Kosova në Vitin e Ri 2024 tradhtarët e hajnat t’i vë në qeli

Opinione

Kosova në Vitin e Ri 2024 tradhtarët e hajnat t’i vë në qeli

Nga: Rexhep Torte Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:06
Autori Rexhep Torte

Shteti i Kosovës i fituar me gjakun e shqiptarëve që e ka njomur cep më cep Kosovën edhe sot mbetet i rrezikuar si nga Serbia gjenocidale ashtu edhe nga partitë opozitare të papërgjegjshme e tradhtare PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat me të gjitha mjetet antikombëtare po përpiqen vetëm për tu rikthyer në pushtet, për ta mbrojtur tradhtinë, hajninë dhe pasurinë e fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Kosova në vitin 2024 brenda dhe jashtë saj duhet të veprojë me veprime konmkrete te efektshme dhe me ngulm kundër kësaj së keqeje kosovare dhe mbarë shqiptare.

Kosova nuk mund ta mbrojë lirinë dhe pavarësinë e saj me tradhtarët Hashim Thaçat, Kadri Veselat, Isa Mustafat, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt si edhe me sekserët e tyre të ngulitur në drejtësi, prokurori dhe në gjyqësi në Kosovë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duhet t’i përveshin mangët, t’u thonë stop dhe t’ua tregojnë vendin veprimeve destruktive te PDK-së, LDK-se, AAK-së dhe Nismës.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët ndodhen në burgun e Krimeve të Luftës në Hagë, këtë Gjykatë Speciale e sollën dhe e miratuan vetë, duke menduar se do t’i dënojnë të tjerët për të shpëtuar vetë, por ja që u doli dardhë me bisht, se ua përgatiten varrin të tjerëve, por rrëshqitën vetë në të.

Asnjë shqiptar atdhetar dhe i ndershëm e me mendje të shëndoshë, nuk duhet të vihet në krah të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit e të ngjashmeve me këta, që si themelues të Klanit ROGNER, i keqpqedorën dhe i vodhën paratë e mërgimtarëve tanë që i dërgonin për UÇK-së, të cilët siç po raportojnë në vazhdimësi mediat, në vend që çdo qindarkë ta ruanin në interes të luftës, ata bënin kurvëri me dashuriçkat e tyre nëpër metropolet e Evropës.

Të sipër theksuarit, pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, në vend që të angazhohen për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë Kosovës, ata i dhanë përparësi vëllavrasjes dhe vrasjes së gazetarëve për të ardhur në pushtet hajnisë dhe korrupsionit duke u bërë multi milionerë të asluftës.

Isa Mustafa në vend që të angazhohet maksimalisht për tu zbardhë e vërteta e vrasjes së qindra aktivistëve të LDK-së, ai për orekset e tij për pushtet dhe për tu pasuruar me hajni e korrupsion, u bë aleat i Hashim Thaçit dhe e shuajti tërësisht frymën rugoviane në LDK.

Tradhtia e Isa Mustafës u dëshmua edhe me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë në vitet 2013 dhe 2015, që ia ka lënë edhe sot Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, si kopilin te dera.

Ramush Haradinaj është duke e thyer shtyllën kurrizore, me homahet që po i bën gati çdo ditë te varret, lapidaret dhe përmendoret e dëshmorëve të lirisë, ndërsa në anën tjetër pas luftës është bërë multi milioner i Kosovës, duke blerë nga 3 euro nj ari tokë dhe plantacione në Kosovë. Ramush Haradinaj akuzohet për bashkëpunim me bosat kontrabandues serbë në Veri të Kosovës, akuzohet se e shuajti Institutin e krimeve të luftës në Kosovë kur ishte Kryeministër i Kosovës, akuzohet se ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshke të Kosovës. Ramush Haradinaj për të shpëtuar nga këto të zeza që ia shkaktoi Kosovës, tani po mundohet me çdo kusht ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit, jo për të mirë të Kosovës, por vetëm për ta shpëtuar veten nga ligji e drejtësia për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës.

PDK me në krye Memli Krasniqin, LDK me në krye Lumir Abdixhikun, AAK me në krye Ramush Haradinajn dhe Nisma me në krye Fatmir Limajn, gjer në ditën e sotme nuk janë distancuar fare nga e kaluara e tyre e dëmshme ndaj Kosovës, por me mashtrime të vazhdueshme tërë dëmet që ia shkatuan Kosovës, brenda dhe në rafshin ndërkombëtar po mundohen t’ia faturojnë Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.

“Para syve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, edhe para syve të 8000 forcave ushtarake franceze, , para syve të 45 mijë forcave të NATO-s dhe 5000 policëve të UNMIK-ut në Kosovë, strukturat ilegale serbe vranë dhjetëra, plagosën qindra shqiptarë autoktonë nga Veriu Mitrovicës dhe dëbuan me forcë më shumë se 15 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe trojet shqiptare, ku edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të kthehen”, deklaroi Nain Miftari-ish epror i Lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, më 10 tetor 2023, transmetoi “Bota Sot”.

Detyrat e para të Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, në vitin e Ri 2024 duhet të jenë ngritja e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99, ngritja e padive kundër kriminelëve serbë që edhe sot jetojnë të lire në Serbi, si edhe ngritja e padive kundër tradhtarëve dhe hajnave multi milionësh në Kosovë.

Padia e kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë edhe pse e penguar dhe e neglizhuar tashmë 25 vite nga qeveritë e derisotme tejet të papërgjegjshme duhet të realizohet urgjentisht, sepse, e para në Kosovë ekzistojnë mijëra e mijëra fakte për këtë padi, dhe e dyta se kjo padi kundër Serbisë gjenocidale, ia vë vulën gjenocidit, i cili tash për tash thuhet vetëm gojarisht.

Me rëndësi është që Kosova ta përgatitën shpejt, me kujdes dhe me argumente përkatëse këtë padi kundër Serbisë dhe sa më parë ta dërgojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse një veprim i tillë e cilëson Serbinë gjenocidale si kryerëse të gjenocidit, e jo deklaratat boshe kur mungon padia.

Ngritja e padisë kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, do të jetë një front i ri i hapur kundër Serbisë, dhe Serbinë gjenocidale do ta sjell në një pozitë, sikur qengjit t’ia ofrosh ujkun te dera e stallës.

Sa i takon rezultatit të padisë kundër Serbisë gjenocidale, duhet të besojmë dhe të jemi optimistë, se edhe tolerimit deri tani ndaj Serbisë do t’i vjen fundi, sepse tashmë edhe SHBA edhe BE, janë të ngopura me mashtrimet, rrenat dhe premtimet e Serbisë se do të shkëputet nga Rusia.

Sa u takon analistëve shqiptarë me mendje defetistë dhe pesimiste për rezultatin e kësaj padie kundër Serbisë, koha do të dëshmojë se kanë qenë dhe janë fund e krye të gabuar.

Kosova nuk mund të ecën para me tradhtitë e PDK, LDK, AAK dhe Nisma

Kosova dhe mbarë shqiptarët do të ishim të lumtur po të mos kishte nevojë për krijimin Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Hagë.

Por vrasjet për pushtet të qindra aktivistëve të LDK-së, vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë na obligojnë moralisht dhe njerëzisht të mbështesim dhe presim zbardhjen e këtyre vrasjeve mizore dhe dënimet e merituara, nga i pari e gjetr te i fundit.

Këto vëllavrasje kanë emër dhe mbiemër të urdhërdhënësve dhe të kryerësve që duhet të zbardhen gjer në fund dhe që kryesit dhe urdhërdhënësit duhet ta marrin dënimin e merituar.

Nuk duhet të harrojmë se Ky është amaneti i 2000 dëshmorëve të UÇK-së, që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky është amaneti i më shumë se 15 mijë viktimave të pafajshme autoktone shqiptare në Kosovë që u vranë nga ushtaret, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale në agresionin që Serbia e kreu ndaj Kosovës në vitet 1998/99.

Ky është amaneti i 20 mijë motrave tona shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët paramilitarët dhe policët e Serbisë gjnocidale.

Ky është amaneti Ii 1600 djemve dhe vajzave tona shqiptare që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale i rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Ky është amaneti i më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm nga Kosova që u detyruan të marrin rrugën e eksodit, sepse ushtarët, paramilitaret dhe policët e Serbisë e bënë shkrumb e hi Kosovën.

Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi-Godnan, shembull si duhet kërkuar dënimi i krimeve të Serbisë

Sartanda Bogijevci-deputete e VV-së ka rrëfyer për përballjen që ka pasur më Beograd në vitin 2003 me kriminelin, i cili ia kishte vrarë familjen. Kjo i kishte ndodhur në vitin 2003 kur u mbajt gjykimi i parë në vitin 2003. lidhur me vrasjen e familjes së saj ku vetëm ajo mbeti e plagosur por e gjallë.

“Për herë të parë kemi dëshmua në Beograd. Gjykimi i parë për raste të Kosovës ka qenë i joni në vitin 2003. Gjykimi i parë për raste të Kosovës ka qenë i joni. Kemi udhëtua prej Anglisë në Beograd, ka qenë ndjenjë e keqe, pasi kemi qenë me shumicën e udhëtarëve serbë”.

Ishim duke dëshmua, personi që e kishte kryer krimin ish përballë neve dhe nuk mujke më bë kurrgjë. U duke me dëgju komplet rrëfimin tonë për orë të tëra të krimeve që i kanë bërë.

Ndjenja ka qenë e përzier, ka qenë pak ndjenjë frike se nuk jemi ne të sigurt, por ka qenë e rëndësishme me bë një diçka të tillë. Ka qenë opsion i vetëm që të shkojmë, por edhe ka qenë edhe njëfarë ndjenje e forcës”, transmeton “Bota Sot” më datë 21, 12, 2023 në Ëeb faqen e saj të lajmeve.

Saranda Bogujevci pë krimin e Serbisë ndaj familjes së saj ka folur edhe në Parlamentin E Evropës.

Vasfije Krasniqi-Godman, e cila gjatë gjenocidit të Serbisë në Kosovë u dhunua shtazërisht nga policia e Serbisë, nuk ka nguruar fare ta rrëfejë dhimbjen e saj shpirtërore pra autoriteteve dhe opinionit në SHBA, në Japoni dhe kudo tjetër, duke qenë edhe zëdhënëse e të 20 mijë motrave tona të pafajshme shqiptare që u dhunuan mizorisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Vlora Çitaku tradhtare kamuflohet si atdhetare

Vlora Çitaku-ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, është rasti më më i qartë dhe tipik i tradhtisë, që ia bëri Kosovës për t’i shërbyer Hashim Thaçit, Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit, Matheu Palmerit dhe Richard Grenelit, në përgatitjen e copëtimit të Kosovës, të cilën e bëri të ditur Sabina Çudiq-asokohe diplomate e Bosnjë dhe Hercegovinës në SHBA.

Vlora Çitaku, sot e kësaj ditë në cilësinë e nënkryetares së PDK-së është duke e ndotur opinionin e Kosovës me mashtrime të rrezikshme dhe me kritika kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij.

Alicia Kearns-deputete në Parlamentin e Britanisë dhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Mbretërië e Bashkuar, e cila në vazhdimësi po e ngren zërin e saj për të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës e vizitoi Kosovën, shkruan “Bota Sot” në ueb faqen e saj të datës 22 tetor 2023.

Vlora Çitaku tradhtarja dhelpërushe dinake, bëri çka bëri dhe të dielën gjatë kësaj vizite, arriti të takohet me këtë deputete britanike, me të vetmin qëllim që këtë takim me këtë deputete të nderuar pro shqiptare, ta shfrytëzojë për ta mbuluar tradhtinë që ia bëri Kosovës, si ambasadore e Kosovës në SHBA.

Për koinçidencë në Kosovë qëndroi për vizitë edhe Sabina Çudiq-z/v kryetare e Komisionit pë Punë të Jashtme dhe Diasporë e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila u prit nga Arbëresha Kryeziu-Kryetare e Komisionit homolog të Kosovës ku u bisedua për bashkëpunimin ndër parlamentar në fushën e politikës së jashtme, shkruan “Bota Sot” më 16 nëntor 2023 në Ueb faqen e saj”

Vlora Çitaku, tradhtarja e Kosovës u struk dhe u fsheh, e nuk u takua me Sabina Çudiqin shoqen nga koha kur të dyja ishin ambasadore në SHBA. Do të ishte në interes të opinionit Kosovar dhe mbarë shqiptar, po qe se Vlora Çitaku do të kishte guxuar të takohet me Sabina Çudiqin, bile edhe të kishte caktuar një debat televiziv me këtë shoqe nga Bosnja, për ta sqaruar tradhtinë ndaj Kosovës.

Po rikujtojmëse se Prof. Dr. Enver Bytyqi, i nderuar, më datë 20. 10. 2o21, në “Bota Sot” botoi opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”.

Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.

Matheu Palmer-emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”

Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.

Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas kësaj deklarate ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbin territoresh, ndryshin kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.

Sipas prof. Dr Enver Bytiqi, opinioni Kosovar dhe mbarë shqiptar duhet ta dijë se:

-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?

-A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?

-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?

-Pse e mbështeti këtë ide?

-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?

-Cilat janë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së Madhe?

Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?

Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!

Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit”?! , shkruan në fund Prof. Dr. Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat