Ideologjia Sllavo-Komuniste assesi të reformohet!

Opinione

Ideologjia Sllavo-Komuniste assesi të reformohet!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 18:11
Autori Ismail Muçiqi

Pas shpërbërjes të Bashkimit Sovjetik kur Mihajll Gorbaqovi ishte ai Reformatori, i cili i bëri hapat e parë në reformimin e sistemit, duke hapë rrugë për nismën e proceseve demokratike në ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Programi politik të cilin e nisi për ta vu në jetë pluralizmin shumë partiake duke ndjekur rrugën e shteteve të Bashkimit Evropian Mihajll Gorbaqovi u krijoj shans shteteve të Bashkimit Sovjetik për ta ndjekur rrugën e shteteve të Evropës së bashkuar.

Programi politik i Gerbaqovit “Perestrojka” ishte platforma më progresive për zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut pas sistemit totalitarë të Bashkimit Sovjetik të cilën e ushtruan Hushqovi e më vonë Brezhnjevi.

Politika dhe vizioni largpamës i Gerbaqovit për hapje ndaj Botës, duke i përqafuar idetë dhe zhvillimet demokratike në Evropë bëri që të rrënohet muri i Berlinit, i cili e ndau afër një shekulli Evropën në ideologji Komuniste dhe Demokratike. Mjerisht këto procese të cilat filluan me politikën e Gerbaqovit, forcat antidemokratike me ideologji të egër komuniste e bllokuan frymën e lirisë dhe demokracisë, duke e rikthyer Vladimir Putinin në krye të Rusisë.

Ky despot i dalë nga kuzhinat e inteligjencës Ruse përkatësisht nga shërbimi ushtarak i “Kagebesë”, i bllokoi këto procese duke u munduar ta rikthejë sistemin e Stalinit në Rusi.

Putini tani ka hapur një front të ri të luftës në Ukrainë duke e rrezikuar paqen dhe Sigurinë Globale. Fakti se Vladimir Putini për here të katërt po zgjidhet President i Rusisë përmes sistemit diktatorial, tregon gjendjen e vërtetë se diktatura ideologjike, komuniste në Rusi i ka themelet e vjetra me shekuj. Mjerisht Evropa dhe proceset demokratike në Evropë po sfidohen nga katër liderë të pa reformuar me ideologji sllavo-komuniste e këta janë: Aleksandër Vuqiqi Presidenti i Serbisë, Presidenti i Bjellorusisë Llukashenko, e për fate të keq me këto pikëpamje ideologjike, diktatoriale tani po sillet edhe Edi Rama Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Vetë fakti se këta liderë të shteteve të lartpërmendura e kanë kapur pushtetin duke e ngulfatur demokracinë, fjalën e lirë, mjetet e informimit po qëndrojnë në pushtet më shumë se 10 vite me radhë. Kjo nuk donë koment. Andaj ideologjia Sllavo-Komuniste e cila në rend të parë po e sfidon paqen në Ballkan nga hegjemonia Serbe paraqet sfidë për proceset demokratike për paqen në Evropën e Bashkuar. Kjo teori u vërtetua me shkatërrimin dhe shpërbërjen e Ish Jugosllavisë nga politika fashiste Serbe në krye me Milloshoviqin, e tani me Aleksandër Vuqiqin. Të njëjtin kurs politikë po e ndjek edhe Vladimir Putini duke u munduar ti rikthej ish Republikat e Bashkimit Sovjetik të cilat tani kanë fituar Pavarësinë dhe shumica prej tyre janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe anëtarë të NATO-së. Pa tjetër ne Shqiptarët duhet të brengosemi për aleancën miqësore në dëm të Shqiptarëve të cilën e kanë lidhur Aleksandër Vuqiqi dhe Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat