Gjykata Kushtetuese si streha e fundit e PDK-së dhe LDK-së për të sabotuar qeverinë me rrëzimin e ligjeve

Opinione

Gjykata Kushtetuese si streha e fundit e PDK-së dhe LDK-së për të sabotuar qeverinë me rrëzimin e ligjeve

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:03
Faton Mehmeti

Opozita si strehë të fundit të saj ka gjetur Gjykatën Kushtetuese si mekanizëm për të bllokuar disa ligje të hartuar nga qeveria. Aktualisht të bllokuara janë: Ligji për pagën minimale, për investime të qëndrueshme, për çmimet tavan, për Këshillin Prokurorial etj. Derisa, po kjo gjykatë ka rrëzuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, të cilin e kishte dërguar për shqyrtim një grup i deputetëve opozitarë. Ankesat kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë i kishin dërguar ndaras dy grupe të deputetëve: një grup nga LDK-ja, i prirë nga shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi dhe një grup nga PDK-ja i prirë nga deputeti Isak Shabani.

Gjithashtu, Kushtetuesja të pavlefshëm e ka shpallur Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Derisa, së fundi PDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Krejt këto për të sabotuar me aq sa mundën punën e qeverisë së Kosovës. Duket se ende kjo gjykatë nuk është çliruar nga kthetrat e politikes. Nëse rikthehemi pak në retrospektivë mund të shohim favorizime të PDK dhe LDK-së, e rrjedhimisht kundër Albin Kurtit.

Ta zëmë, për dhjetë vite Qeverinë e formonte fituesi i zgjedhjeve, duke u thirrur në interpretimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, kurse kur ishte në pyetje fitorja e LVV-së me në krye Albin Kurtin, dhe ndodh koalicioni me LDK-në, si parti e dytë fituese e zgjedhjeve. Tjetër shembull është edhe storia e vjedhjeve masive të votave, ose rasti i helmimit të votave që ishte 100% gënjeshtër, vetëm për të gjetur një arsyetim për ta kaluar pragun me Nismën dhe AKR-në, parti këto të vogla që janë vegla e satelit të PDK-së dhe LDK-së .

Pastaj vendimi në zgjedhjet e fundit për mos lejimin e certifikimit të Albin Kurtit, kanë dëshmuar edhe de facto se kjo Gjykatë ka qenë (duket se ende është) nën ndikimin e PDK-së. Kërkesa ime e hershme mbetet Vettingu në drejtësi, për t'i shkul rrënjët krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat