Opozitë e dobët dhe destruktive

Opinione

Opozitë e dobët dhe destruktive

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Dëshira për të kritikuar apo kundërshtuar Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani për shkaqe personale dhe jo për çështjet reale politike është bërë një dukuri e njohur dhe e diskutueshme në skenën tonë politike.

Vjosa dhe Albini, si krerë të shtetit kanë bërë që opozita ose kundërshtarët e tyre politik, dhe një numër i gazetarëve dhe analistëve, nuk janë në gjendje të përqendrohen te çështjet konkrete apo politike dhe në vend të kësaj të gjorët merren me veprimet e tyre personale duke anashkaluar çështjet madhore me të cilat po ballafaqohet shteti dhe populli ynë.

Cilat janë arsyet që opozita përqendrohet te individët, në këtë rast te Vjosa dhe Albini?

Si opozitë e dobët që është, dhe kundërshtarë jo të denjë, përdorin strategjinë e sulmit personal duke u munduar për të minuar sukseset dhe imazhin e tyre, duke provuar për të krijuar një perceptim negativ te populli.

Por, jo. Me kritikat e tyre iracionale dhe të pa argumentuara nuk po ja dalin dot…!Përkundrazi janë duke kontribuar në ngritjen e popullaritetit të tyre. Natyrisht, pa vetëdije…!

Opozitarët, Abdixhiku, Haradinaj dhe Krasniqi(Dardan Molliqajn, nuk e llogaris si opozitë)duke mos pasur argumente substanciale kundër politikave të Albinit dhe Vjosës, përdorin sulmet personale, sharjet, fyerjet deri në ekstrem vetëm e vetëm sa për të devijuar vëmendjen nga politikat reale dhe të drejta të krerëve shtetërorë.

Duke e quajtur Albinin mashtrues, tradhtarë, dhe duke deklaruar se më mirë ishte në kohën e Aleksander Rankovicit, se sa me Albinin, nuk di se ka çmenduri më të madhe.

Prandaj, opozita nuk e ka kuptuar se këto sulme personale, sa destruktive po aq edhe irracionale, mund të shkaktojnë emocione tek votuesit të cilat vetëm sa e rrisin popullaritetin dhe përkrahjen ndaj tyreEdhe disa portale, si dhe shumë analistë dhe gazetarë janë bërë pjesë e kësaj dinamike, duke u fokusuar më shumë për interesin e vet, se sa për të raportuar objektivisht për çështjet politike.

Mendoj, se është koha që opozitarët tanë ta kuptojnë se në politikën e sotme, është shumë e rëndësishme që debatet dhe kritikat të jenë të përqendruara në çështjet substanciale.

Sulmet destruktive, irracionale, inatet personale të paargumentuara, jo vetëm që dëmtojnë ata që i bëjnë, por mund të kontribuojnë në polarizimin dhe tensionet në shoqëri, dhe mund të pengojnë një diskutimeve qëndrueshëm dhe të ndërgjegjësimit politik.

Përdorimi i argumenteve dhe i debatit të hapur është thelbësorë për një demokraci funksionale dhe për një shoqëri të përfshirë politikisht.

Kapaciteti logjik

Si duket opozitarëve tanë ju mungon kapaciteti logjik dhe aftësia për të menduar dhe argumentuar në një mënyrë logjike.

Këtë “luftë” politike e kanë humbur që gjithë së bashku-Lumiri, Ramushi dhe Memli…!

Pse e kanë të humbur? Vjosa dhe Albini janë dy udhëheqës me kapacitet logjik të zhvilluar, kanë aftësi për të identifikuar dhe përdorur rregullat e logjikës për të arritur përfundime të qëndrueshme dhe për të bërë analiza të thella, kjo nënkupton se këta të dy kanë aftësitë për të kuptuar lidhjet e shkakësisë, për të përdorur arsyetimin deduktiv dhe induktiv, si dhe për të vlerësuar argumentet tjera në një mënyrë kritike.

Ndryshimet ideologjike

Janë shumë normale ndryshimet ideologjike. Politikanët me ideologji të ndryshme mund të ndeshen me inate të theksuara, dhe janë normale dallimet në mendime rreth çështjeve kyqe politike, si ekonomia, arsimi, shëndetësia, politikat sociale dhe politikat ndërkombëtare…!Kosova-Dardania, si një shtet relativisht i ri, dhe duke u përpjekur për të zhvilluar institucionet e veta, ka ende sfida në shumë fusha si në fushën e transparencës dhe luftimit të korrupsionit.

Mendoj, se kur është në pyetje çështja kombëtare, shteti dhe ekzistenca e ti, sic është qështja e asociacionit, si një ndër çështjet më të ndërlikuara dhe delikate, duhet që të ketë një bashkërendim, bashkëpunim dhe bashkëveprim të të gjithë akterëve politik në vend. O tani, o kurë…!Të gjithë së bashku, ta shpëtojmë Mitrovicën, ta shpëtojmë Kosovë-Dardaninë, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht nga GJND-ja!

Se si do të rrjedhë çështja e këtij kufiri, të shohim…!Se do të ndryshojë, nuk kam dilemë. Është një proces i pandalshëm që vetëm Zonja Kohë do ta tregoj…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat