A do zbrazet Kosova pas liberalizimit të vizave?

Opinione

A do zbrazet Kosova pas liberalizimit të vizave?

Nga: Dedë Preqi Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Dedë Preqi

A do zbrazet Kosova, prej 1 janarit mbase do të realizohet liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, do të ishte më shumë se një pyetje banale dhe e pa logjikshme, sepse me këtë proces nuk nënkuptohet vetëm dalja apo ikja e njerëzve nga vendi i tyre, sepse në një mënyrë janë të shtrënguar, të detyruar dhe të kërcënuar nga shtytës të domosdoshëm, sikur në të kaluarën kur dominonte një regjim i egër i kohës, i cili t’i drejtonte rrugët e ikjes pa dashje, ndërsa me liberalizimin e vizave kuptojmë lëvizjen e lirë të qytetareve nëpër vendet evropiane, njëkohësisht edhe për të plotësuar disa kushte të rëndësishme, si mundësinë e ndonjë studimi të veçantë, poashtu edhe kërkimin e ndonjë punësimi, për të siguruar kushte më të mira të jetës.

Ndoshta po bëhët aq zhurmë e tepruar por edhe neveritëse se me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sikur ky vend do zbrazet në veçanti nga rinia e këtij vendi dhe të tjerët, sikur kanë pritë mjaftë dhe tani, duket se është gjetur zgjidhja vetëm të dalin dikund për të kërkuar diçka ma mirë, por do ta provojnë edhe vetë secili, por ka do që shkojnë, nuk do gjejnë vend më të ëmbël dhe më të shtrenjtë se vendin e tyre.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është neglizhuar dhe vonuar nga BE-ja, dhe këta qytetarë në një mënyrë janë dënuar pa të drejtë, dhe një gjë e tillë sikur i shkonte për shtati edhe propagandës serbe, kinse përshkak të marrëdhënieve me Serbinë, që nuk janë në përmirësim për fajin e tyre, një e gjë e tillë është shumë e dhimbshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare, sikur iu bashkua këtyre rrethanave serbe, duke i lënë qytetarët e Kosovës, në këtë pozicion.

Nga BE-ja, prisnim shumë e më shumë, si popull i vuajtur dhe i po sa dalur nga lufta, ka nevojë të ndihmohet në forma të ndryshme zhvëllimore, si në mirëqenje e forcë jetësore , poashur që të integrohet me vendet e zhvilluara evropiane dhe në organizata ndërkombëtare, por jo edhe e kundërta, duke e kufizuar lëvizjen e qytetarëve të saj, apo duke e lënë të fundit në një proces të tillë të lëvizjes së lirë dhe integrues.

Duke i lënë në një anë të gjitha këto shkaqe dhe përceptime, edhe pse nuk mund ta quajmë, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, kur edhe kriminelët serb do të shëtisnin të lirë dhe e gëzonin të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, ndërsa qytetarët e thjeshtë të Kosovës, nuk e gëzonin këtë të drejtë për shkaqe dhe arsye që vetë BE-ja, do të jepte shpjegimet e saj krejtësisht absurde, sepse ky vend i kishte plotësuar kushtet dhe asgjë nuk do të shkonte përtej rregullave dhe ligjeve të BE-së.

Dhe tani, sikur kjo ngjarje po merr ngjyrime të pa përceptueshme, edhe pse rroli i BE-së, do të ishte i vonuar përshkak të mos vullnetit të disa vendeve evropiane, duke e bllokuar këtë proces me arsytimin se, lëvizjet e qytetarëve të këtij vendi mund t’i shkakëtojnë vendeve evropiane probleme të natyrave të ndryshme, duke u bazuar më shumë në rrëthanat e propagandave pro serbe.

Dhe do të ishte diçka jo normale, sipas disa protagonistëve të BE-së, që Kosova, për të realizuar liberalizimin e vizave, do duhej të kryej edhe disa obligime dhe kushte, që problemet ekzistuese të palëve në negociata, të zgjidhen me një lloj «detyrimi» dhe kompromise (t’dhimshme) me njëra-tjetren, duke mos llogoritur fare se, palët në një rast të tillë nuk janë të barabarta dhe nuk trajtohen me seriozitet dhe të njëjta pranë BE-së, dhe kjo si palë ndërmjetësuese, sikur do ta humbte kuptimin dhe rrolin e vet, për të përfunduar një çështje të ndieshme dhe historike.

Mirëpo, Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, i erdhi fundi që të realizohen këto ditë mbas 1 januarit të vitit 2024, edhe pse ky proces i ka kushtet e veta, të cilat do lidhen me marrëveshjen në mes Kosovës dhe BE-së, ndoshta duke prodhuar kushte përtej kushteve, por si do që të jetë një proces i tillë do të kishte shumë rëndësi për qytetarët e këtij vendi në realizimin e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, duke e llogaritur se edhe qytetarët e Kosovë, janë pjesë integruese e familjes evropiane.

Dhe ajo zhurma e madhe që ka filluar këto ditë, kur do të filloj të zbatohet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit tonë, se do të zbrazet Kosova, nga të rinjët e vendit dhe të tjerë, por një gjë e tillë do t’i ngjante keqinterpretimeve dhe atyre që këtij vendi nuk ia dojnë të mirën, sepse nëse dikush, apo të rinjtë e vendit kanë nevojë të kërkojnë diçka më mirë në vendet evropiane, pse të mos e provojnë dhe të marrin përvojat e tyre, poashtu edhe përshtypjet që do të fitojnë jashtë vendit të vet, dhe tjetra, që është shumë e rëndësishme, kërkush nuk ka kohë me humb dhe kushte, që të merr Evropën në sy e këmbë, për të shëtitur apo për t’u sillur rrugëve evropiane pa nevojë.

Nuk ia vlenë të diskutojmë se ky proces zhvillimi dhe formë e një qyterimi brenda BE-së, do ti plotësonte të gjitha nevojat njerëzore, në veqanti lëvizjen e lirë të qytetareve dhe marrëdhëniet e tyre tregëtare, por që do të thotë shumë për shoqërinë tonë dhe njerëzit e këtij vendi. Dhe për fund, ky proces aq shumë i përfolur në kohën e fundit, nuk do të ishte meritë e një partie apo një grupi të caktuar politik në Kosovë, dhe aq më pak bëhët fjalë nga partitë politike, që e përfaqësojnë opozitën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat