Kosova dhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë

Opinione

Kosova dhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë

Nga: Luz Tomaj Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:58
Autori Luz Tomaj

Pas shtetformimit, pushteti i Kosovës, vazhdimisht heshti për krimet gjenocidiale të Serbisë. Heshtja edhe bëri që, Serbia famëkeqe, e filloi dialogun për një grusht serb në Kosovë, të drejtat e të cilëve, me pa të drejtë janë të privilegjuara dhe jo të kanosura!!!

Nuk mundem t’i anashkalojë disa momente. Pas formimit të shtetit, Qeverinë e Kosovës, sipas numrit të ministrive, me një artikull e pata quajt kampione europiane. Kishte diku 22 ministri por, në asnjë moment, nuk I shkoi mendja për formimin e nji Ministrije për hulumtimin dhe argumentimin e krimeve gjenocidiale të Serbisë!

Ndriçimi dhe argumentimi i krimeve gjenocidiale të Serbisë, ndoshta kishte me ndikuar edhe në qëndrimet e padrejta të BE-s ndaj Kosovqs.

Kosova duhet të lëviz

Sa mq shpejt, Serbisë duhet parashtruar kërkesën për kompensimin e dëmeve të krimeve gjenocidiale. Po e potencoi këtë nga se, në këtë kërkesë, nuk është e thënë që çdo gjë të argumentohet. Mendoi se kishte mjaftuar prezantimi i numrit dhe struktura e të vdekurve, të dhunuarave të shpërngulurve nen presionin e Millosheviqit, Vuçiqit,… dhe të pagjeturve, të cilët i likuidoi Serbia dhe as sot nuk e thotë një fjalë për fatin e kufomave të pagjetura ndërsa ka fytyrë që t’ia krypë syt BE-së me kërkesë për gjoja të drejtat e serbëve në Kosovë. Në arenën ndërkombëtare ekzistojnë të dhënat për përcaktimin e një shume për kërkesë

E veçantë është procedura pran Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë

Para më se 10 viteve, jam përpjekur ta kontaktojë shërbimin e gjykatës në fjalë ngase mendoja se do lëviz Kosova. Ndaj, paraqitja para Gjykatës në fjalë kërkon njohuri dhe përgatitje të veçantë. Do i veçoi disa momente.

Bëhet fjalë për Gjykatë speciale ngase, është e themeluar nga OKB dhe vepron sipas Statutit, të veçant për ketë gjykatë;

Neni 34 I Statutit, në mënyrë decidive, flet se, pale pran kësaj Gjykate janë vetëm shtetet anëtare të OKB. Mirëpo, neni i radhës – 35, parasheh se palët munden me qenë edhe shtetet joanëtare të OKB dhe i para sheh dy kushte – së pari, për dallim nga shtetet anëtare, shteti jo anëtar duhet ti kompenzojë shpenzimet e procedures dhe, kushti i dytë parasheh që paraqitjen e shtetit jo anëtar, duhet ta shqyrtojë Këshilli i sigurimit i OKB-së.

Të gjitha informacionet, shteti, mund ti merr nga shërbimi administrativ i Gjykatës. Ndonëse Gjykata vepron në Hagë, shërbimi administrativ gjendet në selinë e OKB dhe, vepron si shërbim i njohur me emrin REGISTRAR.

Para më se 10 viteve, u përpoqa ta kontaktojë këtë shërbim. Por, e mora një përgjigje të shkurt dhe të qartë – shërbimi kontakton dhe komunikon vetëm me shtetet apo përfaqësues të autorizuar nga shteti. Në ketë drejtim duhet të veprojë edhe Kosova. Nuk ka rëndësi fakti i shpenzimeve të procedurës por, rëndësi ka fakti i ndërmjetësimit të KS të OKB. Është njohuri se në Këshillin e sigurimit, 5 shtete anëtare të përhershme (SHBA, Anglia, Franca, Rusia dhe Kina) e posedojnë edhe të drejtën e VETO-s. Jam përpjekur me e hulumtuar edhe ketë moment nga se, mbaj informacione se VETO-oja nuk përdoret në të gjitha çështjet dhe pikat e mbledhjeve të KS. Këtë fakt të rëndësishëm duhet ta hulumtojë Kosova, përmes shërbimit administrative Registrar.

Kosova duhet të lëvizë ndonëse e kuptoi se kërkesa pranë Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, kërkon përgatitje profesionale dhe argumente të fuqishme.

12/21/2023

Luz Tomaj, SHBA ( ish gjyqtar I qarkut në Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat