“Provat kundër Berishës” mund të gjenden te firmat e...Edi Ramës!

Opinione

“Provat kundër Berishës” mund të gjenden te firmat e...Edi Ramës!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:12
Xhevat Mustafa

Qysh kur miku i disa partiakëve dhe pushtetarëve socialisto-rilindas, Charles McGonigal, arriti të sajojë, rrëmbejë apo “bjejë” jo fort shtrenjt "non gratën" për Berishën dhe SPAK- u nisi ta kishte liderin e PD- së e të opozitës nën kontroll si dhe për përgatitjen e dosjes me "fakte" kundër tij, ofruar bujarisht edhe nga burime qeveritare, ka shpërthyer debati mes enveristo- edramistëve dhe berishianëve për fajësinë e Berishës dhe për "faktet" që mund ta vërtetojnë këtë. Nga fronti i copës së madhe PD dhe i opozitës së vërtetë ka bindje masive dhe zëra të fortë, që këmbëngulin se SPAK-u do të vuaj nga “kapsllëku apo shterpësia” për të gjetur faktet e nevojshme apo të mjaftueshme për t’i lumturuar Edi Ramën me ministresha e ministra me inkriminimin e pakundërshtueshëm dhe bindës të Berishës e me largimin e tij nga kryesimi i opozitës.

Për "të ndihmuar opozitarët të jenë më të përmbajtur e më realistë” si dhe SPAK- un, që ta ndajë sa më shpejt shapin nga sheqeri, domethënë faktet e vërtetë nga faktet e sajuar, me nge apo shpejt e shpejt, mund t'i shërbejë edhe kjo formë logjikimi dhe argumentimi. Si "nuk paska prova kundër Berishës"? Pse, a nuk janë "prova të bollshme, të mjaftueshme dhe bindëse kundër tij" gjithë ato firma të Edi Ramës në lejet e ndërtimit për pallatet tek "Komuna e Parisit", në zonën e ish Klubit "Partizani", në Gjirin e Lalëzit, në Himarë dhe gjetiu si dhe VKM- të, PPP- të, koncesionet, licencat... po me firmën e tij ???!!!

Vërtetë shkresat me firmat e Edi Ramës ose të zëvendësve të tij Arben Ahmetaj e Linda Balluku, nëse fillohet nga Bashkia ose Kryeministria, të shtrira e lidhura varg një më një, mund të arrijnë deri në Surrel, por përsëri, sipas gjykimit dhe vendimit të partisë e të shokut E...di Rama, ai Sali Berisha, "non grata from Soros- Neza- Mcgonigal", i pafajshëm nuk del sa të jetë gjallë...! Sepse, është sajuar edhe justifikimi: Edi Rama i ka vënë firmat, "me sytë përmbytur nga lotët", pa mundur të shihte se ç' hidhte, duke pasur prapa, "herë me kallashnikov e herë me sopatë ose varre në kokë", Sali Berishën! Ç' të bënte në këto rrethana Edi Rama i zi!? Do të linte në ato shkresa firmat që "i kërkonte ai"!?

Për të vërtetuar se kemi "drejtësi të vërtetë e të pavarur" nga kryeministri, le të gjenden dhe shikohen me sy të lirë e jo me lupë dosjet me lejet e ndërtimit, VKM- të, PPP- të, koncesionet, licencat..., me firmat e qarta të Edi Ramës ose të zëvendësve të tij! Përsëri nga SPAK nuk ndryshohet mendim e qëndrim aspak! Sepse, sipas urdhërit që ka marrë nga lart e nga larg, vetëm kështu, pa apo me fakte, pa apo me firmat e Edi Ramës, pa apo me firmat e Sali Berishës dora vetë, u mbyllën gojët një herë e mirë për t'u mbrojtur Sali Berishës, berishianëve dhe opozitarëve pak më të flaktë...!

Shqiptarët janë aq të mençur sa të kuptojnë e binden se Xhorxh Soros ka vendosur dhe u ka lënë amanet Alex- it dhe njerëzve të tjerë të tij në Shtëpinë e Bardhë e në DASH, që pas Enverit, për shumë vite në pushtet, në Shqipëri do të jetë dhe qeverisë si mbret vetëm Edi Rama dora vetë e me..."tufën" e vet! Ashtu de! Të na rrojë partia dhe shoku...E...di!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat