Vuçiqi është kopje e Millosheviqit, vendin e ka në Hagë e jo në takime në Bruksel

Opinione

Vuçiqi është kopje e Millosheviqit, vendin e ka në Hagë e jo në takime në Bruksel

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:22
Autori Faton Mehmeti

Protestat në Serbi pas zgjedhjeve të fundit, mes kontestimeve të rezultateve nga opozita dhe studentët, shënjojnë një akt të përsëritur.

Protestuesit në Serbi po kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Derisa misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës. Euro deputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi.

Vuçiqi, pavarësisht tentativave për tu paraqitur si i viktimizuar në të vërtetë është kriminel. Është po ky i njëjti që gjatë luftë në Bosnjë kërcënonte: “Vrisni 1 serb dhe do ti vrasim 100 myslimanë” ishte thënie e famshme dhe e tmerrshme e Aleksandar Vuçiq, asokohe sekretar i Partisë Radikale ndërsa sot President i Serbisë.

Kështu që, nga ky njeri nuk mund të priten zgjedhje të lira, diktator me mendime, bota duhet të shoh me sytë e realitetit Aleksandër Vuçiqin.

Presioni ndaj Kosovës është i padrejtë, ndërkombëtaret duhet të binden se kur Vuçiqi ia bën këtë gjë popullit të vet, imagjino çfarë mund të bëj për Kosovën që ende e imagjinon ta pushtojë.

Fatkeqësisht disa në Kosovë e Shqipëri krijuan lidhje të fortë me Vuçiqin çka i ndihmuan atij të rehabilitonte figurën e tij, pavarësisht se Vuçiqi duhet të ndiqet për nxitje të vrasjeve të myslimanëve në Bosnjë. Protestat në Beograd janë dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar edhe një herë se Vuçiqi është kopje e idolit të tij, ish diktatorit Slobodan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat