Religjionet dhe përplasjet mes tyre

Opinione

Religjionet dhe përplasjet mes tyre

Nga: Merxhan Jakupi Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:35
Merxhan Jakupi

Religjionet abrahamiste, hebraike, të krishtere dhe islamike janë monoteiste dhe konsiderohen si fraksione me fort pak divergjencash dialektike, por pikërisht këto religjione universale janë në përplasje dhe rivalitet të përhershëm. Hebraizmi theu tabunë para 4 mijë vjetësh: kur nga politeizmi dhe paganizmi lindi feja e parë monoteiste. Besimet nga shumë hyjni dhe zota, kaluan në një Zot. Kjo fe ishte matrica e krishterimit dhe islamit. Hebraizmi, si religjion i parë monoteist, mbeti në suaza provinciale dhe minore, me 15 milionë besimtarë hebre, kurse krishterimi dhe islami, gjatë dy mijë vjetëve, u bënë religjione universale. Krishterimi ka afër 2.5 miliardë të krishterë, ndërsa Islami me afër 1.8 miliardë myslimanë. Shkaku se pse hebraizmi mbeti me 15 milionë ndjekës, qëndron në faktin se kjo fe, sipas librit të shenjtë, Tara, ishte dedikuar vetëm për popullin Beni-izraelit.

Përndjekja dhe pasurimi i hebrenjve

Hebraizmi ka një histori 4 mijë vjeçare. Populli hebre gjatë gjithë epokave ka qenë i përndjekur, diskriminuar dhe i përbuzur. Antisemitizmi dhe anti-hebraizmi ka vazhduar deri në ditët e sotme. Konflikti mes palestinezëve dhe hebraikëve ka ngjallur dhe më tej antisemitizëm dhe anti-hebraizëm, jo vetëm te myslimanët, por dhe te gjithë popujt në botë.

Hebrenjtë si popull dhe komunitet etno-religjioz janë i vetmi në botë me epitet fetar Hebre e jo izraelit. Ky popull gjatë historisë mijëra vjeçare ka qenë inferior, duke jetuar i ndarë nëpër enklava dhe geto, që, në fund, falë identitetit fetar nuk është asimiluar dhe zhdukur. Në krahasim me religjionet e tjera, bashkësitë hebraike kanë qenë kompakte dhe solidare. Në shoqërinë dhe komunitet hebraike ekziston sadakaja. Sipas TORËS, çdo hebre është i obliguar të paguajë sadaka 10 deri 20 për qind nga të ardhurat, përveç shtresës së varfër. Ndryshe, po që se nuk paguajnë këtë haraç, përjashtohen nga bashkësitë dhe komunitetet. Te hebrenjtë ekzistojnë shumë fraksione, por populli hebre është i ndarë në dy stade ose taborë. Hebrenjtë ashkanas të diasporës që jetojnë më së shumti në Evropë dhe shtete të tjera, janë shoqëri post-moderne, liberale dhe sekulare, kurse tabori dytë që jeton në Lindjen e Mesme dhe në Palestinë janë komunitet tradicional, konservator dhe puritan.

Sipas disa sondazheve dhe studimeve, hebrenjtë janë popull më inteligjent dhe më i pasur. Ky popull i vogël që përbën sa një qytet i Shangait ose i Stambollit, është mjaft i arsimuar. Mesatarja e arsimit është mbi 14 vjet, kurse te krishterët është 9 vjet dhe te myslimanët 2 vjet. Populli prej 15 milionësh në gjithë planetin, ka të fituar çmime Nobel dhe mban 1/3 e pasurisë botërore.

Një ndër fenomenet se si është e mundur që ky popull shumë i vogël të jetë superior ndaj popujve, racave dhe feve të tjera, qëndron në faktin se përgjatë historisë, bashkësitë hebraike kanë qenë të lidhura dhe kanë pasur narrativin e doktrinës biblike të librit të shenjtë TARA. Hebrenjtë gjatë të gjitha epokave nuk kanë pasur prona të patundshme. Ata më së shumti janë marrë me tregti dhe arti-zanate. Sipas krishterimit dhe islamit, kamatat kanë qenë të ndaluara, kurse te hebrenjtë, përkundrazi, kamata nuk ka qenë e ndaluar dhe ata falë kamatës së lejuar dhe sistemit financiar, hapën bankat e para dhe bënë transaksionet financiare. Banka e parë hebraike u shpik nga familja Florenc Medici nga Italia.

Kush e vrau zotin e vet

Sipas librit të shenjtë TARA, testament i vjetër hebre, ishte Krishti, mesia, nga NAZARATI, të cilin vetë hebrenjtë nuk e pranuan dhe e vranë atë, edhe pse ishte hebre, së bashku me pasuesit e tij. Erdhi testamenti i ri, ku më pas si pasues lindi feja e re e krishterë. Narrativi i krishterë ishte se hebrenjtë e vranë zotin e tyre. Për këtë mëkat, hebrenjtë gjatë gjithë epokës së krishterë ishin dhe më keq se në epokën antike dhe romake. Hebrenjtë ishin të përndjekur e të persekutuar nga Kisha në mesjetë. Në mesjetë, hebrenjtë dhe të krishterët në botën islame nuk kishin statut të njëjtë me myslimanët.

Sipas një studimi për të konstatuar nëse hebrenjtë ishin gjenetikisht një popull i dalluar, del se ata që të gjithë nuk janë të talentuar, sepse është dëshmuar se ka edhe të tillë me inteligjencë të ulët. Studimet gjenetike kanë treguar se ata nuk kanë divergjenca anatomike që do t’i dallonin nga popujt e tjerë, ndonëse janë popull inteligjent, zbulues dhe të pasur.

Dostojevski dhe Niçeja konsiderohen si anti-semitistë, kanë qenë dy gjeni që nuk kanë urryer popullin më të vuajtur dhe të përndjekur hebre. Një pjesë e popullit hebre përgjatë gjithë epokave ka qenë inferior, etno-centrik dhe egocentrik. Ata nuk janë integruar me qytetërime dhe popuj të tjerë dhe kjo është arsyeja se ky popull ka bërë mëkate gjatë epokave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat