot e paafta kushti i parë për t’u zgjedhur drejtor ka qenë dëgjueshmëria, asgjë tjetër. “Asnjë kompetencë. S’ka disiplinë, s’ka mësim. Shkolla për argëtime…Nëpër shkolla janë regjistruar nxënës me nepotizëm, me ryshfete e me klientelizma. Janë formuar paralele me nga 25-30 nxënës, krejt pa meritë.

Politika e Kosovës s’është mërzitur për arsimim, por sa për t’i qetësuar rininë dhe për të mos kundërshtuar. Partia në pushtet ka dashur të forcojë veten (më keq se në kohën e komunizmit) dhe të lërë mënjanë atë që është esenciale. Nuk ka pasur tekste të mjaftueshme. Nuk është bërë një përzgjedhje as e kuadrove e as e nxënësve. Në shkolla fillore është mbajtur mësim formal (në disa vende), sikur edhe në disa shkolla të mesme; dhe ashtu si kanë ardhur në shkolla të mesme, ashtu edhe kanë kaluar. Ata që kanë shkuar në studime, dihet, jo me forcat e veta, me lidhje ose me para (pjesa më e madhe)”, shpjegon më tutje ai.”Edhe në Universitetin Publik është manipuluar me rektorët dhe kuadrin pedagogjik. Partitë kanë dashur që sa më shumë klientë të kenë nëpër shkolla dhe universitete. Madje, edhe pa kurrfarë merite. Doktorë e doktorë, magjistra e magjistra, si kërpudhat pas shiut, porse çka kanë sjellë nga studimet e tyre, kjo fare nuk vërehet. Kosovë gjendet në një krizë të thellë morale dhe profesionale.

“Kjo kastë politike dhe këta operatorë, pasi e kidnapuan dhe privatizuan ekonominë, u mungonte vetëm edhe letra për diplomat. Dhe, duke qenë në dilemë se si t’ia bëjnë në këtë drejtim, këta njerëz u futën nga politika, ndonëse edhe në politikë nuk dinin asgjë, u futën në arsim dhe më pas e kapën edhe Universitetin Publik dhe tash e dy dekada secili që ka ardhur në krye të Universitetit dhe të Ministrisë së Arsimit, secili prej tyre as që merrnin vesh në arsim. Prandaj, këta operatorë edhe e shkatërruan arsimin dhe të njëjtët u pajisën me diploma dhe morën edhe pozita udhëheqëse duke u emëruar dekanë e çka jo tjetër, por duke e përdorur politikën”, potencoi ai . Sipas Kelmendit, po të njëjtët operatorë më pas u larguan nga politika gjoja duke iu kthyer institucioneve arsimore dhe shkencës. “Kësisoj arsimi në Kosovë ra në pikën më të ulët të mundshme dhe e tëra kjo nuk është bërë pa ndonjë qëllim nga qarqet e caktuar nga vendorët për ta realizuar shkatërrimin e arsimit në Kosovë,se politika e të inkriminuarve dhe analfabetëve politikë i shndërroi shkollat kosovare në shkollat më të dobëta në Evropë dhe në rajon. “Arsimi para lufte ishte arsim, kurse mbetet një enigmë se përse arsimit nuk iu dha një rëndësi të posaçme këtij dikasteri nga politika dhe qeveritë e pasluftës që të ketë një arsim cilësor deri më sot, sepse nuk është i vlerësuar as nga PISA”.

 Shkollimi ynë në Kosovë nuk është i krahasueshëm apo kompatibil me shkollimin që bëhet në vendet e tjera dhe kjo ka bërë që vendet tjera mësojnë diçka tjetër kurse PISA në Kosovë i pyet nxënësit tanë për diçka tjetër. Pra, sistemi i arsimit në Kosovë, ndonëse janë bërë kurrikulat ato kanë mbetur të pazbatueshme, ngase duhet pranuar se reformat ishin joreale dhe nuk i përgjigjen arsimit në Kosovë”, u shpreh ai, duke adresuar kritika ndaj MASHT-it.”Nga të gjitha shkollat tona duhet që të largohen njerëzit që janë sjellë nga partitë politike që e kanë pushtetin. Ngase në komunat e Kosovës ato parti që e kanë pushtetin në njërën nga këto komuna, ato i kanë të gjithë drejtorët e asaj partie, pra me një fjalë kemi politizim të skajshëm të sistemit të arsimit, me shkolla politike të skajshme, pasi nuk ka kuadro të kualifikuara”,. Prandaj, është e natyrshme që partitë politike u mundësojnë individëve të radhëve të tyre që janë të ndryshëm, që të kenë përfitime të mëdha financiare, e asgjë tjetër, duke iu përshtatur situates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat