Kush do flasë në emër të Berishës, Meta apo Argita

Opinione

Kush do flasë në emër të Berishës, Meta apo Argita

Nga: Ilir Vata Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:06
Ilir Vata

Opozita ka hyrë në një labirit pa krye, ku starton me konfliktin brenda vetes, me konfliktin me ligjin për çështjen e vulës dhe me konflikti me ligjin për shkak të akuzave të korrupsionit dhe më keq akoma në konflikt edhe vetë me SHBA, për akuza ndaj liderit të vjetër historik të PD-së Berisha.

Kjo e fundit bëri gjëmën në PD, pasi lideri Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, dhe beteja ka dy vite që nuk është as në mesin e saj, pra prite që kjo luftë të vazhdojë dhe vite me radhë.

Por, SPAK ndryshoi kursin e politikës, sepse ish-lideri historik Berisha pretendenti për të rimarrë PD, ndodhet në arrest shtëpi, ku i hiqet e drejta e komunikimit me publikun, demokratë dhe drejtuesit e PD-së.

Në këto kushte shtrohet pyetja kush do flas ne emër të Berishës?

Mendohet se njeriu më i afërt është Argita, e bija e tij, që do të shpërndajë komunikimet duke i dhënë mundësinë asaj të vazhdojë stafetën e të atit, dhe njëherazi të marri besimin e demokratëve si një drejtuese e re në horizont.

Por problemi mbete a do ta pranojnë deputetët e PD-së një komunikim të tillë, pasi do e konsiderojnë një shmangie të strukturave drejtuese?

Në anën tjetër Basha pret që deputetë e PD-së dhe demokratë t’i bashkohen atij, pasi ku ka qenë momenti i pritur nga ai arrestimi i Berishës për bashkimin e PD-së, por me gjasa konflikti më shumë se 2 vjeçar, ka sjell hendek të madh dhe dasi mes demokratëve dhe parimisht, pa vullnetin e Berishës, bashkimi i demokratëve do të jetë një mision i vështirë.

Misionari i Berishës mbete në dilemë se kush do jetë por ditë në vijim do të zbulojnë dhe mundësinë e fundit të Berishës deri kur të ketë një vendim përfundimtar nga GJKKO.

Nëse del i pafajshëm, rikthehet më i fortë se më parë, por nëse SPAK, fakton akuzat Berisha largohet nga politika si i dënuar për korrupsion, duke mbyllë dhe kapitullin e tij politik.

Kush do e pasojë Berishë në drejtimin e rithemelimit? Do të ketë një aleancë të gjerë të së djathtës dhe të vetë ofrohet si drejtues Meta? Dilema vazhdon, e ardhmja e opozitës në zgrip?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat