Shaip Kamberi është nderi i shqiptarëve të Luginës, Shqiprim Arifi - turpi i tyre

Opinione

Shaip Kamberi është nderi i shqiptarëve të Luginës, Shqiprim Arifi - turpi i tyre

Nga: Faton Mehmeti Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 18:22
Autori Faton Mehmeti

Shqiptarët e Luginës të përçarë dolën në zgjedhjet e të dielës në Serbi, me Shaip Kamberin fitues për një mandat në Kuvendin e Serbisë derisa “Koalicioni Beteja politike e shqiptarëve vazhdon- Shaip Kamberi” me 4.600 vota. Humbësi mund të quhet lista tjetër e Shqiprim Arifit, “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deri më tash nga numërimi i votave, ka marrë gjithsej 900 sosh.

Shqiprim Arifi është përçarës i shqiptarëve të Luginës edhe më keq i afërt me Vuçiqin. Kryetari aktual i Preshevës njëherë u shkarkua nga pozita që e mban, pastaj u rikthye dhe një herë tjetër i mbijetoi shkarkimit me ndihmën edhe të deputetëve serbe, çka e shpjegohet edhe nga ish-kryetari i Këshillit Nacional.

Përmes rrjeteve sociale Ragmi Mustafi, Arifin e ka cilësuar pushtet të shantazhit dhe patericë të Vuçiqit e Daçiqit. Një njeri i tillë nuk mund të përfaqësojë shqiptarët të cilët nuk e votuan njeriun që mbjell përçarje. Andaj, edhe nuk e votuan duke paralajmëruar se fundi i tij politik është i pashmangshëm. Ngushëllime i vetëm i Shqiprimit është fitorja e Vuçiqit, njeriun të cilin nuk e kritikon asnjëherë për cenim të të drejtave të shqiptarëve, por i del punë të merret me Albin Kurtin.

Inatet politike brenda shqiptarëve i kanë verbuar arsyen Shqiprim Arifit, derisa Shaip Kamberi mbetet i respektuar dhe shqiptar i vërtetë. Ky edhe është fundi politik i Shqiprim Arifit, njeriu që nuk ia pa hairin populli shqiptar në Preshevë, me këtë rast fundi i tij erdhi me turp.

Shaip Kamberi është Albin Kurti i Luginës, njeriu si askush më parë në Kuvendin e Serbisë ia tha të vërtetën Vuçiqit, prandaj edhe meriton respekt dhe mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat