Lajme nga Shqipëria e Lad Putinit

Opinione

Lajme nga Shqipëria e Lad Putinit

Nga: Ilir Levonja Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 18:10
Ilir Levonja

A do arrestohet Sali Berisha? Nuk ka asnjë diskutim.

Madje me show publik për të kënaqur epshet pas gotave të verës, tymit të kanabisit, triumfit të sundimtarit. Rajoni ka kohë që e ka vrarë demokracinë dhe Shqipëria nuk ka si bën përjashtim.

U duhet me domosdo Saliu në burg, jo për të drejtën, për ligjin etj., drejtësia është totalitare. Vini re, Rusia e ka në burg liderin e opozitës. Edhe atje ka 'demokraci''..., do gjëndet një arsye ''ligjore'' për kundërshtarin, shmangie taksash, evazion fiskal etj.

Shqipëria e sotme nuk ka si bën përjashtim. Për më tepër që në genin tonë nuk funksion deviza për të ndërtuar demokracinë, por për të dominuar. Madje është e frikshme ta thuash, por ne mbruhemi me delirin e sundimit sesa me energji pozitive për të ndërtuar demokracinë.

Demokracia është tjetër gjë, është rrotacion, dialog, votë, ligj ekonomi reale, jo formale. Ne nuk i kemi këto element, ne kemi vetëm ndjesi për të dominuar. Dhe bash për këto elemente, për këto mungesa vitale u injoruam nga Brukseli para pak ditësh.

Askush sot në Shqipëri nuk flet për disfatën e radhës ku edhe pas plot 11 vjetësh qeverisje, Shqipërisë nuk iu çelën negociatat. Madje në një qetësi fyese as nuk iu caktua një datë tjetër. Asnjë përgjegjësi politike, asnjë përgjegjësi morale, madje gjithë vemendja shqiptare është tek Berisha, opozita.

Eshtë një maisje e çuditshme sociale me luftë të fortë klasash, shqiptarët sot nuk po bëjnë demokraci, por luftë klasash, madje shumë të ashpër. Kësisoj, është naivitet social të pyesësh se, a do arrestohet Berisha apo jo? A do ia japi Gjykata vulën Berishës më 27 dhjetor?

A do njohi këtë apo atë opozitë? Nuk ka për ta njohur. Nuk i duhet sistemit autoritar opozita. Në lojë nuk është vetëm qeveria me drejtësinë, por edhe egoja, apo uni, ndjenja pro shqiptare ajo për të sunduar. Ne nuk skuqemi, nuk dimë se çfarë është ndjesa, tërheqja, përgjegjësia përpara atyre qe përfaqëson, pasi nuk ngjitemi demokratikisht, por skuthërisht. Shqipëria është në një pikiatë kombëtare, megjithëse ka një ka kastë plot krem e pudër, plot me firmato.

Por ka edhe grafomanë kongresesh ku adhurimet publike karshi Njëshit janë perversitete seksuale dhe jo aspiratat e një populli të dërrmuar. Kësisoj nuk bëhet më fjalë për ekonomi, për paga, për shkaqet se përse çmimet në Shqipëri janë më të lartat në rajon?

I gjen pak në rubrika televizive, i gjen pak në bisedat e ditës. Dominate është etja për të dominuar mbi njëri-tjetrin. Vemendja është tek Berisha...., megjithëse kishin 11 vjet kohë për ta arrestuar Berishën, por nuk e bën. Dhe jo rastësisht. Kishin dy minuat kohë për të ndarë se kujt i takon opozita, por nuk e bën.

Dhe jo rastësisht. E gjitha është një tallava shqiptare, luftë e ashpër klasash pa kompromis. Ndaj mos bëni pyetje, jetoni jo në Shqipëri por në Rusi. Në Rusinë e Lad Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat