Në prag të ndërrimit të motmotit – sfidat e Kosovës!

Opinione

Në prag të ndërrimit të motmotit – sfidat e Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 12:43
Ismail Muçiqi

Viti që po e lëmë pas ishte vitë me plotë ngjarje dhe zhvillime më të ndryshme të cilat e karakterizuan jetën politike, ekonomike, kulturore në ndërtimin e shtetit. Kosova u përball me kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia. U përball me konflikt të armatosur me grupet kriminale në Banjskë, grupe këto të cilat ishin të organizuara nga politika hegjemoniste e Shtetit Serb në Beograd.

Gjatë vitit që po e lëmë pas Institucionet e Shtetit të Republikës së Kosovës edhe për kundër vullnetit të mire dhe përkushtimit për ta zhvilluar shtetin, disa hallka të Qeverisë përkatësisht disa Ministri ishin anemike për ti realizuar projektet e planifikuara të programit të Qeverisë. Po ashtu koha po tregon se Qeverisë aktuale po i mungon përvoja praktike në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve në jetën e përditshme. Kosova u përball edhe me fenomenin e Dhunës në Familje, ku viktima ishin gratë.

Në këtë drejtim Shoqëria Civile e cila do të duhej të luante rolin e saj në zhvillimin e Demokracisë, në avancimin e të drejtave të njeriut, në lirin e shprehjes dhe në emancipimin e shoqërisë, nuk arriti te përmbush misionin që i kërkohej. Kosova u përball edhe me protesta të cilat u organizuan nga grupet dhe klanet e partive politike të cilat janë në opozitë. Kështu po i përmendim protestat e Veteranëve të UQK-së, të Zjarrfikëseve e së fundi protestuan edhe Njësitë Elite të Policisë së Kosovës të cilat kërkuan kushte më të mira dhe siguri ne punë. Protestat e Policisë Speciale ishin veprim i gabuar ne dëme te Shtetit. Këto kanë obligim ta ruajnë, qetësinë dhe sigurinë e Shtetit të Kosovës. Kosova u përball edhe me sundimin e ligjit, në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Po ashtu Sistemi i Arsimit asesi nuk po arrijnë të marrë vetën. Këtë mesë miri e tregoj raporti “PISA” që u konfirmua këto ditë për cilësinë dhe gjendjen e Sistemit te Arsimit dhe Edukimit në Kosovë. Shteti i Kosovës pati ngecje edhe në kulture, në sport dhe në informim. Qytetarët gjatë vitit që po e lëmë pas u “bombarduan” nga të ashtuquajturit gazetarë, “analistë” e opinionist të cilët përmes ekraneve televizive gjatë tërë vitit i malltretuan shikuesit me debate të ndryshme të cilat nuk i përkrah askush më. Gjendja në sektorin e informimit ka ngecje dhe dështime në kulturën e komunikimit dhe të profesionalizmit që i duhet shoqërisë Kosovare. Është e pashpjegueshme dhe e pafalshme që sot në Kosovë nuk botohet asnjë gazet e cila do të duhej të ishte ne dispozicion te lexuesve. Mjerisht edhe në sektorin e sportit pati dështime të njëpasnjëshme përpos sportit të “Xhudos” pothuajse të gjitha disiplinat tjera sportive mbetën në fund të pusit.

Shkaktar për të gjitha këto ngecje është politizimi përkatësisht depërtimi i politikës në sport të njerëzve pa meritokraci. Zhgënjimin më të madh na e solli ekipi i Reprezentacionit Futbollistik të Kosovës i cili po dështon vite me radhë. Të gjitha këto mossuksese apo “suksese selektive” janë produkt i gjendjes dhe vetëdijes të ulet njerëzve të cilët kanë hyrë nëpër Institucionet e Shtetit përmes partive politike pa vlera, për interesat e ngushta personale grupore që po e mbajnë peng Shtetin e Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat