Është “tërbuar” Sami Lushtaku, e krahason Albinin me Millosheviqin

Opinione

Është “tërbuar” Sami Lushtaku, e krahason Albinin me Millosheviqin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 janar 2024 Në ora: 12:38
Sami Lushtaku dhe Albin Kurti

I mësuar me pjesëtarët e klanit "Pronto", ku bën pjesë edhe vet, Sami Lushtaku e ka të vështirë të pranojë realitetin. Aq më tepër në një shtet ku tenderët nuk jepen me jarani e ligji funksionon për të gjithë, s’po arrin të mësohet me rregulla dhe ligj, ndaj dhe frustrimi i tij ka dalë nga kontrolli. Deri aty arrin urrejtja ndaj Albin Kurti sa e krahason me kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

I mësuar me para të bollshme dhe pa asnjë kontroll dhe llogaridhënie, Samiu i egërsuar shumë për mungesë të fondeve pa hesap, gjithë fajin ia atribuon Albin Kurtit.

Imagjino çfarë reagimi bën njeriu që duhet të ishte model për qytetarët e Skenderajt, të cilëve ua merr votën e nuk ua kthen shërbimin. Reagimi i Samiut ndër të tjera arrin deri aty sa shprehet “Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini".

“Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini, prandaj kësi lloje situatash kemi parë veç në ish-sistemin e Millosheviqit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një komunë të këtë zero investim, prandaj Albinin e shoh gati njësojë si Milloshoviqin. Unë Albinin e shoh më shumë së sa rival politik, e diskriminon një komunë siç është komuna e Skenderajt, është vërtetë për keqardhje për kryeministrin që e drejton një vend”, ka thënë Lushtaku.

Mirë është me u zgjua nga gjumi e me pa realitetin në sy, nuk është më koha as e Millosheviqit të cilin edhe Kurti e ka luftuar dhe ka mbajtur burg, por as koha e Hashimit për të cilin edhe aty ka kontribuuar shumë e ka mbajt edhe burg njeriu që sot udhëheq qeverinë. Siç po duket duhet me reflektua dhe me u zgjua nga gjumi Samiu e me kuptua se nuk janë më në pushtet ata që kanë vjedhur, është dikush që paranë publike e ruan me kujdes dhe u shpërndan qytetarëve.

Edhe komuna e Skenderajt ka përfituar dhe përfiton mbështetje nga qeveria sipas ligjimit për mbështetje. Me i dhënë para Samiut për qytetarët është si me lënë ujkun me i ruajt delet. Këndellu Sami, zgjohu nga gjumi se koha ecën, ata që emëronin prokurorët ne telefona nuk janë më në pushtet, fatkeqësisht për ty e fatmirësisht për qytetarët s’do jenë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat