Në zgjedhjet e ardhshme VV merr afër 60%, opozita në gjumë t'u e pa veten fituese

Opinione

Në zgjedhjet e ardhshme VV merr afër 60%, opozita në gjumë t'u e pa veten fituese

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:26
Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi

Opozita u trondit përsëri nga sondazhi i fundit. Edhe pse kjo gjë dihet dhe nga njohës të zhvillimeve politike në vend është thënë se mungesa e reformave frenon opozitën, kjo gjë duket se ka shkuar në vesh të shurdhët.

Andaj, sondazhi i fundit është pasqyre e gjendjes reale. Respektivisht, sipas një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë bindshëm në vend të parë me 48.5 për qind, ndërsa partia e dytë që është listuar me 18.2 për qind është PDK, e treta LDK-ja është me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.5 për qind.

Ndërkaq, partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8 për qind, PSD-ja me 0.4 për qind, ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

VV pa mërgatën pritet të ketë afër 50% të votave, me votat edhe të mërgatës e vetme pritet që prapë të formojë qeverinë e ardhshme.

Pas këtij sondazhi opozita e frustëruar reagoi pa fije përgjegjësie për mungesën e reformave, në vend të pranimit të gjendjes faktike në vend u mundua të paraqes një sondazh të sajin me pesë komuna ku tradicionalisht LDK ka pri, por kjo nuk e përmbys aspak gjendjen faktike. Në vend se të hesht dhe të reflektojë, Lumiri si atij i tij shpirtëror Isa Mustafa e quajti sondazhin propagandë.

Kështu thoshin edhe para zgjedhjeve të 14 shkurtit, u pa si dolën, nëse vazhdojnë me mohu realitetin do ta pësojnë më shumë.

Pranimi i realiteti është hapi i parë i ndryshimit, derisa kështu veprojnë vështirë e kanë me ec tutje, derisa Albini do të rendit fitoret si Messi për Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat