Projektues dhe themelues të shtetit jemi ne-LDK, or budallenj!

Opinione

Projektues dhe themelues të shtetit jemi ne-LDK, or budallenj!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:42
Lutfi Haziri dhe Sadri Ramabaja

Paska shkretua sërish, i dobishmi i pushtetit dhe konsulenti i Qeverisë Kurti, ideologu dhe iluministi i turmave, i "Klubit të budallenjve të Kosovës", nihilisti dhe skizofreni patologjik, kuqaloshi, Sadri Ramabaja.

Ky hardup i podrumeve në kohën e aparteidit, 89-99, militant i bahnhofeve të kohës së luftës, dhe "revolucionar" n' liri, i sistemuar e ranguar naltë në organizatën "shpëtimtarë" (lexo :terroriste): "Syri i popullit, me identitetin e mirënjohur, Sadri Ramabaja, duke iu përgjigjur një deklarate të z. Lutfi Haziri, atakon, përbaltë dhe përdhosë, proceset politike të vendit, lëvizjen nacionale për liri & pavarësi, dhe vetë projektuesit dhe realizuesit n' praktikë të këtij projekti, në krye me Atin themelues të shtetit të Kosovës, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova!

Ky ideolog i teorive staliniste për shtetin, në këtë "përplasje", merr shkas një pasues të deklratës së z. Lutfi Haziri, për ta njollosë kauzën e lirisë dhe projektin nacional që derivoj dhe determinoj procese që rrumbullakësuan këtë projekt me lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ky intrigant, manipulant dhe indoktrinues i "Kmerit të Kuq" (LVV), me pafytyrësi dhe paturpësi, lëvizjen dhe projektin tonë nacional për liri & pavarësi, përmes organizimit të sistemit paralel përballë pushtuesit dhe armikut shekullor, e sheh dhe e "ligjëron" si projekt të dështuar të LDK-së, dhe sipas tij, të "lejuar nga Serbia armike", dhe jo si projekt shtetëror dhe aspiratë kombëtare!

Ky manipulant me uniformë të një specie të avancuar, fyen inteligjencën tonë nacionale, dhe të aleatëve tanë që i dolën n' ndihmë kauzës sonë për liri & pavarësi, duke ia atribuuar meritat vetit dhe organizatës së tij klandestine & kriminale, e cila në kohën e rezsitencës aktive paqësore dhe të asaj të armatosur, numerikisht ishte në shifrat e mizave të një magari, dhe hiq ma shumë.

Madje "citon" Arbër Xhaferin e vdekur me gjëja deklaratën për LDK-në : "piramidë vetmashtruese prej letre", dhe e cila sipas këtij intriganti perfid, "gjatë luftës dezertoj dhe u shpërbë" !

Dhe pason pyetja logjike:

Kush dezertoi dhe kush u shpërbe, për të shkuar tutje me pyetjet kush e bëri luftën, kush solli lirinë dhe si e bëmë shtetin?

LDK-ja, dezertoj dhe u shpërbe?!

Ajo LDK e cila aspiratën kombëtare e artikuloj me shpalljen e subjektivitetit të Kosovës, organizimin e sistemit paralel dhe të rezistencës paqësore dhe të armatosur?

Ajo LDK, e cila kishte organizuar mirëmbajtën dhe mbijetesën e Kosovës në kohë aparteidi nga rexhimi fashisoid e gjenocidal i Millosheviqit, 1989-1999 !

Ajo LDK, si bartëse edhe e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe presidentin historik Rugova, e cila kishte ruajtur miqësitë tradicionale, kishte krijuar miqësi dhe aleanca të reja në Evropën perëndimore dhe përtej Atlantikut, në SHBA?

Ajo LDK, edhe ajo Republikë e 2 Korrikut & 7 Shtatorit 1990, e dy palë zgjedhjeve parlamentare e presidenciale dhe me presidentin historik Rugova, e cila sensibilizoj dhe e ngriti në agjendë të perëndimit çështjen e Kosovës dhe lirinë tonë?

Ajo LDK, dhe ai president historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili ia doli mbanë të thyej mitin serb "Kosova djep i Serbisë", dhe kauzën tonë nacionale ta bëjë edhe interes të perëndimit dhe interes kombëtar dhe kauzë të vet SHBA-ve?

Jo, jo or budallenj të kësaj specie specifike, sikur Sadri Ramabaja!

Konsultojeni ndërgjegjen, nëse e takoni farë diku...

A nuk mbani mend pritjen që iu bë presidentit Rugova pas kthimit nga Italia?

A nuk iu kujtohet kthimi nga deshmia e Tij n' tribunalin e Hagës kundër Millosheviqit dhe pritja në Kosovë?

A i keni harruar fitoret brilante të LDK-së deri në shkuarjen në amshim të presidentit Rugova ?

I kujtoj këtij hardupi të habitatit animal-zvarranikëve të Kurtit & CO!

Deklarata të papjekura, të papërtypura dhe të paduhura nga motive dhe arsye nga ma të ndryshmet, për kursin, filozofinë dhe vet misionin historik të presidentin Rugova, kishin thënë edhe elitarë të ndërgjegjes kombëtare, siç ishin Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, shkrimtarë me nam botëror, por të cilët me pas ishin penduar dhe me pendesë kishin kërkuar falje presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës për huqje esence, dhe tani nuk do merrem me deklaratat e tyre që dihen botërisht dhe janë publike, për shkak të hapësirës dhe kohës n ‘këtë formë debati!

Lexojini ato, dhe pse jo edhe vlerësimin e At Zef Pëllumbit për nivelin intelektual dhe gati profetik të misionarit historik-kombëtar, Atit themelues të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhe vlerësimet e burrave të shteteve perëndimore.

E kuptoj por nuk e mirëkuptoj faktin se ky far Ramabaj Sadri, eksponent i VV-së dhe i pushtetit aktual, konsulent i Kurtit, nuk denjon ta pranoj faktin se LDK dhe presidenti Rugova, janë ideator, projektues dhe realizues të shtetit të Kosovës, dhe jo levizja anarkiste & anakronike e zuzarit Kurti, e cila në gjithë trajektorën e saj ishte dhe mbeti kundër kësaj krye-vlerë të sistemeve shoqërore dhe kryevepër e projekteve nacionale të lirisë.

Ramabaja : "LVV, grishë për syçeltësi e kujdes të shtuar"

PS.

Alarmon për luftë, si nevojë e pushtetit të pa aftë dhe të pazot në përballje me sfidat dhe dështimet n' qeverisjen e vendit, duke tremb investitorët dhe duke dëmtuar deri n' palcë shtetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke prodhuar pasiguri dhe me deklarata të tilla-blof, vret shpresën për të rinjtë dhe zbrazë Kosovën, ngase Kosova nuk është në luftë dhe nuk qëndron krahasimi me Ukrainën, absolutisht JO!

Çfarë përfaqëson realisht oborrtari, Ramabaja Sadri, dhe politikani me përvojë, z. Lutfi Haziri!

Ramabaja, e ka lider shpirtëror, zuzarin Kurti, i cili në kohën e luftës, refuzoj të marr armën dhe t' vesh uniformën ushtarake, dhe i cili pas burgosjes, u lirua nga burgu, falë flirtit me bijën e Zoran Sokoloviqit.

Pas çlirimit të Kosovës, Kurti i Ramabajes, u kap nga SHIK-u në Binq, në t' njëjtin automjet me eksponentë të BIA-së serbe, dhe s' fundmi në pushtet, u kap duke u koordinuar e me Radojqiqin kundër ligjit për veteranet e UÇK-së, përmes Mimoza Kusarit.

Për dallim, z. Haziri, është pioner i lëvizjes nacionale për liri & pavarësi, nga veprimtarët e dalluar të brezit të Republikës dhe ushtar i UÇK-së, për të vazhduar me kontribut të jashtëzakonshëm në proceset politike të pasçlirimit për vendin, siç ishin negociatat për Statusin e Kosovës në Vjenë dhe në proceset e shtet ndërtimit dhe shtet bërjes, si politikan, Kryetar Komune dhe Deputet i Parlamentit të Kosovës.

Ramabaja Sadri, ky militant politik i profilit të "brigadave të kuqe", në shërbim të pushtetit autokratik të Kurtit, lëvizje kjo që shquhet për veprime jo konvencionale, anti-demokratike dhe vandaliste deri në akte dhe aksione terroriste, kundër të gjitha proceseve të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lëvizje kjo, në anagramin e së cilës skanohet rezistenca agresive kundër misioneve ndërkombëtare në Kosovë, që nga protektorati ndërkombëtar (UNMIK) si fazë kalimtare, misioni i NATO-së përmes KFOR-it, për ruajtjen e paqes, dhe ai i BE-së përmes EULEX-it, si mision i sigurisë për rend dhe ligj.

LVV, lëvizje kjo, për "Bashkim Kombëtar"!

E cila që nga ngjizja e saj si Lëvizje Vetëvendosje, ishte hapur kundër projektit nacional të Dardanisë antike-Kosovës në krye me arkitektin Ibrahim Rugova, për një Kosovë të pavarur, të integruar në NATO, BE dhe n ‘miqësi t ‘përhershme e SHBA-të, ajo e "luftoj" me t ‘gjitha mjetet "konvencionale dhe demokratike" këtë projekt, dhe vet krye vlerën e këtij projekti, shtetin e Kosovës.

Dhe ja çka e vë në sprovë VV-në sipas Ramabaja Sadri?

"Shteti është krye vlera në hierarkinë e vlerave që ka prodhuar civilizimi ynë. Prandaj duke e vlerësuar të tillë si është – si krye vlerë, kur vihet në rrezik, ai vazhdimisht na vë në sprovë".

Përgjigja imediate:

Për cilën krye vlerë të civilizimit tonë keni fjalën, Rambaja Sadri?

A është kjo krye vlerë, shteti i Kosovës, të cilin ju dhe kasta n ‘pushtet, e quani projekt të përkohshëm?

Kush po e vë n ‘rrezik këtë krye vlerë ma shumë se vet ju?

Askush!

fb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat