Si e vlerësuam dhe si e kuptuam vizitën e Sekretarit David Kameron në Kosovë?

Opinione

Si e vlerësuam dhe si e kuptuam vizitën e Sekretarit David Kameron në Kosovë?

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 6 janar 2024 Në ora: 18:38
David Cameron

Më thotë mendja se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës kjo ishte vizita më domethënëse, më e rëndësishme, më e besueshme që u realizua javën e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe zotëri David Kameron. Mjerisht për rëndësinë e kësaj vizite u fol fare pak ose komentet ishin e disa pseudo analisteve dhe i të ashtuquajturave ekspert të sigurisë ishin aq të zbehta dhe sipërfaqësore që nuk vlejnë as të komentohen.

Britania e Madhe që nga bombardimet e NATO-së kundër Serbisë për ta qliruar Kosovën ishte aleati më konsistent dhe më i përkushtuari për ndërtimin e Shtetit të Kosovës. Vizita e David Kameronit javën që shkoj erdhi në një moment tejet historikë kur Shteti i Kosovës po kërcënohet nga Qeveria Serbe duke manovruar me forcat policore dhe ushtarake rreth kufijve të Kosovës. Kjo vizitë ndodhi në kohën kur një numër i ish diplomatëve politikë e ushtarak shfaqen shqetësime se Kosova mund të sfidohet nga Serbia përmes sponzorimit të Rusisë dhe Putinit për të hapë front të ri në Ballkan. Mjerisht Kosova nuk arriti asnjëherë të përgatisë diplomat të mirëfillt karriere.

Kjo po shihet në vazhdimësi edhe në zhvillimin e politikës së jashtme dhe e cila në vazhdimësi ishte jashtë rrjedhave të diplomacisë dhe politikës globale.

Pas vizitës të Sekretarit Britanik të Punëve të Jashtme që i bëri Kosovës munguan komentet dhe vlerësimet për vizitën e këtij personaliteti i cili më herët ishte edhe Kryeminister i Britanisë së Madhe.

Mjerisht më shumë komente pati nga Qeveria Serbe në Beograd e cila mbeti e zhgënjyer dhe besa edhe e frikësuar nga qëndrimi i prerë i Sekretarit Britanik se pa rezerve do ta përkrahim tërësinë territoriale të Shtetit të Kosovës dhe se do të lëbojmë pa rezerve për prurjen e njohjeve të reja për Kosovën.

Duhet theksuar se me keqardhje përmes ekraneve televizive i dëgjuam komentet e disa individëve të cilët e quajnë vetën ekspertë të sigurisë e të cilët kanë mbetur të kufizuar me dijen dhe njohuritë për doktrinën politiko ushtarake që tani e zhvillon aleanca veri atlantike, dhe Shtetet më të fuqishme të NATO-së.

Këta të ashtuquajtur ekspertë të sigurisë po flasin me njohuritë që kanë nga ish pakti i varshavës e ku arma kryesore e doktrinës ushtarake ishin aeroplanët ushtarak “NIG” të Rusisë. Koha na obligon të jemi vigjilent për zhvillimet e proceseve që po ndodhin në Botë, e ku po rrezikohet edhe rendi dhe Siguria Globale. Duhet ta dim që pas ngjarjeve në Banjskë situata në Kosovë ka ndryshuar në aspektin e sigurisë.

Tani primatin (bekimin) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veriun e Kosovës e kanë marrë ushtarët Britanez të përkrahur nga Aleanca e NATO-së. Këto forca ushtarake kanë marrur mision dhe obligim që pa kompromis ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.

Çdo tendencë për ti sulmuar forcat e KFOR-it nga ushtria Serbe do të aktivizohet rezoluta 1244 e këshillit të sigurimit për të bombarduar Serbinë.

Andaj në fund të këtij vështrimi kemi obligim ta falënderojmë Sekretarin David Kameron dhe politikën parimore të Britanisë së Madhe në raport me përkrahjen e Kosovës për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë, Ballkan dhe në tërë Kontinentin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat