SPAK, vrau mitin e paprekshmërisë, Berisha të provojë pafajësinë

Opinione

SPAK, vrau mitin e paprekshmërisë, Berisha të provojë pafajësinë

Nga: Ilir Vata Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:14
Sali Berisha

Kuvendi, i dha një mundësi të artë të përballet me drejtësinë Sali Berishës, pas kërkesë së SPAK për masën e arrestit i dyshuar në përfshirje të favorizimeve të dhëndërrit të tij në kompleksin “Partizani”.

Edhe në rastin kur Këshilli i Mandatave mori vendimin për t’i kaluar Kuvendit heqjen e imunitetit të Berishës, demokratë edhe se në një numër të vogël mbështetën liderin e tyre.

Po ashtu, edhe sot me 21 dhjetor, kur Kuvendi vendosjen e imuniteti me 75 vota vetëm me vota e mazhorancës, demokratë më një numër disi më të madhe mbështetën Berishën dhe ky është një tregues i mirë sepse Berisha ende është një politikanë që gëzon mbështetje popullore, por jo aq sa mendohej.

Ajo që nuk gëzon Berisha është akuza e drejtësisë nga SPAK ndaj ish Presidenti, Kryeministrit dhe liderit historik të Berishës, pra gjendet i dyshuar zyrtarisht nga SPAK pas shpalljes "non grata" nga SHBA dhe Britani e Madhe që deri më tani nuk kanë paraqitur as një provë.

Pra, Berisha gëzon respektin e qytetarëve dhe jo të drejtësisë dhe ky konflikt duhet të zgjidhje me ballafaqim provash.

Nëse Berisha del i fajshëm, atëherë shqiptarë do t’i japin të drejtë drejtësisë, por nëse del i pafajshëm atëherë shqiptarë do ta rikthejnë në pushte dhe kjo dilemë kërkon kohën e duhur që lideri i demokratëve më i pushtetshmi në vend të provojë pafajësinë.

Në aspektin moral, kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetin tregon se drejtësia e re në Shqipëri po funksionon duke shënuar kështu vrasjen e mitit të pandëshkueshmërisë.

Me këtë veprim të drejtësisë së re tregohet se askush në sferat e politikës nga Presidenti, Kryeministri, ministrat dhe deputetë në detyrë janë pa imunitet përballë ligjit.

E sotmja nuk ishte një ditë e mirë për demokratë dhe opozitën, por një fillim i ri për drejtësinë dhe vetë demokracinë në Shqipëri.

Pas Berishës, të tjerë zyrtarë të lartë, kryetar parti, President, ish-Kryeministra, ministra drejtore në kohë nga 90-2023 do të përballen me drejtësi, sepse askush nuk është më mbi ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat