Atdhe mosmirënjohës, nuk do të kesh as kockat e mia

Opinione

Atdhe mosmirënjohës, nuk do të kesh as kockat e mia

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:51
Gjergj Kastrioti

Kemi tri figura kombëtare e ndërkombëtare që nuk iu dihen eshtrat se ku janë varrosur: kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit, atdhetarit e shkrimtarit të njohur kombëtar Pjetër Bogdani dhe poetit kombëtar Gjergj Fishta.

Sa i përket ështrave të Gjergj Kastriotit, dihet se janë varrosur në Lezhë në një vend tepër sekret për të mos ia përdhosur armiku otoman. Ndërsa për eshtrat e Pjetër Bogdanit dihet se janë varrosur në Prishtinë por otomanët pushtues së bashku me disa renegat „shqiptar“ që i shërbenin sulltanit të asaj kohe i kanë nxjerr eshtrat e tij dhe ia kanë hedh qenëve në rrugët e Prishtinës.

Poashtu edhe eshtrat e Gjergj Fishtës nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Këto tri figura madhore dhe të shenjta të kombit tonë të cilat sulmohen dhe njollosen vazhdimisht nga mbetjet,sot,do të nxirrnin me siguri proverbën e lashtë të Scipionit romak me fjalët:

“Atdhe mosmirënjohës, nuk do të kesh as kockat e mia!“

Edhe pse kombi ynë nuk i ka eshtrat e këtyre të mëdhenjëve,sepse ata tashëm i takojnë gjithë botës së civilizuar respektivisht civilizimit të familjes së kombeve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat