Jo Ministri Liburn Aliu, por “kombi Kosovar” të hidhet në gjyq në Prishtinë a në Tiranë

Opinione

Jo Ministri Liburn Aliu, por “kombi Kosovar” të hidhet në gjyq në Prishtinë a në Tiranë

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:40
Autori Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Nëse funksionon sistemi i drejtësisë, Jo Liburn Aliu, por Nexhmedin Spahiu, duhet  të sanksionohet për tradhti ndaj kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, duke qenë se ky fenomen tragjik 20-vjeçar (2004-2023), është fatkeqësia më e madhe dhe më e rrezikshme, që po e sfidon për asimilim dhe për asgjësim total KOMBIN SHQIPTAR, GJUHËN SHQIPE DHE KULTURËN SHQIPTARE. Të gjithë ata, që nuk e shohin këtë rrezik, një ditë jo të largët, do të përfundojnë në “bosanski lonac” të “kombit kosovar”.

Ndaj ka ardhur koha oportune, që sistemi i drejtësisë në Prishtinë ose në Tiranë, ta marin në pyetje  babën e “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu.

Nolens volens, de jure Kosova është shtet i papërfunduar  sipas së drejtës ndërkombëtare 

Ndërkaq, kur kjo sintagmë  ndërkombëtare përkthehet në vokabularin  e politikës ditore, do të thotë se “Kosova është projekt i përkohshëm”, ashtu siç ka deklaruar me plot të drejtë ministri Liburn Aliu.

Për këtë deklaratë të saktë të Liburn Aliut, farkëtari i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu nuk ka të drejtë morale, as ligjore e as kushtetuese, që të kërkojë arresimin e as burgosjen e ministrit L. Aliut, ngaqë kjo nuk përmban asnjë fakt dhe, asnjë argument, që do të passjellte përgjegjësi penale, duke qenë se autori ka pohuar vetëm një të vërtetë të faktuar me të cilën jetojmë qe 15 vjet (17 shkurt 2008-dhjetor 2023).

Kështu që, Deklarata e Liburnit nuk është as kundër Amerikës, as kundër shtetit të pavarur të Kosovës, por vetëm një e vërtetë, që  të gjithëve na apostrofon,  të mos jetojmë në vetëkënaqësi, në ëndrra iluzore dhe, të mos flemë sikurse deri tash (17 shkurt 2008- dhjetor 2023), mbase Kosova de jure ende është shtet i papërfunduar. Kështu e thotë Rezoluta 1244 e “ngrirë” nga VETO-ja e Rusisë  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ky ështe fakt, të cilin mund ta shfuqizojë vetëm Këshilli i Sigurimit të OKB-së, askush tjetër, qoftë edhe Nexhmedin Spahiu me sharjet, me ofendimet, me shpifjet dhe me gënjeshtrat e tij, se gjoja “Kosova “është   komb monoetnik”!?  

Mirëpo, këtë konstatim diletant e përgënjeshtron Neni 1, pikat: 1, 2, 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (2015). Pika 1.“The Republic of Kosovo is an independent, sovereign, democratic, unique and indivisible state; Pika 2. The Republic of Kosovo is a state of its citizens. The Republic of Kosovo exercises its authority based on the respect for human rights and freedoms of its citizens and all other individuals within its borders; Pika 3. The Republic of Kosovo shall have no territorial claims against, and shall seek no union with, any State or part of any State. “ (Constitution of the Republic of Kosovo, Prishtina, 2008).

 Vërtet, të kishte pasur shtet të mirëfilltë, N. Spahiu do të kishte qenë në burg, jo në liri, duke ushtruar trysni me “kombin kosovar” si antitrup të KOMBIT SHQIPTAR !

 -Po, pse jo, fute Liburnin, Vjosën, Albinin dhe Glaukun në burg, pasi edhe këta, ashtu si ministrat paraprakë nuk po kërkojnë, që Nexhmedin Spahiun ta fusin  në burg me gjithë  “kombin kosovar” !

-Ky është problemi 20-vjeçar (2004-2023), jo Liburn Aliu, (ministër i Mjedisit, i  Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës së Kosovës) me “projektin e shtetit të përkohshsëm” !

Pra, vërtet, sikur të kishte pasur një shtet normal të së drejtës, N. Spahiun, kryeliderët udhëheqës të tij, do të kishin kërkuar  arrestimin dhe burgosjen e  armikut të “KOMBIT SHQIPTAR”,  Nexhmedin Spahiu, (i cili qe 2 dekada ua ka prishur mendjen njerëzëve sidomos gjeneratave të reja, se gjoja në Kosovë nuk ka komb shqiptar, por “komb kosovar”. Kjo është VEPËR PENALE, sepse askush nuk e ka një të drejtë të tillë, që shqiptarët t’i përçajë, t’i armiqësojë dhe t’i copëtojë në dy kombe të ndryshme-asimetrike.

Prandaj, Nexhmedin Spahiu vullnetarisht, duhet të paraqitet në Prokurorinë e lartë të Kosovës për shkak të veprës së tij penale, duke qenë se NJË popull  e ka përçarë në 2 kombe të ndryshme, kur  shkencërisht dihet se një popull nuk mund t’i ketë dy kombe, 2, 3… e më shumë shtete, PO!

Mirëpo, për këtë krim penal deri tash, asnjë president, asnjë kryeministër dhe asnjë ministër i Republikës së Kosovës e as i Shqipërisë (2004-2023) nuk kanë kërkuar llogaridhënie ligjore dhe kushtetuese për një skandal të tillë antikombëtar dhe antishtetëror, i cili qe 20 vjet ka indoktrinuar dhe helmatisur, jo më pak se 20 gjenerata të studentëve në kolegjet dhe në fakultetet e universiteve të ndryshme në hapësirat e Shqipërisë Etnike. Në këtë mënyrë propagandistike subversive ka krijuar intolerancë, konfuzion, urrjetje, konfrontim dhe armiqësi mes studentëve të “KOMBIT SHQIPTAR” dhe të “KOMBIT KOSOVAR” !!!

-Përkundrazi, agjenturat dhe propaganduesit e “kombit kosovar” me Nexhmedin Spahiun në krye,   janë jo vetëm kundër  BASHKIMIT TË KOMBIT SHQIPTAR   në Ballkan, por  edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, të cilat  e kanë njohur de fakto dhe de jure shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008), JO “KOMBIN KOSOVAR”  të Nexhmedin ustait autodidakt.

  As Liburni, as Albini, as Vjosa e as Glauku nuk janë antiamerikanë e as antievropianë perëndimorë !

*** Liburn Aliu (ministër i Mjedisit, i  Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës së Kosovës) ka deklaruar për media se “ Kosova është një  projekt i përkohshëm…” , që në vijimësi po kërcënohet nga Serbia…” (https://ina-online.net/kosova-projekt-i-perkohshem-kurti-thote-se-aliu-deklaraten-e-beri-ne-nje-emision-festiv-per-28-nentor/).

Përmbajtja e kësaj Deklarate nuk përbën asnjë element qoftë kundërvajtës apo penal, që ministrin L.Aliu mund ta ngarkojë me fajësi dhe me përgjegjsi penale as vendore e as ndërkombëtare, sepse e ka pohuar katërcipërisht të vërtetën se “Kosova është projekt i përkohshëm” dhe madje, edhe “eksperimental” ,  ngase ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara; ngase nuk është shtet kombëtar, por  një shtet i brishtë multietnik, që siç ka thënë sakt ministri L.Aliu  “nuk po funksionin”. Natyrisht se nuk po funksionin, duke qenë se që më se 20 vjet po e sabotojnë minoritarët serbë, të cilët së bashku me ndihmën e drejtpërdrejtë të Beogradit po luftojnë ta përmbysin shtetin multietnik të Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht (17 shkurt 2008).

 As Amerika e as BE-ja nuk kanë njohur kurrfarë “kombi kosovar”, por vetëm një shtet multietnik, të cilin Nexhmedin Spahiu e quan  “idenitet kombëtar kosovar” !?

-Kjo është rrena më e rafinuar e tij, duke qenë se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por, thjesht ka  vetëm një “shtet multietnik”, të cilin deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së me Shtetet e Bashkuara në krye. Mirëpo, as Beogradi zyrtar e as serbët minoritarë nuk po e pranojnë “shtetin multietnik” të Kosovës. Ky është PROBLEMI, jo Deklarata realiste  e peshuar politikisht, diplomatikisht dhe kombëtarisht e ministrit aktual, Liburn Aliu , që vë në spikamë shkaktarin e rrezikimit të shtetit të Kosovës, para faktorëve relevantë evropianoperëndimorë, se pa dekolonizimin e egër të Serbisë pushtuese, Ballkani nuk do të flejë i qetë, pavarësisht nga  njohja e “shtetit të përkohshëm” të Kosovës.

Ai që e njeh tërë botën, e vetëveten jo sikurse N.Spahiu, ai ësht֝ një “hiq i hiqit, që sillet rreth hiqit” të “botës filozofike” të “Psehit” të Sterjo Spasses !

Duhet të jesh i katandisur, i shantazhuar politikisht , ideologjikisht dhe i hendikepuar profesionalisht, sikurse Nexhmedin Spahiu (“baba i kombit kosovar”),  i cili ka ofenduar dhe shpifur  brutalisht Deklaratën e L.Aliut, duke e quajtur : “100% debil, kur thotë se Kosova nuk ka identitet kombëtar ngaqë nuk i funksionon multietniciteti!!!!?????

-Po, ku po e sheh ti, atë “idenitet kombëtar” në Kushtetutën e Republikës së Kosovës , kur sipas saj në
“Nenin 3, thuhet : “1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike (JO MONOETNIKE E AS KOMBËTARE-M.H.), e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. “ (Kushtetuta, Prishtinë, 2008).

 Ndaj, ministri Liburn Aliu ka plotësisht  të drejtë , që thotë se “Kosova nuk ka idenitet kombëtar”, por multietnik dhe plularilst. Këtë e  provon edhe FLAMURI SHTETËROR I KOSOVËS ME SIMBOLET E TIJ MULTIENIKE SHTETËRORE, JO KOMBËTARE !!!

Këtë e provon edhe Kushtetuta e Kosovës, Neni 3, që thotë : “1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. “ (Kushtetuta, Prishtinë, 2008).

Prandaj, këtu s’ka elemente as për arrestim, as për burgosje e as për ndëshkim penal të ministrit të nderuar patriot  dhe demokrat shqiptar, Liburn Aliu, duke qenë se kjo e vërtetë është më se e saktë. Këtë  as de fakto e as de jure nuk mund ta hedhë poshtë as  “baba” i “kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu me ofendimet, me shpifjet, me gënjeshtrat dhe me intrigat e tij antinjerëzore, poitiko-propagandistike dhe antishqiptare, se gjoja  “ Liburn Aliu qenka 100% debil, kur thotë se Kosova nuk ka identitet kombëtar ngaqë nuk i funksionon multietniciteti!!!!? (FACEBOOK).

Ndaj, Nexhmedin Spahiu mund të “çuditet” dhe të “katranoset” me përodrimin e shenjave të pikësimit në facebukun e tij, por de fakto dhe de jure, e vërteta është se,  “Kosova  nuk ka identitet kombëtar monoetnik”, sepse i mungojnë simbolet kombëtare, siç janë Flamuri, Stema me Skënderbeun, Himni , Festa Kombëtare, si dhe përdorimi i vetëm zyrtar i Gjuhës Shqipe.  

Pra, Kosova, sipas Kushtetutës (15 qershor 2008) nuk ka idenitet kombëtar, por vetëm identitet shtetëror mulitetnik dhe multipluralist. Këtë de fakto dhe de jure e dokumenton “Neni  5, pika 1., ku thuhet se 1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. Ndërkaq, në pikën 2 të këtij neni, thuhet :Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj.” (Kushtetuta, 2008).

Gjithashtu, në “Nenin 6, thuhet se : 1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.” (Kushtetuta)

Pra, “debil” është Nexhmedin Spahiu, që e keqinterpreton dhe e bastardon Kushtetutën e Kosovës, duke e banalizuar dhe zhvleftësuar me gënjeshtrën e tij, se gjoja se “Kosova ka identitet kombëtar monoetnik.” !!!

Kjo rrenë nuk figuron askund, në asnjë fjali, në asnjë paragraf  dhe, në asnjë nen të Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës, e cila prerazi dhe qartazi  në NENIN 3, PIKA 1  e thotë se: “ Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike (JO MONOETNIKE E AS KOMBËTARE-M.H.), siç gënjen dhe shpif baba i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu, me qëllim që  të ndikojë tek organet dhe institucionet shtetërore të Kosovës, gjoja për arestimin dhe për burgosjen e Liburn Aliut (ministër i Mjedisit, i  Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës së Kosovës).

Deklarata e Liburn Aliut nuk është kundër prezencës së Amerikës dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë në Kosovë, por kundër Serbisë dhe Rusisë, që po e kërcënojnë Kosovën me luftë !

Nexhmedin Spahiu: “Kosova është komb monoetnik …”

-Jo more, shih çfarë “eureke” e kovaçit të “kombit kosovar” N.Spahiu : “Kosova na qenka komb monoetnik ...” !?

-Jo, si theksuam më sipër, në bazë të Kushtetutës(15 qershor 2008), e cila thotë se : “ Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike’(Neni 3, pika 1.)” , JO “komb monetnik”, o analfabet i shekullit XXI. – Ti trillo dhe ofendo sa të duash, zi e më zi, por gjendjen faktike, juridike, kushtetuese dhe politike të Republikës së Kosovës, nuk mund ta ndryshosh, duke  e provokuar dhe shantazhuar me “kombin kosovar” dhe me “gjuhën” tënde “kosovarishte”, gjoja se “Kosova është komb monoetnik” !!!???

Kosova (ende) është shtet i papërfunduar, sepse nuk njihet nga OKB-ja !

Këtë të vërtetë të qëndrueshme e kam pohuar dhe publikuar me dhjetra e dhjetra herë në mediat shqip (17 shkurt 2008-2023). Derisa është në fuqi Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara, shtetësia e Kosovës është “e përkohshme”, përkatësisht e papërfunduar juridikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.

Natyrisht që neve nuk na vjen mirë kur themi se Kosova ende nuk është rrumbullakësuar, nuk është përfunduar si shtet në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare, ose “është projekt i përkohshëm”, siç ka deklaruar Liburn Aliu (ministër i Mjedisit, i  Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës së Kosovës).

Mirëpo, Liburn Aliu e ka thënë të vërtetën ‘ se  “ Kosova është projekt i përkohshëm… Kosova është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Serbia, dhe po të mos ishte rreziku nga Serbia edhe unë nuk do ta shihja Kosovën si projekt të përkohshëm…” (https://gazeta10.com/ministri-aliu-e-perserit-deklaraten-se-kosova-eshte-projekt-i-perkohshem/)

Në mesazhin e kësaj deklarate të ministrit Liburn Aliu  nuk ka asgjë   skandaloze e as “penalizuese” siç ka shpifur “baba” i “kombit kosovar”, N.Spahiu, se gjoja kjo u drejtohet drejtpërdrejt autoriteteve diplomatike amerikane, që të “ tërheqin ambasadën e tyre nga Prishtina” !?

-Jo, kjo deklaratë nuk është kundër pranisë amerikane në Kosovë, por kundër amalgams ruso-serbe dhe kundër zagarisë dhe klysharisë kuislinge shqipfolëse, që në format më perfide dhe hibernetike po e rrezikojnë sigurinë dhe rendin shtetëror të Kosovës, si dhe të Shqipërisë.

 

Ministri Aliu, assesi nuk e mohon  shtetin e Kosovës!

Prandaj, Spahiu dhe “spahinjtë” vasalë të tij, nuk kanë asnjë të drejtë,që Liburn Aliun ta ofendojnë si “debil”, ashtu siç e ka ofenduar N.Spahiu, se gjoja ai “nuk e njeh identitein kombëtar të Kosovës” !

Pavarësisht se çfarë ka ofenduar, shpifur dhe gënjyer N.Spahiu në adresën e Liburn Aliut (ministër I Mjedisit, i  Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës së Kosovës), Aliu nuk e mohon shtetin e pavarur të Kosovës e as  kontributin e Amerikës dhe të aleatëve të saj evropianoperëndimorë në çlirimin, në shpëtimin, në pavarësimin dhe ndërtimin e sa  e saj, por në mënyrë realiste dhe  të argumentuar pohon të vërtetën e pakundërshtueshme se, Kosova është projekt i përkohshëm…”-Domethënë, DE JURE ende është SHTET I PAPËRFUNDUAR !

Për më tepër këtë të vërtetë e dinë edhe Uashingtoni zyrtar, edhe NATO-ja, edhe OKB-ja, edhe BE-ja, edhe OSBE-ja etj., se njohja e Kosovës është e karakterit unilateral ( e mbi 100 shteteve anëtare të OKB-së) dhe jo universal  i 93 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Këtë të vërtetë të dhimbshme, tanimë e dinë edhe  “vremçat” e harruar në gjithë “botën shqiptare” brenda dhe jashtë kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike ( 2000-2023).

Gjithashtu, është e vërtetë se Kosovën e patën njohur 140 shtete anëtare të OKB-së, ku  “26 prej tyre kanë tërhequr njohjet  ndërkombëtare”, kjo nuk do të thotë se Kosova e pavarur ka fituar cilësinë de fakto dhe de jure të anëtarit me të drejta të plota të OKB-së. Ndaj, përderisa nuk ndryshon një gjendje e këtillë e statusit juridik të ngrirë të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sipas Rezolutës 1244 për Kosovën të Kombeve të Bashkuara (https://unmik.unmissions.org/united-nations-resolution-1244), të cilën  Rusia me veto-n e saj e ka bllokuar në Këshillin e Sigurimit, s’ka dyshim se  shtetësia e Kosovës nuk është e përfunduar juridikisht sipas së Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe sipas së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, duhet të “lexohet” dhe të kuptohet drejt edhe deklarata e ministrit të Mjedisit, të  Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliut, se  “Kosova është projekt i përkohshëm”.

 –Unë do thoja se,  hëpërhë Kosova  është edhe “shtet i “përkohshëm”, edhe “ shtet eksperimental”, i krijuar, që të funksionojë si shtet multietnik dhe pluarilst. Mirëpo, deri tash, koha e provoi se një shtet i tillë “multietnik” vërtet nuk po funksionon në praktikë, duke qenë se  minoriteti serb nuk po e njeh Kosovën si shtet të vetin,  por vetëm Serbinë, e cila me çdo kusht po mundohet, madje edhe duke përdorur edhe politikën e forcës dhe  ndërhyrjen agresive në brendinë e territorit të Kosovës në manastirin e Banjskës (siç ishte agreioni i saj, më 24 shtator 2023 përmes forcave paramilitare, të cilat vranë policing shqiptar Afrim Bunjaku dhe plgaosën një bashkëpolic tjetër).

Sa më sipër,  sipas Kushtetutës së Kosovës në fuqi, në Kosovë nuk kemi shtet monoetnik , por “ shoqëri shumetnike”.(Shih: Neni 3, pika 1: “ Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat