Kuvendi analfabet, një dështim historik

Opinione

Kuvendi analfabet, një dështim historik

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 07:31
Mr.Ali Hertica

Nga të dhënat e të gjitha raporteve të monitorimit të punës, që nga fillimi i kësaj legjislature të re, duke përfshirë edhe raportin e fundit monitorues për vitin e kaluar, të publikuar, del se këto raporte janë ndër më negativet deri më tash, e që flasin për dështimin e plotë të ligjvënësve në përmbushjen e besimit të dhënë nga qytetarët.

"Ky dështim i madh vjet nga të paditurit dhe analfabetët, që nuk dinë as lexim, në politikë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, kësaj legjislature dhe këtij spektri politik përfaqësues në Kuvend do t'u faturohet rëndë me një ndëshkim të madh në pritje të zgjedhjeve të radhës nga vota qytetare", shprehet ai.

Sipas Herticës, tani votuesi duhet të mendohet shumë se kujt do t'ia japë votën në zgjedhjet e radhës, duke ndëshkuar pamëshirshëm këtë legjislaturë, që nuk ka parë asgjë më shumë përtej interesave për përfitimet e veta grupore e individuale.

"Privilegjet e tyre nuk kanë të ndalur, gjithherë e në dëm të buxhetit të shtetit dhe në favore e në trashjen e luksit të tyre. Në bazë të hulumtimeve del se legjislatura e tanishme ka treguar performancën më të dobët nga të gjitha legjislaturat e kaluara", ka thënë më tej Hertica.

Qytetarët, të zhgënjyer nga niveli skandaloz i parlamentarëve Veç analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tej mase të zhgënjyer me përgatitjen shkollore dhe intelektuale të kuvendarëve të Kosovës. Ndaj, qytetarët e anketuar thonë se, kjo legjislaturë e Kuvendit është shndërruar në një legjislature jo vetëm qesharake e dështake, por edhe më e dobëta deri me tash.

Të anketuarit thonë se Kosova po e përmbyll vitin 2023 në depresion të thellë, pikërisht për shkak se nuk po shohin ardhmëri me këtë klasë politike të tejinkriminuar, me mafio-oligarkinë dhe nëntokën që po sundojnë pa ligj në Kosovë.

Dështime të jashtëzakonshme

Në njërën anë kemi një pozitë, e cila është e dirigjuar nga pushteti e duke e reduktuar fuqinë politike vetëm në ngritje duarsh dhe një opozitë, e cila për shumë çështje nuk ka treguar konstruktivitet, si pushteti ashtu edhe opozita duhet të përfaqësojnë vullnetin qytetar, e shtetëror, e jo të veprojnë për interesa personale, klienteliste, nepotiste, e mbi të gjitha për interesa të ngushta politike.

Në Kuvend kryesisht kemi deputetë me karakteristika të ndryshme dhe analfabetë që nuk dinë lexim të rrjedhshëm, janë (pseudo) populistët bosh (jokoherentë), arrogantë, me vepra të ulëta, servilë, të cilët mundohen të lëpijnë kocka. Kjo legjislaturë është bërë arenë e luftës për pushtet, për interesa politike e grupore dhe për privilegje.

Dështimet janë jashtëzakonisht të mëdha në detyrat që ka praktika parlamentare, e dështimet e kësaj legjislature janë në të gjitha fushat, mbi të gjitha mosarritja e mbikëqyrjes së punës së Qeverisë, mosnxjerrja e vendimeve për të kërkuar reformatimin e Qeverisë, monitorimi i zbatimit i ligjeve, mosefikasiteti i nxjerrjes së ligjeve të tjera të rëndësishme për shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat