Kosova pati fat që e pati liderin Ibrahim Rugova

Opinione

Kosova pati fat që e pati liderin Ibrahim Rugova

Nga: Binak Maxharraj Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:57
Binak Maxharraj

Dhe është fati për Kosovën që në atë kohë Rugova e pati guximin, karizmin, urtësinë dhe mençurinë të udheheqë me kombin në momentet më kritike qe po përjetonte Kosova.

Dhe me të vertetë në atë kohë Rugova e pati guximin të themeloi dhe ti prijë LDK. Ai veproi me mençuri, fillimisht e ndau popullin fizikisht dhe institucionalisht nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar "pushtetin paralel" në të gjitha fushat e jetës, si fazë fillestare për të ardhë deri te pavarësia.

Këtë e vërtetojnë faktet kur Amerika e kuptoi dhe mori besim te ai dhe e porositi: ruaje popullin, nuk është koha për luftë, anipse zjarret e luftës veç ishin ndezë në republikat tjera.

Ibrahim Rugova dinjitetshëm me plotë mençuri, autoritet të populli por edhe te ndërkombëtarët i priu LDK, duke mos e humbur as një palë zgjedhje, bile e mundi edhe PDK e Thaçit.

Por Rugova kurrë nuk u thy, nuk u thy as kur ia vranë aktivistët më të devotshëm të saj, nuk u thy as atëherë kur gjuajten me plumba dhe granatë në drejtim të tij. Ishte i pathyeshëm. I priu me plotë autoritet LDK deri me vdekjën e tij.

Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historinë bashkohore të shqiptarëve. U lidhë me popullin në kohët më të vështira kur shqiptarët i ishin të shtypur nga regjimet e aremiqve tanë të cilët donin që ta zhbinin nga faqja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zapu territorin.

E mori guximin prej intelektualit, e ndau popullin shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike me Shqiptarë në të gjitha sverat e jetës. Tërë jetën e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botës së ku gjendet Kosova. I tregoi botës se në Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për të cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë.

Ibrahim Rugova është biri me i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit, e udhëheqi atë me menquri. Populli atë e respektonte, ia jepte votën sa her që kishte zgjedhje. Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura që kurr nuk shuhet në mendjen e popullit. Me fjalë tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe për se vdekuri po i rritet vlera gjithënjë e më shumë si frymë rugoviane.

Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetës, e udhëhoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi të gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte në sovranitetin e Kosovës dhe të pacenushmërinë e kufijve, sepse theksonte se Kosova është një dhe së nuk ndahet. Ai kishte miqët të shumtë ndërkombëtare, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakntestueshëm. Ai vazhdimishte thoshte: “Shpia (Kosova) nuk mbahet pa miq”.

Iku Presidenti historik Ibrahim Rugova në amshim për të mbetë i pavdekshëm në mendjen e kombit shqiptar, mbeti vlerë e përjetshme në kujtesën e tij.

Por, pas vdekjes së tij LDK e mori dreqi, korbat e Zi filluan ta glabërojnë. LDK e mori teposhtezën kur atë e rrëmbeu me dhunë, tinezisht dhe tradhtisht nga jo rugovisti Isa Musatafa i cili ishte i vonë shumë i vonë ne LDK.Uzurpuesi antirugovist Isa Mustafa te cilën e qojë,e rrxojë për tokë LDK në vete 13% sepse për dhjetë vite ai i theu vlerat, idealet e LDK, i theu parimet dhe qëndrimet e saj, e prishi bazamentin e sajë duke  u bërë argat dhe shërbetor i PDK dhe Hashim Thaçit qëllimi i të cilit ishte të dobësojë dhe të shkatërrojë LDK.

Për me qenë turpi edhe më i madh ai për shkatërrimin e LDK nuk dha kurrfarë përgjegjësie bile as që ia kërkoj askush nga LDK, por përkundrazi e avansuan ne Kryetar nderi të përjetshëm të LDK. Për të treguar Isa Mustafa dyftyresinë ndaj LDK ai sot i dërgoi një urim bastard LDK për përvjetorin e 34 të themelimit, pos shkatërrimit të LDK duke e rrëzuar në 12% ky urim e tregon turpin e tij më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat