Pse edhe unë mendoj se Kurti duhet të shpallet “Njeriu i vitit 2023”?

Opinione

Pse edhe unë mendoj se Kurti duhet të shpallet “Njeriu i vitit 2023”?

Av. Ilir Malindi Nga Av. Ilir Malindi Më 3 janar 2024 Në ora: 14:12
Albin Kurti

Kosovë, Gëzuar Vitin e Ri 2024 dhe suksese në rrugëtimin për konsolidimin dhe forcimin e shtetit ligjor e demokratik.

Lexova te “Bota sot” një shkrim të Skënder Kapitit, ku ai kishte “shpallur” si njeriun e vitit 2023  Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Jemi të dy banorët e Lagjes Plazh-Durrës dhe e ftova në takim për ta uruar për këtë shkrim të tij, pasi ishte një vlerësim më se i saktë.

Edhe unë vlerësoj se njeriu i vitit 2023 meritonte të shpallej Albin Kurti nisur nga ato kritere që përmendëte Kapiti, sepse Kurti ka meritën e jashtëzakonshme pasi ai bëri të mundur mos ndarjen e Kosovës, bëri të mundur dështimin e projektit Rama-Vucic, të projektit anti shqiptar “Open Ballkanit” si dhe të qëndrimit të tij të vendosur në mbrojtje të tërësisë territorial të Kosovës kundër veprimeve terroriste të bandave serbe për destabilizimin e Kosovës.

Mirë qeverisja Kurti I arriti prestigjin dhe autoritetin shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Prandaj edhe jam me atë se cfarë shpall Skënder Kapiti, Kurtin si njeriu i vitit 2023 kur ai shkruan se:

“Nëse do të ishte organzuar një sondazh se kush është njeriu i Vitit 2023 në Shqipëri e Kosovë, dhe nëse si pyetsor do të ishin këto kritere të meme poshtme si: patriotizmi,ndëshmëria dhepastërtia  morale dhe pa korruptueshmëria; përgjegjshmëria,llogaridhënia e transparenca para publikut e kombit; sinqeriteti,interesi dhe cështja shqiptare parësore, pra mbi të gjitha interesi kombëtar; maturia, mëncuria dhe aftësia intelektuale, politike, diplomatike dhe qeverisëse, dhe duke u nisur nga konsiderata të tilla dhe nga pa anshmëria si dhe i cliruar nga interesi personal dhe nga subjektivizmi vlerësoj që njeriu i vitit 2023 si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë meriton të ishte Albin Kurti. Dhe kundër kësaj do të kishin qenë politika dhe politikanët deshtakë, hipokritë, egoist dhe ata të sëmurë nga kompleksi i inferioritetit, do ishin kundër korrupsioni politik, oligarkik, mediatik dhe intelektual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat