Kosova djepi i shqiptarizmit, UÇK-krenari kombëtare, Shqipëria e Kosova, të armatosen!

Opinione

Kosova djepi i shqiptarizmit, UÇK-krenari kombëtare, Shqipëria e Kosova, të armatosen!

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Ai i cili e njeh historinë e Kosovës,përballjet e saj mbi njëmijëvjecare me barbarët serbë, ai që e din historinë ai e din se serbët janë “trima” vetëm me njerëz të pafajshëm, me gra, fëmijë e pleq dhe vetëm me popull të paarmatosur. Serbët janë trima vetëm kur kanë mbështetjen e të huajve. Serbët njohin dhe ua kane frikën shqiptarëve vetëm nëse shqiptarët janë të armatosur. Serbët kanë ushtruar genocid dhe e kanë pushtuar Kosovën sepse Kosova nuk ka qenë e armatosur dhe kur serbët i kanë mbështetur Rusia, Franca e Britania, pra Antanta.

NATO ndërhyri për clirimin e Kosovës, por NATO nuk e armatosi UÇK-në, dhe asnjë ushtar i NATO-s nuk u vra dhe nuk dha jetën për clirimin e Kosovës,por u vranë mijra luftëtarë shqiptarë, u viktimizuan mijra e mijra të tjerë, u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë Çuditërisht ata që ndihmuan clirimin e Kosovës, ia imponuan Kosovës carmatosjen e UÇK-së dhe nuk lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe as antarësimin e Kosovës në NATO. Nëse NATO do të kishte armatosur shqiptarët e Kosovës, Kosovën do e kishin cliruar vetë shqiptarët.

NATO dhe Perendimi duhet ta kishin armatosur UÇK-në sic po e ndihmojnë ushtarakisht sot me armët më moderne Ukrainën. Gjatë kohës së luftës së Kosovës unë kontaktoja me mediat perendimore të cilat ishin të interesuara vecanërisht për qëndresën dhe luftën e UCK-së, sepse gazetat dhe televizionet e botës dhe të perendimit pasqyronin vetëm dëbimin, eksodin e shqiptarttëve nga Kosova. Ky interesim për luftën vinte nga fakti se opinionet nga vëndet e NATO-s vinin të tilla që pse të vriten ushtarët e tyre për Kosovën dhe ishin kundër ndërhyrjes tokësore të NATO-os për clirimin e Kosovës.

Një ditë një gazetare nga SHBA që intersiohej për këtë më pyeti se shqiptarët e Shqipërisë a janë janë njëjtë me shqiptarët e Kosovës? Unë i thashë po. Dhe ajo më pyeti se përse nuk shkojnë nga Shqipëria në luftë për Kosovën, dhe përse Shteti shqiptar nuk armatos Kosovën dhe as nuk hyn në luftë kundër Serbisë por presin që Kosovën ta clirojë NATO.

Sot është rasti historik si kurre më parë që shqiptarët të bëjnë një luftë clirimtare kombëtare, me tha atëhere ajo.

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset.

Ja një shkrim i imi i para dy viteve ku unë kërkoja që Kosova të armatoset, shkrim i datës 11 QERSHOR 2021 ME TITULL: “Kosova duhet të armatoset”

“Tashmë Kosova është shtet i cili kërkon të antarësohet dhe në OKB , edhe në BE, por cila është arsyeja se perse Kosova nuk është akoma antare e NATO-s ?!

Nuk e di dhe nuk dihen arësyet se përse shtetet antare të NATO- nuk e kanë antarësuar akoma Kosovën në NATO, pasi NATO dhe UÇK e cliruan Kosovën, dhe NATO dhe BE janë në Kosovë prej 12 Qershorit 1999,pra prej 22 vitesh. Kjo do të thotë se de fakto Kosova është në NATO, dhe i takon NATO-s që ta armatosë ushtrinë e Kosovës me armatim të cilin e ka vetë ushtria e NATO-s. Pra, Kosova duhet të armatoset ashtu si të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane dhe ashtu sikurse edhe shtetet e NATO-s.

NATO duhet ta armatosë Kosovën për arsye se Kosova është nën kërcënimin e Serbisë e cila armatoset për ditë me armët më moderne nga Kina e sidomos nga Rusia. Armatosja e Kosovës është e domosdoshme pasi shqiptarët e Kosovës duhet që vetë ta mbrojnë Kosovën së pari, dhe mbështetja e garantimi i NATO-s për sovranitetin e shtetit e Kosovës të kalojë në plan të dytë, ashtu sikurse edhe e kanë këtë të gjitha shtetet, edhe ato antare të NATO-s.

Kosova duhet të armatoset pasi kjo do t’i tregonte aventurierëve shovinistë të Beogradit se në rast se atyre u gënjehet mendja për të pushtuar Kosovën, lufta tashmë nuk do të bëhet vetëm në Kosovë por edhe në Serbi, dhe nuk kërcënohet vetëm Kosova por një aventurë luftarake serbe do të jetë fatale për vetë Serbinë, pasi sot nuk është koha e shekujve të 19-të dhe as e 20-te , kur Serbia ishte e fortë ushtarakisht përballë shqiptarëve të paarmatosur; nuk jemi sot në kohët e shkuara kur Serbia kishte mbështeje Rusinë dhe gjithë Europën prej ndihmës të të cilave Serbia e mbajti koloni të saj Kosovën një shekull. Sot, Serbia është e dobët politikisht, demokratikisht dhe ka mbi supe krimet dhe genocidin që ka ushtruar mbi shqiptarët. Sot Kosova është shteti i dytë shqiptar, dhe një aventurë serbe kundër Kosovës, përkrah Kosovës do të jenë patjetër e para Shqipëria si dhe SHBA e NATO.

Por së pari janë shqiptarët e Kosovës ata që do ta mbrojnë vetë Kosovën , dhe prandaj Kosova duhet të armatoset për t’u mbrojtur. Serbia e di shumë mirë se cfarë do të thotë të luftosh me shqiptarët e armatosur të Kosovës, Serbia e di mirë se Kosova është djepi i shqiptarizmit, sepse e panë serbët se kush janë shqiptarët edhe në perballje me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ashtu sikurse kurrë Serbia nuk arriti që ta nënshtronte Kosovën prej më shumë se 150 vite”.

Durrës 11 Qershor 2021

Shënim: Atë se cfarë unë kam porositur vazhdimisht te LIBRI IM “TRIUMFI I KOMBIT” si edhe me këtë shkrim, koha e vertetoi se armatosja e Kosovës por edhe e Shqipërisë është mëse urgjente dhe e nevojshme. Dhe tjetrën se miq të vërtetë të shqiptarëve dhe të Kosovës janë SHBA dhe Turqia , pasi ato po e mbështesin Kosovën ,e ndihmojnë atë dhe e armatosin si dhe e mbështesin antarësimin e Kosovës në NATO. Ngjarja e fundit ajo e përballjes së bandave të armatosura terroriste serbe me Policinë e Kosovës, bota e pa aftësinë dhe profesionalizmin e Policisë Kosovës për të siguruar rendin dhe stabilitetin, shtetin dhe territorin përkundër asaj se banditët serbë rrahën dhe plagosën 25 ushtarë të KFOR-it në protestat e tyre të dhunshme.Kosova është e shqiptarëve,dhe shqiptarët japin jetën sic e kanë dhënë gjithmonë për Kosovën. Shqiptarët dhe Kosova janë të përjetshëm , kurse BE-edhe mund të shpërbëhet , e po kështu edhe KFOR-i mund të largohet. Kosovën do e mbrojnë ushtria dhe populli i saj. Të gjithë antarët e NATO-s përditë armatosen , e po kështu edhe Serbia është militarizuar , dhe prandaj duhen të artmatosen fort edhe Shqipëria, edhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat