Opozita humbi vulën, Shqipëria demokracinë

Opinione

Opozita humbi vulën, Shqipëria demokracinë

Nga: Ilir Vata Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 22:56
Ilir Vata

Ka qenë një mallkim i vjetër të humbësh vula. Ishe sinonim i asaj që të humbtë emri, fara, e ardhmja trashëgimia, u harrofsh, të humbtë identiteti.

Edhe partia më e madhe opozitare ka ardhur në pikën kur nuk ka identitet, dy lider pretendues me vendim të Gjykatës së Lartë, gjende pa vulë.

Pra, opozita e mbylli këtë vit me fundin e saj politik, e ndarë e pa shpresë, e burgosur, e akuzuar dhe më në fund i humbi edhe vula.

Nuk ka më keq, një ditë zije, që demokratë duhet ta vajtojnë me kuje, sepse ata nuk kanë asgje në dorë të ndryshojnë situatë, vetëm ca të qajnë Berishën dhe ca të qajnë Bashën dhe të gjithë bashkë opozitën.

Beteja mes palëve në PD nis pas shpalljes "non grata" të Berishës, e që atëherë palë janë ndarë e ndarë pa mbarim sa njëra palë merr vulën dhe tjetra selinë. Por Sot gjykata ua hoqi të dyja palëve duke i lenë në sherr të vazhdueshëm në gjykatë.

Pra, opozita në betejën e saj pa kthim do endet dyerve të gjykatës se kush jam unë dhe kush je ti, por populli opozitarë nuk ka më përfaqësim, sepse bie një nga pesha e mëdha të opozitës.

Partitë e vogla opozitare të ndara me logo dhe flamuj nuk janë në gjendje të bëjnë bashkimin e madhe, të Djathtën e Bashkuar, edhe se idetë nuk kanë munguar për Aleancë të Djathtë apo Konfederatë.

E në këto kushte zgjedhjet e ardhshme i fiton partia në pushtet, apo partia shtet, që u bë e tillë për fajet e opozitës.

Përfundimisht u kthyem ku e nisëm në vite 90-të, sepse kemi një pushtet të vetëm dhe pa opozitë, e kjo erdhi se ne nuk kuruam të shkuarën, nuk bëmë transparencë me dosjet e spiunëve, nuk hetuam krimet e diktaturës dhe ramë në fatalitet, ramë në një formë të re regjimi, që nuk dalim dot, nëse nuk ngremë opozitën.

A do bëhet Shqipëria me opozitë?

Kjo është dilemë e madhe, në këto kushtet politike, kur pushteti është përqendruar në një person. Shqiptarë më parë duhet të dalin nga diktati e më pas të bëjnë opozitë.

Në këto kushte, koha e tranzicioni do të barazohet me kohën e diktaturës, 45 vite dhe deri atëherë kur brezat e rinj të marrin përgjegjësi politike, ne jemi të detyruar të rrimë nën diktat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat