Kujdes nga "logjika" dhe "psikologjia e turmës"!

Opinione

Kujdes nga "logjika" dhe "psikologjia e turmës"!

Nga: Agron Shabani Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:54
Agron Shabani

E kemi thënë ose cekur shpeshherë se çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja- trupi i njeriut.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike.

Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë ose funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike.

Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitiv, intrinznik, ekstrinznik, inkarnativ, ataraktiv etj.

Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ' ose ' enërgji e gjallë' që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut.

"Logosi" pra në radhë të parë është 'ligjë' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike, botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe intelegjencën emocionale së bashku me forcën ose enërgjinë pozitive brenda vetvetës tuaj.

Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj.

Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe racionale dhe pozitive brenda vetvetës ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar, eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ' kopshtin' e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Ndryshe nga kjo, shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak, gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë seriozisht organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik.

Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese. Duke menduar edhe në "pacientët e lartë" institucional dhe funksional në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Për me tepër ndërkaq, thuhet se njerëzit e marrë, paranoid, mizantrop, skizofren, infantil ose psikopatologjikë, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, mosdurimi, mosbesimi,  shpifja, manipulimi, fodullëku, cinizmi, injoranca, prepotenca, kretenzmi etj.

Ndaj, sociopsikologët ose antropologët e ndryshëm në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, paranojak, infantil dhe patologjikë.

U mor vesh se psikologjia pozitive ose pozitiviste në radhë të parë i hulumton, studion dhe analizon kushtët, rrethanat dhe procesët e ndryshme që i shërbejnë ose paraprijnë mbarevajtjes dhe funksionimit optimal ose maksimal të personit ose individit. Gjegjësisht, grupit të caktuar shoqërorë ose qytetar si dhe të institucionëve të njohura shtetërore, pushtetore (qeveritare), shkencore, arsimore, kulturore, informative dhe të tjera në këtë kontekst.

 Ndërkohë që hulumtimet, studimet ose analizat e mesipërme në fushën e njohur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste mund të ndahen ose klasifikohen në tre (3) pjesë ose kategori të ndryshme: Në subjektivizmin e përvojës së përgjithshme pozitive ose pozitiviste, në karakterin e njohur njerëzorë, pozitivizmin objektiv dhe subjektiv të personit ose individit si dhe në bashkësinë (shoqërinë) dhe institucionet funksionale dhe pozitiviste të shtetit dhe shoqörisë përkatëse ose respektive.

 Ndërkaq, çelësi ose formula kryesore e psikologjisë pozitive janë ose mund të jenë stabiliteti i preferuar psiçikë ose psikologjikë i personit ose individit, mirëqenia dhe lumturia e tij, funksioni ose fuknksionimi optimal ose maksimal së bashku me vetëbesimin, vetrespektin dhe vetepërcaktimin e njohur autonom, funksional dhe aksional në kuader të psikologjisë reflektive dhe pozitiviste.

Në anën tjetër ndërkaq, fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli i njohur pesëfaktorial etj.., u përkasin ose takojnë si të thuash predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale ose periodike në kontekstin e sipëpërmendur të psikologjisë pozitive ose pozitiviste.

 Duke menduar këtu në konstelacionin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura kognitive, intrinznike dhe ekstrinznike që i përkasin variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociopolitik, socioekonomik, socidemokratik, sociodemografik dhe të tjerë.

Aty e kemi edhe intelegjencën e brëndshme ose emocionale ( EI) të personit ose individit së bashku studimet dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike të potencialit dhe mundësive të tij objektivë dhe subjektive dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, mendimi dhe besimi ( vetbesimi) i njohur pozitivë ose pozitivist i personit ose indivdidit janë një terapi ose "hospitalizimi i brendshëm" në kuptimin ( domenin) e njohur ataraktiv dhe inkarnativ.

 Në këtë prizëm një mendimi i mirë ose pozitivë, një besim (vetbesimi) i fortë dhe racional, një buzëqeshje me shumë në sfond, një shetitje në natyrë, një stoli ose dekor,

një grua e  bukur në dhomën e fjejtjes, një gotë optimizëm, një fjalë e mirë ose përqafim etj., etj...E mushin ditën ose gotën (kelkun) e jetës sonë me nektare ose eliksire të ndryshme. 

Ne jetojmë sot....Për çastin ose momentin....E djeshma i përket të së kaluarës....Ndërsa, e nesërmja të së panjohures.

U mor vesh ae politika hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste, borxheze, skllavopronare, feudaliste ose absolutiste, gjjthëmonë prodhojnë diskurse, narrativa, paradigma dhe solucione demomiake, satanike, diabolike, reaksionare dhe anakronike, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etikë dhe estetikë. E aq me pak me shkencat humane ose politike.

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit të jashtëm politik, diplomatik, ushtarak (luftarak), emocional, mental ose psikolgjik.

Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789,  madje nga ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese.

Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut, luftës, vdekjës etj...

Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.

 Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e Unit" (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte ai si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.

Natyrisht se, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë, dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve.

Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër agresive dhe egoiste në esencën ose substancën e saj.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes dhe arsyes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).

Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji).

Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhej të tejkalohet.

Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu që sipas tij, ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.

Prej urrejtjes ose dashurisë diletante dhe obskurante për shefin ose padronin e idealizuar, valorizuar ose glorifikuar, ndjekësit dhe viktimat e tyre, shpesh ose vazhdimisht e duan dhe emitojne njëri-tjetrin.

 Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) "Psikologjia e fashizmit" (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atè tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe natyrore ose ordinare, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.

Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.

Natyrisht se kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.

Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.

 Por, Uilliam Rajhu pos tjerash thekson faktin se gjatë shekujve të fundit, "zoti baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim dhe primatin e tij.

Kultura shkencore, industriale, materialiste, revolucionare etj.. ia kanë minuar autoritetin dhe besueshmërinë e dikurshme.

 Ndryshe nga kjo, familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele dhe hermetike) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, qytetare, shkencore, kulturore, politike, industriale, proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.

 Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare, identitare dhe autoritare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik.

Ndaj, për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu (edhe njeriu politik, afyarist etj.)- është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet ose bashkësi shoqërore, qytetare, sociale, kulturore dhe politike me te tjeret.

Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.

U mor vesh se çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin e tij pozitivë me të tjerët.

Atëhere personi ose individi hasin një një psikozë ose neurozë, të lidhur ngusht me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit.

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të tjerët të besojnët tek ai, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve.

Por, kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale" (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike ose ushtarake, të lidhur gjithmonë me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.

Ndërkaq, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe destinuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

 Së fundit, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "Psikologjisë analitike", sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike (ose të papëlqyeshme), ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit.

Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë.

Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive.

Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuar nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.

Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët).

Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara historike, politike, ushtarake etj.., të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht.

Me fjalë tjera, sëcili prej nesh kemi të drejtë të hedhim dyshime, rezerva, teza, antiteza, ide, teori ose hipoteza të ndryshhme lidhur me vrasjen makabre të Liridona Ademajt, apo në raste të tjera. Ama, jo edhe të lëshohemi ne imagjinata, fantazi, paranoja, spekulime ose manipulime të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" mbi ndonjë "lidhje të mundshme " seksuale, erotike ose jonatyrore" të ish bashkëshortit të ;Liridona Ademajt me liderin e AKR-s, politikanin, deputetin e parlamentit dhe afaristin ose miliarderin e njohur kosovar, Behgjet Pacollin!, sic pretendon të spekuloi,imagjinoi ose fantazoi një gazetar shqiptar (Arian ose Arianit Cani, në  mos gabohem)-gjatë një debati televiziv me Grida Dumën, e cila pos tjerash është edhe sociologe dhe pedagoge (profesoreshë) univerziteti, si dhe intelektuale e kalibrit  tè lartè.

 Se këndejmi, edhe unë personalisht kam dyshime ( të bazuara) ndaj z. Pacolli në domenin (kontekstin) tim personal, ama nuk pranojë kurrë të lëshohem në shpihje ose manipulime të ulëta kundèr tij, apo dikujt tjetèr.

Burri ose mèshkulli i vërtetë, të vret nëse i ke borxh ose hak, por nderin dhe moralin t´a ruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat