34 vjetori i LDK: Rugova për 17 vjet e ndërtoi, Isa me Lutën e Agim Veliun për 16 vjet e shkatërroi

Opinione

34 vjetori i LDK: Rugova për 17 vjet e ndërtoi, Isa me Lutën e Agim Veliun për 16 vjet e shkatërroi

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:14
Autori Faton Mehmeti

34 vite më parë u krijua partia e parë anti komuniste në trojet shqiptare. LDK u krijua në dhjetor të vitit 1989 nga një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh të cilët filluan të punojnë për bashkimin e forcave politike shqiptare në një në një front të përbashkët. Kjo ndodhi gjatë shkatërrimit të sistemit një partiak dhe me ngritjes së atij shumë partiakë në ish Jugosllavi, fillon të bëhet regjistrimi i partive të ndryshme politike.

Në krye të LDK-së priu intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë, dr.Ibrahim Rugovën, që mbante edhe pozitën-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Duke krijuar sistemin paralel në Kosovë, LDK bëri diçka unike në llojin e saj duke qëndruar të palëkundur në misionin e saj të të bërit të njohur kauzën e shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi.

Intelektuali i jashtëzakonshëm dr.Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë së Kosovës, edhe kur bandat e pasluftës u munduan ta vrisnin, të bënin propagandë kundër tij, të gjitha dështuan me popullin që i dha mbështetje qysh në zgjedhjet e para pas luftës.

Deri më 21 janar të 2006 LDK ishte në rrugën e duhur, ndiqte filozofinë e drejtësisë, unitetit, besimin në vlera dhe fjalën e dhënë. Pas vdekjes së Rugovës, në vazhdimësi LDK u tjetërsua, metamorfozë të pabesueshme. Për interesa të pasardhësve të Rugovës në krye të LDK, u bashkuan me të keqën, qytetarët filluan largimin edhe pse me dhimbje.

Arroganca e Isa Mustafës dhe klanit të tij, flirtimi me PDK dhe harrimi nga premtimet ndaj qytetarëve kulmuan me 14 shkurt të 2021 me rezultatin më të keq në histori të saj.

Aktualisht udhëheq një djalë i ri nga mosha por jo nga koncepti, me rikthimin e besimit tek elektorati i tradhtuar nga ata që punuan në dëm të LDK dhe vizionit të Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat