Eleminimi i së djathtës

Opinione

Eleminimi i së djathtës

Nga: Ilir Vata Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:10
Ilir Vata

Eliminimi i së djathtës në një formë tjetër nga ajo e diktaturës është një rrezik potencial për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

Partitë politike të dala pas viteve 90, kishin si skenarist diktatorin e fundit komunist dhe skaleta ishte e qartë lënia jashtë pushtetit të klasë së përmbysur dhe mos kthimi i pronave për pronarët.

Edhe se në pushtet erdhi Partia Demokratike në mars të 92, me të përndjekurit politikë dhe pronarët u mbajt qëndrim nihilist duke i lënë jashtë përfaqësimit.

Edhe ato pak emra që ishin në politikë u lanë të mënjanuar dhe vit pas viti ata u pastruan nga politika dhe PD shpiku sekretariate për të përndjekurit politik, madje edhe PS kur erdhi në pushtet në 2013, bëri një kopje të tillë, departament për të përndjekurit politikë.

Pra, e gjithë politika ishte në bllok kundër të përndjekurve dhe pronarëve dhe ajo që flet hapur është sensi i ri i politikës post komuniste ndaj të përndjekurve, pra një formë e re përjashtimi.

Ky lloj nihilizmi në radhë të parë dobësojë PD, sa sot pas 33 vitesh është në fazën përfundimtare të shpërbërjes, pa besueshmërisë politike, pikërisht se mbajti dhe vazhdon të mbajë qëndrim përjashtues për antikomunistët e vërtetë të diktaturës.

Në 33 vite, politika dhe qeveritë ka bërë disa institute të të përndjekurit, dhe sot janë tre të tillë, por në fakt numri i tepërt tregon boshllëk për sa i përket dëmshpërblimit, integrimit të të përndjekurve politik dhe kurimit të së shkuarës.

Socialistë e rinj të Partisë së Punës kaluan një fazë të mirë trazire, por vite e fundit mungesa e kohezionit për të majtën moderne po i çon drejtë ekstremizmit të majtë pra qasjen me diktaturën për sa i përket dinstancimit nga e shkuara dhe kuraje për të zbardhur krimet e diktaturës.

Sot, persekutorët janë më të pushtetshëm se kurrë, ata janë zot të institucioneve publike, institucioneve të pavarura, madje ata që kanë hetuar, torturuar, marrë pjesë në gjygje politike japin drejtësi.

Sot janë 2500 persekutorë të dekoruar në grup, dhe më keq akoma ata marrin pension të veçantë nga shteti, ndërsa të burgosurit politik nuk kanë as statusin e tyre dhe paguhen me pension minimal duke iu mohuar edhe punë e papaguar në galeritë e minierave gjatë periudhës së burgut në diktaturë.

Sot janë ende 3000 dosje të patrajtuara që presin të marrin dëmshpërblimin, pra 33 vite nga rënia e regjimit komunist ata që vuajtën, apo familjarët e tyre nuk kanë marrë ende një qindarkë dëmshpërblim.

Sot afro 7000 të ekzekutuar nga diktatura komuniste dergjen honeve të Shqipërisë të groposur dhe nuk kanë një varrë ku të afërmit t'u hedhin lule apo të qajnë me kujë për dhembjen që kanë?!

Shqipëria për gjatë këtyre viteve jo vetë që nuk është shkëputur nga diktatura por ka qasur një politikë të ngjashme me vetë diktaturën.

Janë po ata familje të diktaturës që me familjarët e tyre dhe lidhje e bllokut të vjetër kanë krijuar bllokun e ri në politikë duke e mbajtur Shqipërinë peng i së shkuarës sepse politikanë shqiptarë nuk kanë kurajën të përballen më të shkuarën, nuk hapin dosjet dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për gjetjen e varreve të të ekzekutuarve të diktaturës, pra ata kanë frikë nga ndriçimi i të shkuarës.

Kjo ka bërë që politika e vjetër të përballet më degradimin dhe tashmë është në grahmat e fundit sepse drejtuesit politikë jetojnë me barrë e dy katërtëve në diktaturë dhe me mëkatin e korrupsionit në post diktaturë.

Blloku i ri i post diktaturës zotëron 95% të pasurisë së shqiptarëve dhe 100% pushteti në Shqipëri, duke e kthyer Shqipërinë në një anarki diktatoriale. Tani mbetet që të eliminohet e djathta dhe Shqipëria të kthehet aty ku ishte në një regjim të pa hasur në asnjë vend tjetër ish-komunist.

Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara, (PDM) Ilir Vata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat