Zgjedhjet parlamentare të Vuçiqit në Serbi

Opinione

Zgjedhjet parlamentare të Vuçiqit në Serbi

Nga: Prof.Dr. Mehdi Hyseni Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 07:19
Prof.Dr. Mehdi Hyseni

Kjo do të thotë se, ne mund të vazhdojmë negocitat me Serbinë në Bruksel, në Paris, në Londër a në Berlin, edhe 23 vjet të tjera, por pa dekolonizimin e saj ligjor sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, Serbia kurrë nuk do ta njohë de fakto dhe de jure Republikën e pavarur të Kosovës.

Ky është mesazhi më i ri  dhe  vendimtar i votuesve të Aleksandër Vuçiqit (i cili  fitoi me mbi 46% në zgjedjet parlamentare të 17 dhjetorit 2023), që  dëshmuan unitetin nacional dhe shtetëror shovinist dhe kolonialist kundër Kosovës  së pavarur shqiptare! 

Rezultati i këtyre zgjedhjeve parlamentare në Serbi në favorin e partisë së presidentiti Alekandër Vuçiq, është treguesi më i saktë i strategjisë afatgjatë kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste të Serbisë ndaj Kosovës, si dhe ndaj vendeve të tjera fqinje të saj (1844-2023). Vetëm ata, që ipso facto nuk e njohin kursin politik të Serbisë së Madhe që nga koha e Ilia Garashaninit (sipas “Naçertanijes” së tij të vitit 1844),  Londërushqejnë iluzione të kota se gjoja Srbia do të reformohet, ashtu si po kërkojnë standardet e BE-së për integrimin dhe për përfshirjen e saj në BE. -Jo, kjo ëndërr apolitike nuk do bëhet realitet kurrë, sepse Beogradi zyrtar me ultranacionalistët fashistë dhe me  ultrakomunistët sovjetikë rusë, kurrë nuk do të pranojë, që të braktisë kolonializmin e saj qindravjeçar nga trojet indigjene të Shqipërisë Etnike (siç janë Kosova, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Nishi, Kurshumlia, Novi Pazari…etj.).

Ky është shkaktari kryesor, që tanimë ka dështuar Dialogu i Brukeslit (2011-2023). Ky, në saje të ushtrimit të trysnisë së BE-së dhe Uashingtonit, mund të vazhdohet, por epilogu i tij, do të jetë NjË zero e madhe për arritjen e kompromisit politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova nuk do të fitojë asgjë nga Dialogu i Brukeslit, nëse Serbia nuk e njeh de fakto dhe de jure  pavarësinë dhe soranitetin e saj (17 shkurt 2008).

Prandaj, lind pyetja, pse dialoguesit e qevrisë së Kosovës, duhet ta kenë vazhduar Dialogun e Brukeslit, kur edhe pas këtyre zgjedhjeve parlamentare, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe “gubitniku” Ivica Daçiq etj., deklaruan se Serbia kurrë nuk do ta nohë Republikën e pavarur të Kosovës?

Sa më sipër, edhe këto zgjedhje parlamentare të Srbisë me radikalë të vjetër e të rinj të Vojislav Sheshelit etj., nuk sjellin kurrfarë elementi lehtësues të zhvillimit të avancimit të negociatave serbo-shqiptare në Bruksel, vetëm ngrirje të status quo-s , e cila mund të zgjatë edhe 23 vite të tjera, sikurse deritash ato paraprake (2011-2023). Kjo, në kuptimin juridiko-politik, do të ishte katastrofë për rrumbullakimin e statusit të Kosovës, që edhe 23, 30 apo 50 vjet të pritej anëtarësimi i  saj në Kombet e Bashkuara.

Ndaj, zgjidhja e vetme  e ligjshme, demokratike dhe paqësore e statusit përfumditar të Kosovës, është Asambleja e Përgjithshme  e OKB-së në Nju-Jork, sepse vetëm ajo është “gjykatorja”  për penalizimin e kolonializimit qindravjeçar të Serbisë në trojet etnike shqiptare në Ballkan (1876-2023).

Ndryshe, Kosova, edhe për shumë kohë do të ngelë shtet i papërfunduar juridikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashksuara, pavarësisht nga Opinioni vlerësues pozitiv i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis (22 korrik 2010) në përligjjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2008, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat