Ja pse hesht politika në Kosovë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri

Opinione

Ja pse hesht politika në Kosovë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri

Nga: Skender Kapiti Më: 7 janar 2024 Në ora: 20:06
Skender Kapiti

Mësova nga mediat e Kosovës se politika në Kosovë dhe partitë politike atje si të pozitës dhe të opozitës sikur e kanë braktisur Berishën, dhe madje ka edhe disa kritikë që thonë se këtë  e bëjnë nga frika prej  Edi Ramës.Kjo është e pabesueshme. 

Dhe pse është e pabesueshme? 

Është e pabesueshme sepse në Kosovë ka shumë simpatizanë por edhe   politikanë që e duan Berishën , mirëpo ata nuk mund të protestojnë dhe të dalin në mbrojtje të Berishës kundër  drejtësisë , kundër VETTING-ut  që po hetojnë Berishën, dhe as nuk mund të dalin kundër SHBA-ve, Britanisë së Madhe që e kanë shpallur Berishën “non grata”, dhe nuk mund të dalin edhe kundër BE- së që mbështet Vetting-në  Shqipëri.. 

Politika e Kosovës është e pjekur dhe nuk bie në batakun e militantizmit fanatik e injorantë të disa opinionistëve dhe komentuesve që në këtë rast kritikojnë politikanët kosovarë pse nuk i bëjnë avokati publike Berishës.Kjo nuk do tw thotw se ata, e kanw braktisur atw. Sa mirë që disa nga këta analistë me  shumë të drejtë pwr shumw arwsye kërkojnë që Edi Rama të mos ndërhyjë në punët e brëndshme të Kosovës, ashtu do të thonë edhe në Shqipëri shqiptarët këtu, se pse ndërhyjnë politikanët e Kosovës në punët politike të Tiranës nëse ata shprehen politikisht pro apo atij politikani të Tiranës sic janë shprehur kundër Alkbin KURTIT pse ai është kundër Edi Ramës .

Pra ky indiferentizëm politik  i politikës dhe partive politike në Kosovë ka maturinë e vet, atë se Berisha, Rama, Meta e Basha janë ceshtje të Shqipërisë. Kosova me institucioet e saj politike e shtetërore pavarësisht preferencave të tyre nuk u takon të dalin hapur e të sjellin percarje.

Sa mirë këta opinionistët e Kosovës kërkojnë me të drejtë  Vetting në drejtësi edhe në Kosovë si në Shqipëri të mbështetur nga SHBA., pra kërkojnë një reformë në drejtësi, dhe nga ana tjetër shprehen kundër Vetting-ut dhe  SPAK-ut në Shqipëri pse ato hetojnë Berishën dhe nuk shprehen kundër SPAK pse SPAK- u dhe drejtësia e re në Shqipëri ka arrestuar dhe burgosur edhe deputetë, ministra, drejtorë  dhe kryebashkiakë të Partisë Socialaiste të Edi Ramës.

Prandaj duhet respekt dhe inkurajim për drejtësinë, dhe ta lëmë drejtësinë të flasë, duhet  edhe respekt e mirënjohje edhe për aleatët e mëdhenj të shqiptarëvv, për SHBA-rë, Britaninë dhe BE-në që mbështesin reformat në Shqipëri. 

Po nëse nesër SPAK arreston edhe Edi Ramën, a mos duhet që simpatizanët e tij në Kosovë të shprehen kundër SPAK-ut dhe ta mbrojnë Ramën!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat