Është shumë lehtë të thuhet: Mos ikni nga atdheu!

Opinione

Është shumë lehtë të thuhet: Mos ikni nga atdheu!

Nga: Dedë Preqi Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Dedë Preqi

Është shumë lehtë të thuhet, mos ikni nga atdheu, se do ktheheni edhe më të varfër. Ndoshta kjo fjalë do të tingëllonte si e vërtetë, por sikur do të krijoheshin kushte paraprake për qytetarët e vendit, si obligim i çdo qeverie dhe pushteti në përmbushjen e premtimeve dhe realizimin e programeve të tyre, me siguri edhe niveli i kësaj ikje kishte me qenë më i ngushtuar.   

 Kuptohe se jeta i ka obligimet e veta, dhe nëse kryefamiljar i një familje do të qëllonte i pa punë dhe pa të ardhura personale, e ka të vështirë me i përthekue të gjitha kërkesat e anëtarëve të vet, ndoshta edhe ato elementare e mos të flasim për ata që e kanë edhe bukën e gojës mungesë.

Në veçanti gjatë festave të fund vitit, sidomos nëpër qytetet tona, si gjithëherë zhurmojnë rrugët dhe sheshet prej njerëzve dhe më shumë prej të rinjëve,  të cilët i dallon shumicën e tyre, që e humbin kohën kot, duke shetitur prej një këndi në një kënd tjetër.

Ata që disponojnë vullnet  dhe kanë shpresa për një të ardhme më të mirë janë të rrallë, vetëm familjarët e ndonjë qeveritari, apo beznismeni të pasur, të cilët si të tillë, e përbëjnë shoqërinë e të pasurve dhe luajnë rrolin e shtyllës së shtetit të brishtë.

Nuk mund të themi se kjo është cilësi, apo karakteristikë e një shoqërie të mirëfilltë demokratike, e cila disponon shkathtësi  për t’a ngritur intensitetin  e zhvillimit dhe për t’a zbutur papunësinë në vend dhe vala e njerëzve të pa punë do zbutet në një mënyrë, por më e keqja e gjithë kësaj, ku në çdo takim të kësaj rinie, bëhët fjalë për ikjen e tyre nga vendi.

Ndryshe, për dallim nga e kaluara e dhimbshme, kur populli i Kosovës, ishte i detyruar t’a lëshojë vendin e vet dhe të ikën nga ndjekjet dhe përsekutimet e okupatorit, ndërsa sot është e pa kuptimtë kur një masë e madhe e popullatës  dhe shumica e madhe e të rinjëve largohen nga atdheu i tyre, përshkak të kushteve të dobëta ekonomike e sociale.

Nuk mund ta quajmë të natyrshme, kur populli i Kosovës, në këtë kohë dhe shekull  të braktis vendin e vet, duke ikur për çdo ditë nga vendi  vet, për të kërkuar një jetë më të mirë, edhe pse nuk e dinë se çka e pret dhe ku shkon, e shpeshherë duke rënë pre e matrapazëve të ndryshëm, të cilët i lënë rrugëve dhe vendeve të panjohura.

Kjo adresë e popullit dhe të rinjëve të Kosovës, është një adresë e gabuar, edhe pse dikush e quan të arsyeshme, mirëpo  ikja pa ndonjë bazë të sigurisë, vetëm me shpresë për një jetë më të mirë, është diçka e dhimbshme, sepse në këtë mënyrë, duhet të mendohen pasojat dhe ngjarjet e pa pritura që ndodhin gjatë rrugëtimëve të vështira, që duhet edhe pak menquri, sepse jeta është e shtrenjtë, sidomos e fëmijëve, të cilët nuk janë fajtorë të kësaj loje.

Është e pa kuptimtë edhe për ata njerëz, që e shesin pasurinë e tyre në Kosovë, për të siguruar  udhëtimin deri në vendin e caktuar jashtë vendit të vet, duke mos llogaritur se një ditë duhet të kthehen  përsëri në vendin e vet, aty ku nuk ka mundësi tjetër përveq për tu përballuar me skamjen dhe mjerimin e skajshëm, që ndoshta do të ishte më i mirë mjerimi i vendit të vet se  një mjerim dhe sfidë e pa kuptimtë në vendin e huaj.

Skamja e udhëheq qenjën njerëzore ndoshta në shumë vende të botës, e cila në një mënyrë e derigjon jetën si karakteristikë e natyrës njerëzore, që bie në cungim të jetës normale, kështu që njeriu dashur e pa dashur, natyrën e jetës së vet e shdërron në kronikë jo të mirëfilltë, pa i llogaritur pasojat, të cilat mund ta ndjekin mbrapa.

Një tragjeti e tillë e ka kapluar një pjesë të madhe të botës, sikur që janë disa vende të Azisë dhe Afrikës, janë të detyruar të zhvendosen nga trojet e veta, që të shpëtojnë nga luftat e ndryshme, ndërsa populli i Kosovës, këtë e ka përjetuar më herët, ndërsa sot nuk e meriton të krahasohet me këto vende, sepse ky popull jeton sot në liri dhe në shtetin e vet demokratik, i cili i ka mundësitë për ti krijuar kushte dhe mirëqenje së paku vetëvetës.

Për tërë aktin  i kësaj drame të qytetarëve tanë, nuk është shkakëtar i vetëm, që quhet liberalizimi i vizave, por njerëzit që vuajnë nga kushtet ekonomike, të njejtit kishin me udhëtuar edhe me viza dhe kishin me marrë rrugët e perëndimit, për të kërkuar kushte më të mira të jetës, por është shumë e dhimbshme që brenda një viti do largohen me qindra qytetarë jashta vendit, ndonjëri prej tyre edhe duke kërkuar azil ekonomik.

Dhe më e dhimbshme është, kur shumica prej tyre vuajnë në rrethana të ndryshme, duke kaluar jetën nëpër kampe të improvizuara, të cilat nuk i posedojnë as kushtet elementare, apo do të trajtohen  sikur kafshë të grumbulluara në një vend, dhe shumica e tyre qëndrojnë sikur nëpër burgje të vjetra, që janë të izoluara dhe të pa përshtatshme për njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat