Zgjebia, zgjedha dhe zgjedhjet pa zgjidhje

Opinione

Zgjebia, zgjedha dhe zgjedhjet pa zgjidhje

Nga: Agim Jazaj Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:07
Autori Agim Jazaj

Zgjebia, e rënë rëndë si, Zgjedhë në qafën e shoqërisë, ka prekur rëndë Tufën, Stallën, Kullotën dhe Bariun e zgjebosur…

Zgjedhjet e deri tanishme kanë rezultuar pa Zgjidhje…

*“Zgjedhje të parakohëshme, me Qeveri Teknike, por dhe me Kryeministër shqiptar nga; Trojet Shqiptare, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, apo nga Mali i Zi; Dhe me një administratë të zgjedhjeve, të zgjedhur nga Bij dhe Bija të Emigracionit Shqiptar” e Vetmja Shpresë për shqiptarët Shpresëvarë!...

*Natyrisht autori as që mund të pretendojë, (të rreket) e t’i jap mend kësaj shoqërie me pendën e tij, qoftë dhe në harkun e mbi 4 dekadave, në temat e mëparshmme, për edukatën njerëzore, qytetare dhe zyrtare, të shpalosura nëpër faqet e shtypit të ditës: “Rrëmbejnë apo shërbejnë”, “Deputeti me celularë dhe çamaçakizi”. “Një tungjatjeta veresie deputet”. “Jemi përçuar, apo jemi përçmuar”. “Zyrtari, cigari dhe celulari”, “Rregullat e pa shkruara dhe ligjet e formuluara, etj.

E thënë jo pa dhimbje, po mbetet ende: Një plagë e hapur thellë, dhe po rrjedh vazhdimisht, në sistemin e stisur të Kapitalizëm-Kanibalizmit, ala shqiptar!...

Qoftë një rast i shkëputur dhe shumë të kudondodhura sot në përditëshmërinë, jo vetëm në radhët e vlonjatëve, por të shqiptarëve flasin për defiçencën e edukatës njerëzore, qytetare dhe sidomos asaj zyrtare, përgjatë tranzicion-tërkuzës, nisur nga më të thjeshta: Zaptimi dhe pushtimi i hapsirave publike, rrjedhja e ujit në taracë dhe lagështia e futur brenda apartamenteve, janë kthyer në burim konflktesh. Ngushtimi i rrugëve, të dritës së qiellit, dhe diellit, deri dhe zënia e dritës së syrit, lehja dhe kafshimet e qenëve me 2 dhe me 4 këmbë, në avllitë e pushtuara e zaptuara nga pushtues-zaptuesit, kanë sjellë prishjen e harmonisë në shoqëri, janë bërë shpesh edhe burim konfliktesh, deri në krime, padrejtësishtë dhe fatkeqsisht kanë shkaktuar plagë të rënda në trupin e një shoqërie, kanë shëmtuar keqaz fizonominë në krahësimin drithërues (sa një lagje e Stambollit, apo e Parisit)! Njerëzit përballë kësaj hataje kanë ngritur zerin deri në kupë të qiellit, të mbetur përballë verbërisë dhe shurdhmemecrisë së administratës, të përzgjedhur e përdredhur nga politikë- rrënimi, për të sunduar dhe jo për të udhëhequr e ndërtuar vendin.

Blanci drithërues shënohet në tabelat e përjetuara. Pasuroi të paktit dhe varfëroi të shumtit, katapultoi të paditurit, dhunoi të diturit, u shëmtua qytetaria nga harbutëri- lukunia, u zhvleftësia dija nga paraja, arsyeja nga pa arsyeja!...

Situatat kanë agravuar dhe janë evidencuar, të ngritur edhe më kurbën e pakënaqësisve, konfliktet, deri në mprehjen e hanxharëve, të pozicionuar padrejtësishtë si dy klasa antagoniste ndaj njera tjetrës, fatkeqsishtë të të njejtit rasat e gjak, të futur deri dhe në gjak....

*Në jetën publike të komunitetit, sidomos në këto 3 dekada, kanë vërshuar nëpër qytetet, në jetën e bashkësisë prurje të reja jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por dhe me psikologjinë dhe me katandinë rurale deri me: Lopët, dhitë, dhëntë, mend dhe qëntë...

Rreth mureve të apartamenteve, varur nëpër dyer e në hyrje kabllot elektrik e telefonik si lak për qafe. Nesër (duhet të ishte vendosur qysh dje) paisja e ngrohjes me gazoil në apartamente, të ngritur kuturu, të cilët kanë zënë për fyti kanalet kulluese dhe të qytetit të Vlorës e cila përmbytet pas 10 minutave rreshje shiu. Edhe vlonjatët e dinë pse përmbyten dhe kush i ka mbytur...

Ky funksionim i pa njohur në bashkësinë tonë deri më dje, ka rregullat dhe rregullimet e veta, të njohura dhe të pa njohura, të zbatuara nga pakica, të pa njohura dhe të shpërfillura nga shumica. Gjithashtu ka dhe koston e vet, pa u përjashtuar askush nga detyrimet e ndërsjellta. Çdo “kokëkrisur”- është i detyruar të ulë kokën përpara këtij detyrimi në bashkësi. Parë më gjerë veprimeve personale në terrenin e bashkësisë, kanë doemos edhe rregullat e shkruara, domosdoshmërinë e perfeksionimit të tyre në procesin e ri të shoqërisë sonë. Por më shumë kanë efekt dhe funksionojnë me kapacitetin e plotë, sidomos rregullat e pa shkruara në shoqëritë civile, pra ato edukative, me forcë të madhe edukimi dhe “ndëshkimi”.

Edhe për të “marrët” që nuk përfillin as detyrimet e shkruara dhe të formuluara dhe ato të pa shkruara, ka të mençur për të marrë!

Edhe pas 30 viteve të Demokracisë sunduese; vendi nuk ka bërë hap pëpara, por rezulton me km prapa...

LIRA E KUFIZUAR DHE E DREJTA E SHTHURUR

Liria në të gjithë botën e lirë është e kufizuar...

E drejta e njerit për të përfituar, nuk duhet të cënojë të drejtën e tjetrit për të jetuar, qoftë dhe në marrëdhëniet, detyrimet dhe veprimet më të thjeshta.

Jeta në bashkësi, në gjithë botën e qytetruar, qoftë dhe në shumëfishin e mijërave- milonëve më shumë se sa ne, është e rregulluar me ligj dhe norma, deri sa nuk mund të shohësh në sy tjetrin, as të ngrohesh në diell, pranë portës, apo përballë portës së gjitonit, deri si duhet futur pa përplasuar këmbët e pa pirë duhan nëpër shkallët e pallatit, kur është orari për të vendosur një kokërr gozhdë në derën tënde, kur është orari i pushimit dhe orari absolut i gjumit, si duhet të ecim në rrugë. Fëmijët kur duhet dhe ku duhet të luajnë etj, etj.

Por noti mësohet në moshë të vogël, bima e mer drejtimin në vitet e para të mbirjes!

Edhe pse kanë ekzistuar në marëdhëniet tona, në jetën e komunitetit, rregullat e shkruara, nuk janë përtërirë dhe ato të pa shkruara thuajse janë të pa njohura nga pasardhësit dhe të ardhurit përgjatë këtyre dy dekadave.

Në Austri tregon miku im Bego Sinani, shumë vite më parë ndalnin rrugën shoferët, kur kalonin rosat me bibat e tyre... Në Itali më tregon Qemali, edhe qentë ndjekin semaforin dhe kaparcejnë në anën tjetër kur ndizet drita jeshile. Krahasimi shumë drithërues midis qenve që njohin e zbatojnë semaforin dhe njerëzve që u japin makinave dhe s’pyesin për kalimtarët dhe këta të fundit, kalojnë në udhëkryqet me celularin në vesh, nuk njohin as semaforin ku është dhe në shumicën e rasteve semaforët janë në ëndërrimet e tyre!

Ndoshta është me vënd sa dhe e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen, të shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare. Në gjithë lëvizjet demografike- kaotike të viteve të tranzicionit, shoqëria jonë është ndeshur dhe e shokuar me mosnjohjen, mos respektimin, deri dhe në injorimin e këtyre normave elementare, edukative të qytetrimit. Njerëz të “etur” duan të mbarojnë punën e tyre, duke prekur të drejtën e tjetrit, pa përfillur shqetsimin dhe të drejtën e tjetrit përballë.

Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani edhe nga të mëdhenjtë!

Me këto rregulla të pa shkruara, janë mësuar emigrantët tanë në gjithë botën, i aplikojnë dhe kërkojnë edhe në vendin e tyre, të cilat fare pak njihen dhe nga fare pak zbatohen. Dhe kur nuk i njeh e nuk i zbaton shoqëria, është mision i qeverisë të krijojë mendësinë e re, të munguar, të edukojë dhe detyrojë me aksiomën e domosdoshme, rregullimin e anës ligjore, dhe në këtë fushë, për edukimin dhe emancipimin e shoqërisë me ligje dhe rregulla!

Me këto rregulla elementare dhe të domosdoshme për edukimin dhe qytetrimin, duhet bërë të njohura dhe të paiset e gjithë shoqërisa, nëpërmjet mjeteve informuese, të përfshira edhe në programet mësimore, qysh nga kopshtet, shkollat, por edhe më flet-palosjet, derë më derë e dorë më dorë tek qytetarët, madje duke i sanksionuar edhe aktet ligjore.

Nëse do të marësh në telefon thoshte një emigrant i ardhur nga Italia përballë nesh policinë, për thyerje të qetsisë nga një qytetar i krisur, apo të lujanë fëmijët në rrugë, në orar pushimi- thyersit e qetsisë do të përballen me ligjin dhe prindërit për fëmijët, në ndalim nga organet e rendit, deri në gjobë.

Aty ku nuk njihen dhe nuk zbatohen rregullat e pa shkruara, edukative- shteti i zgjedhur nga shtetasit duhet të imponojnë me rregulla të shkruara dhe forcën e ligjit, për të edukuar shoqërinë, për të krijuar qetsinë, rregulluar me kod jetën e komunitetit, të fus edukatën e detyrueshme qytetare, duke rritur kështu edhe mrëkuptimin dhe bashkëjetsën.

Shteti duke mos funksionur deri në qelizën bazë dhe më dhimbshëm, duke shthurur deri në qelizë; edukatën qytetare, është i përballur edhe me këtë detyrim ligjor dhe qytetar!

Në regjimin që lam pas, lam pas shpine, duke braktisur dhe ato rregulla të vyera, për tu pasuruar ndoshta midis tradicionales dhe bashkëkohores, kur edhe mes banorëve të pallatit funksiononte një rregullore e pa shkruar, por e formuluar dhe e zbatuar në bashkëjetesën e tyre, radha e pastrimit të shkallëve, pa grafik, ruajtja e qetsisë dhe e mirëkuptimit, mos prekja e ambienteve të përbashkëta, etj. Ajo rregullore e djeshme njihet nga të paktit e sotëm dhe nuk zbatohet nga të shumtit, sidomos nga ajo pjesë e lëvizjes demigrafike-kaotike, e cila ka sjellë dëme të pa llogaritëshme, dhe ka nevojën e shumëvonuar për tu trainuar, “qoftë në kurset e analfabetizmit funksional”- më shkruante një miku im nga emigracioni më i madh, në Greqi- për mënyrën e jetesës në bashkësi!

TË ANKOHEN QYTETARËT, APO TË VEPROJNË ZYRTARËT?

Politika përgjatë 30 viteve dhe kjo e 3 mandateve të “Rilindjes”, i kanë sjellë mandatën shoqërisë shqiptare, duke rritur kurbën e krimit, thelluar varfërinë, zbrazur vendin, pa e ndalur, po duke e thelluar edhe më greminën, ndaj qëllimisht klith me të madhe, duke akuzuar e ngritur gishtin: Për hatanë që ka sjell e djeshmja, për të shmaguar gjëmën që ka pllakosur e sotmja, për të përjashtuar përgjegjësinë dhe abuzivizmin me pushtetin dhe shpërfytyrimin e shoqërisë!

Duhet të ankohen qytetarët, apo duhet së pari të shohin, kontrollojnë të konstatojnë, të parandaloljë, të ndalojnë dhe të ndëshkojnë zyrtarët, taborret të cilët paguhen nga qytetarët?!

Por ndodh edhe kur ankohen qytetarët, tallen zyrtarët zgjyrtarët, duke mbajtur shënim nëpër defter bakalli dhe pijnë uji të Çezma e Thatë! Ndodh që pas ankesave të qytetarëve shpesh u çojnë gjoja pusulle, fletë paralajmëruese shkelësve të ligjit; për të vepruar vet, për të hequar gardhet, klonet me pyka e rryka që kanë thurur pallatet e banimint, rrugët dhe dyert e banesave të qytetarëve edhe nëpër lagjet e Vlorës, që duken sheshit dhe vetëm zyrtarucët e pushtetit lokal, nuk i shohin, por u bëjnë sehir mureve të gurit, haurit, deri të lidhura me të oshkurit, me shkelje të syrit, dhe me kaq ka “mbaruar detyrimi” i tyre, duke e thelluar edhe me plagën dhe konfliktin mes qytetarëve, duke u thënë në vesh se; dhe kush janë ankuar.

Nëse numri i popullsisë tek ne ulet, numri i administratës rritet, në qiell me; Patronazhistë, puthador e këpucëfshirës, që e kalojnë ditën nëpër zyra me Tik-Tokun, të paguar nga varfanjakët shqiptar!

Ashtu si veprojnë patrullat policore në rrugë, duke pasur nën kontroll trafikun e automjetevë dhe u çon faturën në xhama atyre që kanë shkelul rregulloren, kanë parkuar gabim, po ashtu, madje me më shumë fuqi duhet të veprojë edhe adminstarat e pushtetit lokal dhe qëndror mbi ata që kanë shkelur rregullat, të drejtat bazike njerëzore, ndaj marrëzisë së të marrëve; kanë thurur me gardhe dhe klone, pallatet, kanë pushtuar institucionet shterore, të kthyera në banesa pa u qederosur, për shtatë palë qejfe, kanë ngushtuar rrugët e njerëzve, u kanë zënë frymën dhe diellin, duke pushtuar e zaptuar ambienteve publike, etj, etj.

Fatura ndaj këtyre, deri dhe poshtë derës, duhet të jetë shumë më e kripur, me disa zero më shumë nga pas, se sa ata që kanë parkuar makinën gabim për disa minuta, duke edukuar shoqërinë me rregulla e norma njerëzore- europiane!

Po këta që kanë “parkuar”; mëndjen, marrëzinë, krimin me vite e vite në gjthë hartën shqiptare, kanë pushtuar shoqërinë; shteti sehirxhi fërkon duart: Kokën hëngëshi!

Shetit i zgjedhur nga qytetarët, ka mision t’i paqtojë, t’i mirëkuptojë dhe paqsojë dhe jo t’i hasmërojë qytetarët!

Ky është shteti, që ëndërrojnë, mëritojnë dhe votojnë shqiptarët- vota Qorre? Abuzivizmi dhe perversiteti i qeverisjes, shtrihet në gjithë tenatakulat e tij, i prekshëm dhe sa i dhimbshëm në shpirtin dhe trupin e shqiptarëvë edhe me hapjen e të ashtuquajtuarve Portaleve, alias “Pordhaleve të B.Q” bashkëqeverisjen, bashkëvithisjes. A u rëntë pika mu në...

Edhe ato pordhale, kur dhe konstatojnë e premtojnë veprime të insticioneve, mbeten udhës dhe asgjë nuk rezulton siç konstatojnë dhe “urdhërojnë” me dëngala e vëngëla të dala boje. Pra, shteti rezulton i prekur rëndë nga korrupsioni, i korruptuar, koopromentuar dhe i kriminalizluar nga koka tek këmbët.

E çmund të presish nga një nëpunës i thjeshtë, apo drejtues institucioni, kur sheh se si flet edukon, apo shthur Lideri- kalanderi me mënyrën, si vishet, si sillet dhe si tallet me shqiptarët, e mjerë! Si mund të sillet dhe të ruhet një nëpunës i thjeshtë kur; tufa, stalla, kullota dhe bariu janë prekur rëndë nga zgjebia, kopeja e ministrush- ministreshave, e kryebashikakëve janë pas hekurave për abuzime me pushtetin, ndiqen panalisht për vjedhje dhe grabitje të Shqipërisë dhe kërkojënë azil politikë jashtë vendit, me tonelata e parave. të vjedhuar shqiptarëvë mjeran, pa një qindarkë në xhep të cilët “zgjidhjen” e Zgjedhës në qafë e “gjejnë” duke qar e ulëritur çdo mëngjes te TV news24, dhe Alo Bashkim!

PASTRIM, APO VETPASTRIM?

Pastrimin e instutucioneve më të rëndësishme, të ndotura rënda, madje edhe “vetpastrimin e policisë”, hedhur në tregun e ditës, ideuar nga titullari i saj, të gjithë e presin dhe e duartrokisin!

Ndotjen e rënë- rëndë edhe brenda këtyre radhëve, e përjetojnë, e ndjejnë dhe e shprehin edhe nga vet kontigjenti asaj stalle!

Edhe qytetarët e endërrojnë dhe befasohen, duke shruar pytjen e thjeshtë?:

*A është e munduar?!

*A mund të bëjnë vetpastirmin, kush ka bërë ndotjen?!

*A mund ta mbyllin plagën kush e ka shkatuar?!

E endërrojnë, po nuk e besojnë shqiptarët të ndodh, sepse: Shqipëria ka tri dekada, e veçmas në ditët e sotme që vetëm ndotet, dhe vazhdon rënien nëpër gremina!

Nuk e besojnë as qytetarët e thjeshtë dhe pjesa elitare, e quajnë Vendin, i ndodhur si në Vitet 1912; Për të Rifituar Pamvarësinë, dhe sot për të vendosur Demokracinë e Vonuar, Endërruar dhe Merituar!

Si rrugë të vetme shohin dhe përcaktojnë edhe qytetarët e thjeshtë për Zgjidhje: *“Zgjedhje të parakohëshme, me Qeveri Teknike, por dhe me Kryeministër shqiptar nga; Trojet Shqiptare, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, apo nga Mali i Zi- e vetmja shpresë për shqiptarët shpresëvrarë!

Dhe me një administratë të zgjedhjeve, të zgjedhur nga Bij dhe Bija të Emigracionit Shqiptar”.

Kjo është politika, qeverrisja që qeveris, apo vithis, edukon, apo shthur vet-veten, po edhe shoqërinë? Legalizon të pa ligjshmem dhe mohon, shkatërron të ligjshmen! Dje “luftoi dhe shfarosi” parcelën e kanabizimit në Lazarat dhe sot është shtrir kanabizimi në çdo pllëmbë të vendit dhe do ta legalizojë me ligj hashashin njësojë si duke i ndërruara hajdutit, hajnis, krimit; Llagapin!

Kur dje shëmbi lojrat e bixhozit, kazinot i shfarosi si të pa ligjshme dhe dhe sot i lulëzoi dhe legalizoi në çdo pëllëmbë të vendit dhe kërkon t’i legazioj me ligj. Kjo është politikë qevirsje sa qesharake, diletante prverse, aq dhe abuziviste! Politika e këtyre viteve e ngritur në sistem, ka vrarë për vdekje ndjenëjn e punës tek njerëzit dhe shpresën për shpresëvrarët!

Psikologjia e njërëzve është ngritur në sistem nga politka rrënuese se: Nuk jetohet duke mësuar e punuar, por vetëm duke mashtruar, grabitur, me kontrabandë, kultivimin e drogës dhe duke ikur nga vendi, e lënë vendin shkretë!

Shqiptarët nuk emigrojnë për një jetë më të mirë, por largohen nga vendi i tyre sepse nuk kanë asnjë mundësi jetese!

Këto rregulla të pa shkruara, por të shënjtëruara, dhe ligje të formuluara, nisur nga: Kodi njerëzor, Kodi qytetar dhe Kodi zyrtar, duke pasur si bazik të parin, dhe si promotor të tretin, (Kodin Zyrtar) janë braktisur, ende nuk kanë mundur të gjejnë rrugën edhe pas 30 vjetësh në jetën qytetare, por as në jetën institucionale nuk e kanë gjetur portën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat