Një fitore shumë e rëndësishme e Shaip Kamberit përballë zgjedhës dhe zgjebës serbe

Opinione

Një fitore shumë e rëndësishme e Shaip Kamberit përballë zgjedhës dhe zgjebës serbe

Nga: Dedë Preqi Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 09:52
Dedë Preqi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në fund të këtij dhjetori e treguan vullnetin e tyre, duke përfaqësuar të preferuarin e tyre në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, të cilët garuan në dy lista zgjedhore, njëra ishte « Beteja Politike Shqiptare » e Shaip Kamberit, dhe tjetra « Alternativa Shqiptare » e Shqipërim Arifit.

Më shumë se z.Saip Kamberi, nuk e ngiti askush zërin e shqiptarëve të Luginës, jo vetëm në Parlamentin e Serbisë, por edhe në arenën ndërkombëtare, dhe në këtë rast e kemi përsëri në skenën politike të shqiptarëve z. Kamberi, i cili përmes votës së këtij populli të Luginës, e i fitoi bindshëm edhe një mandat të deputetit në këtë Parlament të Serbisë.

Sikur shqiptarët gjithëherë do ta kishin fatin e tillë, ndoshta është fatkeqe historia e tyre sepse e kanë dreqin në mes, apo duke qenë në fqinjësi më të, në një mënyrë edhe jo mirë të organizuar në mes vete si shoqëri, dhe lindi në mes tyre një tragjedi e tillë, që mos të ndjehën të çetë apo të rehatshëm gjatë gjithë historisë së tyre, deri në ditët e sotme.

Vetëm ata që nuk duan ta thojnë të vërtetën, se Serbia, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që i përketë përceptimeve të gabuara e problematike ndaj shqiptarëve, një imazh i tillë që nuk përkon me realitetin dhe paraqitjen tyre para botës, duke pretenduar kështu në mënyrë të pa saktë dhe në mënyrë urrejtëse.

Në çdo periudhë politika e Beogradit, e vënë në mjegull atmosferen e Ballkanit Perëndimor dhe paqën në rajon, e cila shumë pak i ka ndryshuar konceptet e veta bazë në krahasim me të kaluarën, e cila as asaj nuk i ka sjellë dobi për popullin e këtij vendi, që edhe sot e kësaj dite ky popull dhe ky vend i trashëgon ato veçoritë e një agresori gjakpirës, në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës, poashtu edhe ndaj atyre në Luginën e Preshevës.

Për deri sa është e pa mundur të mos e vëmë re sot dinakërinë dhe laberintet e Vuçiçit, i cili me pushtetin e tij të veçuar edhe me një plan dhe projekt kundër shqiptarëve, sikur nuk dallon fare nga e kaluara e Millosheviqit, dhe në këtë kohë, për ti verifikuar politikat e tij të fundit, na jep me kuptue se një formë e tillë e urrejtjes ndaj shqiptarëve është e mbjellur thellë në gjenet e këtij njerëzimi primitiv, por jo edhe te njerëzimit normal.

Si është e mundur, që edhe pas gjitha atyre luftrave të më hershme kundër shqiptarëve dhe asaj luftës së tmershme të fundit që shkakëtoj regjimi serb, duke masakruar dhe asgjësuar me mijëra shqiptarë, dhe të mos ngopët dhe shfryhet akoma me ato urrejtje raciste kjo racë njerëzore, e cila ka gjasa që t’i bashkohet familjes së civilizuar evropiane.

Qeveria e Serbisë, në krye me Vuçiçin, gjysmën e më shumë të programit të vet politik dhe qeverisës po e shkrinë në përkushtimin dhe angazhimin kundër plitikave të Kosovës, në pengimin e saj në integrime dhe inkuadrimet në qendrat ndërkombëtare, në kundërshtimin e sovranitetit të saj, dhe duke lobuar në çdo kënd të botës për mos njohjen e këtij vendi si shtet i pavarur.

Poashtu edhe Kosova, në vetë mbrojtje për të drejtat e veta dhe të shtetësisë së saj, e cila po i merr shumë kohë në angazhimet e tilla dhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimet regjionale dhe Evropiane, sidomos për të krijuar paqën si prioritet në mes këtyre dy popujve, por edhe për t’u ballafaquar me dilemën ekzistenciale, dhe duke mbrojtur frytin e një sakrifice të çmuashme e gjakut të bijave dhe bijëve të këtij vendi.

Serbia dhe Vuçiçi, abuzojnë me të drejtat e pakicave shqiptare kudo në Serbi, atje në Luginën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ku janë të popullarizuar me shumicë shqiptare, ndërsa për të drejtat e serbëve që trajtohen në Kosovë, nuk ka çka të flitët, bile për dallim prej komuniteteve tjera, serbët në Kosovë, janë më të priveligjuar se gjithë të tjerët në këtë vend.

Çfarë do të ndodhte, sikur të planifikohej nga qeveria e Kosovës, dhe të bëhët zhdukja e adresave të serbëve në veriun e saj, sikur po u bëhët sot shqiptarëve të Luginës, që do ta quanim një skandal i planifikuar dhe rrezik nga spastrimi entik i tyre, nga një lloj maskimi në byrokracinë demokratike që po e përdor Serbia ndaj shqiptarëve të këtij vendi, të cilën e zbaton sot vetëm për të ulë ndikimin e shqiptarëve në çdo aspekt në këtë vend.

Prandaj, edhe pse z. Shaip Kamberi, si deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, dhe kryetar i grupit të vetëm të opozitës së këtij parlamenti, e ka kritikuar dhe do t’a krtitkojë pa ndërpre politikën e Vuçiçit dhe të kësaj qeverie, e cila në mënyrë të vazhdueshme po abuzon me shqiptarët dhe përspektivën e tyre në jug të Serbisë, duke i deskriminuar dhe dhunuar të drejtat e tyre si një komunitet i një vendi kinse « demokratik ».

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, në fjalimet e tij në Parlamentin serb, do fliste edhe shqip dhe përkrah flamurit serb e mbanë edhe flamurin shqiptar, i cili shprehet dha lartëson zërin e tij kundër të pa drejtave të shqiptarëve në Luginë, poashtu edhe kundër formave dhe fyerjeve që u bëhët me fjalë të ndryshme shqiptarëve, i cili kërkoi disa herë edhe ndryshimin në tërësi të Kushtetutës së Serbisë, që në Kushtetutën e saj të heqët përfshirja e Kosovës, si pjesë e Serbisë.

Deputeti Shaip Kamberi, do të ishte shembullin më i mirë i një shqiptari dhe atdhetari të devotshëm, i cili e ngriti zërin kundër politikës deskrimuese dhe dinigruese të Serbisë, ndaj shqiptarëve kudo që gjinden, duke ua bërë me dije edhe shqip në Parlamentin e Serbisë, që ta dëgjojnë dhe ta vëzhgojnë i tërë populli dhe bota demokratike, se jemi një popull i dalluar paqësor dhe miqësor në tërë globin njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat