Deputeti gjerman Knut Abraham, më shumë i del zot Republikës së Dardanisë, përderisa, Edvin Kristaq Rama, më shumë i del zot Serbisë

Opinione

Deputeti gjerman Knut Abraham, më shumë i del zot Republikës së Dardanisë, përderisa, Edvin Kristaq Rama, më shumë i del zot Serbisë

Nga: Hafiz Shala Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 15:28
Autori Hafiz Shala

Zgjedhja e Vuçiqit në Serbi, me vota të vjedhura, të manipuluara e të blera, mu ashtu sikur ato të Edvin Kristaq Ramës, në Shqipëri, janë “referendum” për sulm potencial ndaj Dardanisë.

Në SHBA, nëse Gjykata Supreme nuk ia ndërpret kandidimin e Donald Trump për President ashtu siç veproj ajo e Colorados, rreziku, jo vetëm për Dardaninë por edhe për botën, është i madh.

Udhëheqja aktuale e Dardanisë, përveç qe po përballët më Serbinë, Rusinë dhe një pjesë të Evropës, problemin më të madh e ka më Kryeministrin Shqiptar, Edvin Kristaq Rama. Populli thotë, lisin, pyka e vetë më së lehti e qanë.

Ky, pra Kristaqi sikur të heshtë lidhur më Dardaninë, disi ndoshta “do ta arsyetonim” sepse, “duhet ta kuptojmë” se e qorton Vuçiqi dhe ia qetë harpallakun për lendinë, mu ashtu sikur edhe ish udhëheqjes dardane, përmes Millan Radojqiqit, kur të fillon t’i denkospiroj për bizneset e përbashkëta dhe jo vetëm ato, duke e akuzuar Albin Kurtin sikur “racist” pasi vetëm atij ia konfiskoj pasurinë ndërsa shqiptarëve jo.

Nëse Radojqiq hipotetikisht ekstradohet në gjykatën e Dardanisë, ani pse, nuk është e pa mundur sepse, Serbia do ta sakrifikoj çdo individ për ta shpëtuar vetën dhe Serbinë ashtu siç ndodhi me Millosheviqin të cilin e sakrifikuan siç ka edhe teori se e kanë helmua në burgun e Hagës që të “shpëtohet Serbia”.

Deri tani, po thuajse ia doli sepse, me gjithë shumë kriminel ende nuk i ka dorëzuar pranë Gjykatës Ndërkombëtar për Krime Lufte ndërsa, shqiptarët, gjykohen, hetohen dhe ekstradohen, duke ua shqetësuar e maltretuar familjet psiqikisht edhe në ditët e sotme.

Është e pa pranueshme, raciste dhe poshtëruese kur, Evropa, ushtron presion të pa parë, politik, ekonomik e juridik ndaj Dardanisë e cila, assesi as nuk e arsyeton e as nuk e pranojë se po ushtron presion ndaj viktimës e cila, edhe kur ankohet e akuzojnë se po përdor fjalor nxitës karshi shtetit agresor Serbisë të cilën ende nuk e dënuan, as me masa ekonomike, as politike e diplomatike qoftë edhe ndaj atyre

kërcënimeve ushtarake përreth kufirit, edhe pas agresionit të 24 shtatorit.

Bile, janë të kujdesshëm që, mos ta përdorin terminologjinë faktike sic është fjala, terrorizëm, agresion shtetëror etj. sepse, sipas vlerësimeve reale dhe përcaktimit të akuzave, duhet të ndërmerren edhe masa adekuate, që faktikisht me qellim po i ikin.

E gjithë bota e ka parë së Serbia bëri agresion ndaj Dardanisë shtet sovran e demokratik i njohur ndërkombëtarisht nga 117 shtete apo 2/3- tat e shtetev anëtare të OKB-së.

“Ndoshta, duhet kuptuar Bashkësinë Ndërkombëtare, në rend të parë Evropën” e cila po humbë kohë e shpenzon para por, haptas tregohet në anën e armikut dhe agresorit Serbisë.

Evropa pra duke pritur ndryshimin e qëndrimit anues ndaj Rusisë të cilës, nuk po i vë sanksione ekonomike lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Të gjitha shtetet e Evropës përjashtuar Hungarinë, nuk dihet tani puna e Sllovakisë, me mundësi të paraqitjes edhe ndonjë shteti tjetër sepse, Rusia, përmes miqve dhe aleatëve të sajë, po ushtron presione të ndryshme, por edhe premtime të cilat do t’i realizojë si të “kryen punë më Ukrainën”.

Por, ja që nuk është e vetme, pasi, krahas Vuçiqit janë edhe Kryeministri hungarez Viktor Orban dhë ai i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama.

Përderisa Evropa po ushtron presion ndaj viktimës, Dardanisë karshi agresorit dhe kërcënuesit të paqes në Ballkan dhe më gjerë Serbisë, tani përmes presionit për të pranuar një Asociacion i cili në Draft statusin e propozuar nga Evropa, fshihet një autonomi për serbet e veriut apo pushtet i tretë, një paradhomë e shpalljes më vonë të pavarësisë dhe pastaj, bashkëngjitjes me Serbinë. Në këto momente kritike për vendin, në mes faktorit politik është duke ndodhur një përçarje aq e rend kur uniteti është më se i nevojshëm ndoshta në këto momente historike sepse, Dardania, nuk i takon as Qeverisë e as opozitës por iu takon, në rend të parë atyre që ranë për liri të cilët prehen të qetë e krenar. Ndërsa, edhe popullin të cilin i kemi përçarë edhe ata për interesa politike, ekonomike dhe pushtet të cilët deri në këto momente të udhëheqjes nga kushdo qoftë, nuk ishin në nivelin e interesit shtetëror e kombëtar.

Për fatkeqësinë tonë kombëtare, në skenë kanë dalë renegat dhe bashkëpunëtor të armikut Serbisë e cila, në mënyrë prefide i ka futur në kontroll përmes shantazhimeve përmes pjesëmarrjeve në marrëveshje të dëmshme për Dardaninë të cilët nuk e kanë guximin e as interesin të largohen nga ato dakordime.

Edvin Kristaq Rama, për t’u treguar i “moderuar, bashkëpunues dhe paqësor” mu ashtu sikur Vuçiqi, ky, qëndron ne krye të këtyre lëvizjeve anti kombëtare për shkatërrimin e boshtit atdhetar nacionalist i cili do t’i kundërvihej Serbisë.

Në të vërtetë, ky, po punon në realizimin e marrëveshjeve shkatërruese, jo vetëm të Republikës së Dardanisë por edh të interesave kombëtare në përgjithësi.

Hartimi i draft statusit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa bashkëbisedim e dakordim me Qeverinë e Dardanisë, duke u mburrur se ka bërë punë të mirë, është dëshmia më e mirë se, bashkë me Vuçiqin dhe Thaçin, arritën marrëveshjen për ndarjen dhe eliminimin e Dardanisë, më pastaj, bashkimin më Shqipërinë. Kjo, ishte edhe marrëveshje e fshehtë edhe me ish Presidentin Donald Trump përmes telallit të tij Richard Grenell, qysh atëhere, duke i premtuar Hashim Thaçit se nuk do të përfshihet me aktakuza në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte i cili, bëri presion ndaj deputetëve që kjo gjykatë të votohet sepse, ashtu po e kërkojnë ndërkombëtarët.

Se rreth kësaj kurthe antikombëtare, e vërtetojnë edhe deklaratat e tanishme të ish “ambasadorit” Richard Grenel i përzënë nga Gjermania se, po të ishte Thaçi tani në pushtet, do të kryenim punë. Ose, ne, do të punojmë që atë ta lirojmë nga Gjykata e Hagës dhe ta sjellim në pushtet.

Me lejoni qe të paralajmërojë Qeverinë dhe popullin e Dardanisë se, po që se Donald Trump i fiton zgjedhjet në SHBA, që do të duhej të pa mundësohej pas të gjitha natyra akuzave reale qe e ngarkojnë, si në aspektin e manipulimit me tatimet por, ndër më e rëndësishmja është sulmi i 6 janarit në Tempullin e Demokracisë Capitoll Hill që ishte thjeshtë një organizimi një lufte qytetare pasi që sipas tij” u janë vjedhë votat”.

Rreth lëndës së Donald Trump, është angazhuar Prokurori Federal Jack Smith, i cili ka merita të mëdha rreth ndërprerjes së udhëtimit të Thaçit në Shtëpinë e Bardhë për korrigjim- ndarje të Dardanisë, heqjen nga rendi i ditës gënjeshtre serbe rreth “Shtëpisë së Verdhë” trafikimi me organet njerëzore si akuzë e rëndë ndaj UÇK-së pranë Gjykatës së Hagës.

Zgjedhja hipotetike e Donald Trump në krye të shtetit Amerikan, nuk është rrezik vetëm për Amerikën por për boten në tërësi. Ky, vërtetë është aleat i ngushtë i diktatorit Putin i cili, edhe në zgjedhjet e vitit 2016 kishte shpenzuar para e propagandë që të vijë në pushtet. Tua përkujtoj se, në ditën e shpalljes së fitores së Donald Trump, Duma Ruse ( Parlamenti rus), nën organizimin e ultranacionalistit dhe shovinistit rus Zhirinovski, është organizuar aheng deri në mëngjes.

Çka do të thotë zgjedhja e tij në krye të Amerikës për shqiptarët, me theks të veçant për dardanet.

Gjatë fushatës elektorale ai disa here ka theksuar se, po qe se vjen në pushtet, konfliktin Rusi-Ukrainë do ta zgjidhë menjëherë, që, nënkupton, dorëzimi e krahinave të okupuara Rusisë duke e detyruar Ukrainën që nën presion dhe kërcënime ta pranojë këtë “marrëveshje” ndërsa, për Republikën e Dardanisë, dorëzimin e veriut Serbisë dhe pastaj, le të bashkohen shqiptarët, ndërsa, “shteti i përkohshëm” të zhdukët, që i bie se Serbia duhet të bisedojë me Shqipërinë, vëllain e tij, Edvin Kristaq Rama. “ Pse jo”.

Ndërsa, për botën, siç u shpreh kandidatja republikane Nikki Haley, ish Ambasadore e SHBA-ve pranë OKB-së ish Guvernatore e suksesshme Carolinës së Jugut, tani kandidate për Presidente të SHBA-ve, paraqet rrezik për paqen dhe sigurinë në botë.

Donald Trump, edhe më parë ishte i interesuar që ta shkatërrojë forcën ushtarake Verio Atllantike, NATO, sepse gjoja nuk po paguhet përqindja financiare e 2%-shit në nivelin Evropian. Por, esenca është diku tjetër, ndarja e interesave gjeopolitike me Rusinë e Carit Putin që i bie se Serbia në ketë rast po favorizohet, forcohet duke e marrë primatin kryesor në Ballkan.

Dua të shpresoj se, Gjykata Supreme e SHBA-ve, megjithatë do të ndërhyjë për ta shpëtuar Amerikën ndaj një pretendenti për në krye të shtetit sepse, nëse ky njeri nuk është i mirë për Amerikën dhe popullin e sajë, si mund të jetë i mirë për botën demokratike. Në të vërtetë, është shumë i rrezikshëm. Shqiptarët në SHBA, ani pse përmes votës së tyre, nuk mund të ndikojnë në zgjedhjen e tij në krye të shtetit, pasi është një anti emigrant i përbetuar, mundën që përmes miqve shtetas amerikan ta thonë mendimin e tyre kundër zgjidhjes së tij por, edhe me votën e cila duhet jetë absolutisht kundër zgjedhjes së tij.

Gjykata e Colorados zyrtarisht e eliminoi nga gara për President në bazë të aktakuzave më të cilat ngarkohet.

Në Serbi, fitoi ai i cili ka qenë e ditur që më parë se do të fitoj, Aleksandër Millosheviq( Vuqiq) më grupin e tijë ultranacional- shovenist. U vlerësua edhe nga Evropa, për habi se, kanë ndodhur manipulime, blerje votash e çka jo tjetër. Ndër më e zëshmja ishte Gjermania. Por, Vuçiq e mori në një mënyrë përkrahjen për ta përsëritur agresionin e ardhshëm ndaj Dardanisë. Kryeministri Kurti, por, më e rëndësishmja edhe Sekretari i NATO-s Stoltenberg, deklarohen në mënyrë permanente për rrezikun e një sulmi, përderisa opozita, deklaratat e Kryeministrit i konsideron “populliste”.

Sido që të jetë, Vuqiq ka marrë hov duke shpresuar në zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump që konsiderohet njëherit edhe fitore e Putinit. Prandaj, nëse NATO, nuk ia tregon dhëmbët e vërtetë, ky, nuk do të ndalët. Dorën në zëmër, përforcimi i trupave shtesë, besoj edhe në gjendjen mobile të Aviono të Italisë ku janë të koncetruara trupat ushtarake posaçërisht atyre ajror për të vepruar sikur në vitin 1999, megjithatë, do ta detyrojë Vuqiqin të kënaqët më pushtetin që e mori përmes votës së vjedhur, të manipuluar e shantazhuar mu ashtu sikur vëllai dhe aleati i tij i sinqertë, Edvin Kristaq Rama.

Pra, dy diktator i shekullit 21 po forcohet në Ballkanin Perëndimor, qëllimi, të sundojnë me popullin e nëpërkëmbur pa një demokraci themelore.

Pyetja publike për spektrin politik e shtetëror është se, ku jemi në këtë konglomerat të rrjedhave politike?!

A kemi unitet rreth Draft Statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, brenda të cilit fshihen shprehje dy kuptimshme qe i mundësojnë një Autonomi apo pushtet të tretë që assesi nuk duhet të pranohet me çfarëdo kushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat