Zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare, e vetmja rrugë dhe formë e stabilizimit të Ballkanit Perëndimor

Opinione

Zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare, e vetmja rrugë dhe formë e stabilizimit të Ballkanit Perëndimor

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 8 janar 2024 Në ora: 17:51
Prof. Dr. Musa Limani

Në kuadër të popujve të Ballkanit, vetëm çështja kombëtare shqiptare është e pa zgjidhur. E kaluara historike ka bëre që, trojet shqiptare, për intereset e veta Fuqit e Mëdha, veçmas vendet e Evropës Perëndimore, e për t’i ngopur e gostirur orekset hegjemoniste aneksuese të fqinjëve tanë, trojet shqiptare u vuan në “treg” dhe bëhej pazar me to duke i coptuar si kur me “gërshër” dhe duke ia bashkangjitur: Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

E kaluara historike ishte e hidhur për popullin shqiptar, veçmas shek. XIX dhe XX ishin të kobëshëm, sepse në ketë periudhë u bë coptimi i trojeve etnike shqiptare. Me formimin e Shqipërsië Londoneze, nga mbi 92 mijë km2 që ishin territore etnike shqiptare, Shqipëria u tëkurrë në vetëm diç mbi 28 mijë km2, duke i shkëputur në mënyrë arbitrare pjesët më pjellore dhe më të begatshme me pasuri nën toksore, mbi toksore dhe me monumente më të rëndësishme historike nga trungu Arbëror.

Shekulli XXI, për herë të parë në historinë tonë shekullore të dhimbëshme e të hidhur, na i mundëson, për të kërkuar kthimin e trojeve tona etnike. Tani janë krijuar kushtet dhe ambienti i brendshëm dhe ndërkombëtar, që na i mundëson të kërkojmë të drejtën tonë kombëtare, pra trojet tona të pushtuara dhe aneksuara. Ngritja e nivelit arsimor, shkencor e kombëtar e shqiptarëve, në një anë, si dhe, forcat demokratike ndërkombëtare, në anën tjetër, paraqesin faktorin kryesor që do të mbështesin kërkesat tonë legjitime për kthimin e trojeve të uzurpuara e të pushtuar nga vendet fqinje. Kjo dukuri, na i ofron mundësinë të mobilizohemi, të jemi unik si një, si institucionet tona shtetërore të dy vendeve shqiptare, spektrit politik gjithë andej dhe institucioneve shkencore, të veprojnë si një organizëm drejtë realizimit të kërkesave të Lidhjes së Prizrenit, pra synimeve dhe luftërave shekullore të shqiptarëve drejtë formimit të shtetetit nacional kombëtar, pra Shqipërinë shtet nacional unitar, me një flamur dhe me institucione e organe unike e unitare, duke përfshirë të gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Me fjalë të tjera, të bëhet Ribashkimi mbarëkombëtar, që nuk paraqet më absurditet, tabu temë, e as utopi, por realitet dhe e drejtë historike dhe kombtare e popullit shqiptar. Forcat demokratike ndërkombëtare, veçmas SHBA, sikur që na kanë mbështetur më 1919 nga Presidenti i atëhershëm Vilson për formimin e shtetit shqiptar në trojet e veta etnike dhe tani në çlirimin dhe formimin e Republikës së Kosovës përmes NATO-së dhe luftës heroike të UÇK-së, duhet që edhe tani të na mbështesin në formimin e Shqipërisë në trojet e saja etnike. Ndërkaq, vendet që në Kongresin e Londrës na i coptuan trojet tona etnike pa kurrfarë arsye e të drejte, pos interesit të tyre, tani në të njëjtën mënyrë duhet të na i këthjenë nga trungu nga i shkëputën. Ky njëheritë paraqet edhe këthimin e borxhit të tyre që e kanë ndaj popullit shqiptar si më i vjetri në Evropë.

Ballkani si më parë edhe tani paraqet “fuqi baroti” dhe destabilizim, për tërë Evropën e më gjerë. Andaj, Ribashkimi kombëtar shqiptar paraqet zgjidhjen më të drejtë e më të mirë, si dhe stabilizimin në Ballkanin Perëndimor. Në kontekst të kësaj duhet potencuar, e ketë duhet ta din e kuptojnë si vendet e BE-së ashtu dhe SHBA, se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, nuk do të ketë stabilitet as në Ballkanin Perëndimor e as në Evropë. Këtë më së miri e vërteton situata aktuale e tendosur në Ballkanin Perëndimor, ku ende nuk janë shuar aspiratat dhe synimet hegjemoniste, pushtuese e uzurpuese të Serbisë dhe të Greqisë ndaj trojeve etnike shqiptare. Andaj, është momenti historik dhe do të thoja, ora dy minuta në 12, që të bëhet revidimi i kufijve në trojet shqiptare, që janë të caktuara me dhunë e pa kritere nacionale-etnike, që shqiptarët të gëzojnë e të jenë zot shtëpije në trojet e tyre etnike, siç janë popujt e tjerë të këtij nën qielli.

Në Evropë ndodhi ndryshimi i kufijve me rastin e ribashkimit të dy gjermanive, si dhe formimi i disa shteteve pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe nuk paraqite kurfarë problemi ndërkombëtar. Kështu do të duhej të ndodhe edhe me ne shqiptarët, bashkimi i Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë (me shtetin amë), pra Kosovë-Shqipëri nën e bijë, pa kufijë, nuk paraqet kurrfarë problemi, nëse arrihet me marrëveshje (ujdi) të këtyre dy shteteve shqiptare. Andaj, dhe ky bashkim nuk do të paraqes kurfarë problemi ndërkombëtar e as Ballkanik, sepse me këtë nuk cenohet territori i asnjë vedi fqinjë, vetëm territoret e shkëputura etnike më parë, do t’i këthehen trungut nga janë shkëputura, pra shtetit amë Shqipërisë. Me fjalë të tjera, me këtë rast nuk prishen kufijt e asnjë vendi fiqinjë, sepse rikthehen territoret e shkëputuara nga vendet e pushtuara me të cilat ato kishin bërë zgjerimin e territoreve të tyre. Çka është edhe më e keqja që Serbia ende ka pretendime për të shkëputur pjesë etnike në pjesën veriore të Kosovës, në emër të të drejtave të serbëve. Ky arsyetim nuk ka të bëjë aspak me të drejtat e serbëve, sepse minoriteti serb në Kosovë i ka të drejtat më të mëdha se çdo pakicë kombëtare në Serbi dhe në botë, por i intereson të gëllabrojë pasurit natyrore, siç është miniera e Trepçës dhe liqeni i Ujmanit. Ndërkaq, Greqia ka aspirata ndaj Voro Epirit, pra pjesës jugore të Shqipërisë. Me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë u shuhen aspiratat hegjemoniste, si të Serbisë ashtu dhe të Greqisë dhe në ketë mënyrë do të sigurohet stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Kohëve të fundit Serbia me pretendimet e ndarjes së pjesës veriore të Kosovë, po i sjellë telashe, jo vetëm Kosovës, por edhe Bashkimit Evropian dhe SHBA. Serbia, jo vetëm që nuk e pranon pavarësinë dhe shtëtësinë e Kosovës, por nëpërmjet bandave dhe grupeve terroriste, veçmas nëpërmjet “Lista srpska”, destabilizon dhe pengon shtrirjen funksionale të shtetit të Kosovës në territorin e saj. Serbet në ketë pjesë të Kosovës, më shumë se 20 vite nuk paguan konsumin e rrymës dhe ujit, të cilat shpenzime ua mbulloi Kosova me qindra miliona euro. Madje, serbet në veri të Kosovës nën dirigjimin e Serbisë, në komunat me shumicë serbe, nuk përfillën asnjë element të shtetësisë së Republikës së Kosovës, as flamurin shtetëror, as dy gjuhësinë, as targat e makinave (deri në janar 2024) e as nuk iu përgjigjen obligimeve fiskale, që janë të obligueshme me Kushtetutën e Kosovës. Rasti më drastik në këtë drejtim është sulmi i grupit terrorist ndaj policisë së Kosovës, me ç’rast u vra polici Afrim Bunjaku, në Banjska të Mitrovicës më 24 shtator të vitit 2023, që cenuan rendin juridik dhe kushtetues, territorialitetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe ndërkobëtarisht i pranueshëm. Ky grup terroristësh ishte i orkestruar nga institucionet gjegjëse të Serbisë, përkatësisht nga presidenti i saj Vuçiq. Ndaj këtij grupi nuk u distancua Serbia zyrtare, përkundrazi i priti si hero, kurse për të vrarët shpalli ditë zie, e organizatorin Millan Radojçiq e la në liri. Për këto veprime të Serbisë duhej që nga faktori ndërkombëtar të ndëshkohej Serbia, por kjo gjë kaloi disi në heshje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Andaj, për këtë akt terrorist ndaj një vendi sovran, siç është Kosova, është dashur të reagojë faktori ndërkombëtar e të ndëshkojë Serbinë, e jo të kalohet nga ky sulm terrorist sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë. Ky sylm vandalist e pa precedan i Serbisë nuk e ka cenuar vetëm territorialitetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, por i ka përdhosur edhe vendet të cilat e kanë pranuar Kosovën në kufijt ekzistues d.m.th. në kufijë e vitit 1974.

Aktualisht problem në vete për Kosovës paraqet formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim nga Plani i Atisarit. Ndonëse, plani i Atisarit, kishte mandad tre vjeçar. Ky problem u aktivizua më 2013 dhe 2015 dhe vazhdon sot e kësaj dite, si çelës kryesor në stabilizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia insiston që asociacioni i komunave me shumicë serbe, të jetë me kompetenca ekzekutive. Me ketë Serbia insiston të formojë një “Srpska republikë” në Kosovë. Është e kuptueshme pse Serbia instiston për një status të tillë, por është e pa justifikueshme dhe e pakuptueshme këmbëngulja e faktorit ndërkombëtar, përkatësisht BE-së dhe aleatit tonë jetësor SHBA për hartimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur didhet skenari, prapavija dhe synimet e Serbisë lidhur me këtë asociacion. Ky obligim Kosovës i ka ngelur nga udhëheqësitë e më parshme, në të cilën draft marrëveshje kishte edhe elemente ekzekutive, që ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, për ç’arsye Gjyqi Kushtetues evidentoi diku 24 shkelje kushtetuese.

Tani faktori ndërkombëtar ka bërë një hap avancues në këtë drejtim, duke thënë se Kosova ka marrë obligim të formojë këtë asociacion, por i cili duhet hartuar në suaza të Kushtetutës së Kosovës. Në këtë drejtim një hap edhe më parpara dhe më progresivë kohëve te fundit e bëri emisari i BE-së z. Mirosllav Lajçak duke deklaruar se “hartimi i asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës”. Nëse është kështu, a kështu është, atëherë vetëvetiu del konstatimi logjik dhe juridik, pse të bëhet në formë të veçantë statusi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në Kosovë ekziston forma dhe modeli i bashkësive komunale në bazë të Kushtetutës. Tani, vetëm duhet që këto tri komuna Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani pa Mitrovicën Veriore, të inkorporohen në sistemin e bashkësive komunale ekzistuese. Mitrovica duhet sa më parë që është e mundur të ribashkohet, sepse ndarja e saj ishte bërë me presion të faktorit ndërkombëtar e me insistimin e Serbisë, që me rastin e shkëputjes së pjesës veriore të Kosovës, për lumin Ibër, duke përfshirë shkritoren dhe një pjesë të minierës sëTrepçës dhe liqenin e Ujmanit, t’i bashkangjiten Serbisë. Andaj, insistimi i Serbisë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me të drejta ekzekutive, ka të bëjë që “nesër” të shkëpusë këtë pjesë të Kosovës dhe t’ia bashkangjes Serbisë. Unë kur isha Bashkëkryesues i Departamentit Tregti Industri në vitin 2000, TV5 të Parisit i pata dhënë një intervistë, ku ndër të tjera pata cëkur në gjuhën frenge se: “Nuk ekziston Mitrovicë e Veriut dhe Mitrovicë e Jugut, as Trepçë e Veriut dhe Trepçë e Jugut, por ekziston vetëm një Mitrovicë dhe vetëm një Trepçë, e kjo është Kosova. Ndërkaq, pushtetarët tanë, që 23 vite e mbajnë të ndarë Mitrovicën dhe Trepçën, ile pa kurrfarë hezitimi i përmendin këto ndarje. Ky është absurditet i llojit të vet, që ka mundur me ndodhe vetëm në Kosovë. Andaj, qëllimi i Serbisë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk ka të bëjë aspak me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit serb, sespe ata i kanë të gjitha të drejta, bile edhe më shumë se serbët në Serbi, por gëllabrimi i resurseve natyrore të Kosovës që gjenden në ketë pjesë, pra një pjesë të Trepçës dhe liqenin e Ujmanait, që haptazi tregoi sulmi terrorist në Banjska.

Problemi i komunave me shumicë serbe, daton që nga viti 1956, atëherë kur Serbia bëri riorganizimin politiko-administrativ komunal, në territorin e Kosovës. Me ketë rast, Serbia futi Leposaviqin dhe Zubin Potokun (por nuk na i fali Rankoviqi, si thonë disa), që ishin me shumicë serbe, dhe shkëputi nga Kosova Medvegjën, Preshevën dhe Bujanocin që ishin me shumicë shqiptare. Këtë aksion Serbia (alias Rankoviqi) e bëri për dy arsyra: Arsyeja e parë ishte që me përfshirjen në kuadër të Kosovës dy komunat e sipër cekura serbe, e largimin e tri komunave me shumicë shqiptare, të ndryshohej struktura nacionale e popullsisë në favor të serbëve. Arsyeja e dytë ishte, se Lugina e Preshevës ka pozitë gjeopolitike, në një anë, dhe se në ketë kohë ishte paraparë Projekti për ndërtimin e kanalit Shkup-Beograd që përmes lumit Vardar e nëpërmjet Luginës së Preshevës të lidhet me Danubin, dhe në këtë mënyrë të bëhet e mundur Serbisë që të dal në det, përkatësisht në portën e Selanikut në Greqi, në anën tjetër. Mirëpo, me rastin e shpërbërjes dhe formimit të shtetit të pavarur të Maqedonisë, ky projekt është shuar, dhe si i tillë është i pa realizueshëm.

Shqiptarët hynë në Luftën e Dytë Botërore, me qëllim të lirimit të trojeve të tyre nga okupuesit shekullor sllavo ortodoks dhe Ribashkimin e trojeve etnike me shtetin amë, pra Shqipërinë. Këtë më së miri e vërteton Rezoluta e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 dhe 01-02 janar 1944), në të cilën, në pikën një (1) thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë të banuara me shqiptarë”, dhe në pikën dy (2) ceket: “Shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, si gjithmonë dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë”. Në këtë luftë, shqiptarët jashta shtetit amë (Shqipërisë) u rradhitën në anën e ngadhnjimëtarit, duke shpresuar se, pas mbarimit të luftës, do të realizoheshin aspiratat e tyre kombëtare, duke u mbështetur në të drejtën universale të popujve dhe premtimet që u ishin dhënë gjatë luftës së Dytë Botërore nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, të drejtën e vetëvendosjes. Për realizimin e këtyre premtimeve dhe për përcaktimin e Kosovës, se do të mbesin në Jugosllavi apo do t’i bashkohen Shqipërisë, më 1945 mbahet Konferenca në Prizren me 10 korrik 1945. Në ketë Konferencë u bë trysni politike dhe ushtarake e fizike ndaj pjesëtarëve shqiptar, për të votuar që Kosova të mbetej nën Jugosllavi. Për realizimin e këtij qëllimi me urdhërin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, më 08 Korrik 1945, u vendos pushteti ushtarak në Kosovë. Andaj, e gjithë kjo tregon vazhdimësinë serbomadhe hegjemoniste kundër formimit të shtetit shqiptar në baza nacionale-komb shtet. Jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe Shqipëria në Mbledhjen e Mukjes, e mbajtur më 01-02 Gusht 1943 në Tiranë, që paraqet datë të madhe historike kombëtare, në të cilën “U kërkua që të bashkoheshin të gjitha forcat politike dhe ushtarake të popullit shqiptar për çlirimin e Shqipërisë, duke bashkuar edhe Kosovën (me Kosovë duhet kuptuar të gjitha trojet etnike shqiptare, si: në Maqedoni, Luginën e Preshevës, Sanxhak dhe në Mal të Zi, nënvizoi M.L.) e Çamërinë”. Për formimin e Shqipërsë natyrale-etnike, ekzistojnë argumente të shumta historike e kombëtare, por ato nuk u përfillën nga Fuqitë e Mëdha. Kështu “Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet në trashigiminë pozitive të shqiptarëve qysh nga epoka e Skenderbeut dhe përvoja e Lidhjes së Prizrenit. Kuvendi i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme të përpjekjeve të shqiptarëve për t’u bashkuar”.

Si rrjedhim, e pa drejta historike që u bë shqiptarëve, si dhe ndryshimet e kufijve politiko-administrativ që u bënë në Evropë dhe në Ballkan në fund të shekkullit XX dhe në fillim të shekullit XXI vetëdijesimi dhe uniteti kombëtar shqiptar, si dhe mbështetja e forcave demokratike progresive dhe proceset integruese ndërkombëtare (globalizimi), janë faktorë kryesor që e çojnë përpara procesin e Ribashkimit mbarëkombëtar shqiptar. Prandaj, duhet ta kuptojnë edhe ata që nuk dojnë ta kuptojnë se, është larg mendësh, që të sigurohet paqja në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, duke ua mohuar të drejtën dhe duke i mbajtur të ndarë në pesë shtete, në të cilat tani, heq Kosovën, nuk i gëzojnë as të drejtat elementare kombëtare, e gjendemi në shekullin XXI. Andaj, Ribashkimi mbarëkombëtar i shqiptarëve në vete nuk nënkupton formimin e “Shqipërisë së Madhe”, që është tezë e Akademisë serbe, për të mos lejuar formimin e shetit nacional shqiptar, as cenimin territorial të asnjë vendi fqinjë, por rikthimin e trojeve tona etnike të aneksuara, pushtuar dhe të uzurpuara kohë më para nga vendet grabitçare fqinje: Greqia, ish Jugosllavia dhe Mali i Zi. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, Fuqitë e Mëdha, si e ndihmuan Kosovën që të bëhet shtet i pavarur sovran dhe ndërkombëtarisht i pranueshëm, dhe të lirohemi nga kolonizimi dhe gjenocidi serb, kështu duhet të na mbështesin edhe në Ribashikimin mbarëkombëtar, pra formimin e Shqipërisë nacionale: një komb, një gjuhë, një shtet një flamur.

Ideja e Ribashkimit kombëtar nuk është gjë e re, por daton që nga Sekenderbeu e këndej. Të gjitha luftërat, shqiptarët i bënë, jo për të pushtuar territore të të tjerëve, por për të mbrojtur trojet e tyre etnike. Është për të konstatuar se, shqiptarët nuk kanë asnjë vorrezë në teritor të huaj, por në tokat e tyre. Andaj, në shekullin XXI, forcat demokratike ndërkombëtare janë ngritur në nivel të lartë dhe po zhvillohen me shpejtësi të madhe në favor të përkrahjes së të drejtave edhe popujve e kombeve të vogla. Këto forca, duhet shfrytëzuar edhe ne që ta luftojmë hegjemonizmin serbo-grek ndaj territoreve shqiptare dhe t’i kthejmë trojet e pushtuara e aneksuara.

Ribashkimi mbarëkombëtar, nuk do të thotë zhdukjen e shtetit apo “kombit” të Kosovës, siç mendojnë disa kuazi intelektual në Kosovë, në damart e të cilëve nuk rrjedhë gjak shqiptari, por Ribashkimin, përkatësisht fuzionimin e trojeve dhe popullin shqiptar në një shtet të vetëm unik e unitar në trojet e veta etnike, ku kanë jetuar të parët e tyre den baba den. Andaj, ribashkimi nuk paraqet humbje, por triumf kombëtar dhe realizimi i aspiratave dhe luftërave shekullore të shqiptarëve për të formuar shtetin e tyre nacional, pra Shqipërinë etnogjeografike, apo më mirë me thënë natyrale etnike. Madje, ekzistojnë edhe zëra të kuazi intelektualve në Kosovë, që thonë, se më mirë është të kemi dy shtete se një shtet. Ketë tezë e zhvillojnë vetëm armiqët tanë, por kjo nuk ka vend te intelektualët shqiptar në damar të të cilëve rrjedh gjak shqiptari. Andaj, Ribashkimi i trojeve shqiptare, po të ishte në dëm të kombit tonë, serbet, grekët, pse jo edhe rusët, të parët ishin pajtuar për bashkimin e shqiptarëve, por ata me të gjitha mjetet politike e diplomatike gjatë tërë historisë, e kundërshtojnë formimin e Shqipërisë komb-shtet. Andaj, mendimi dhe ideja e të gjithë atyre që mendojnë se më mirë është të kemi dy shtete se një shtet shqiptar, jo që është e pa justifikueshme, por edhe e pa pranueshme dhe antikombëtare, sepse përdhoset historia, luftërat dhe dëshmorët që rënë për formimin e Shqipërisë së unjisuar dhe unitare, pra Shqipërinë etnike.

Ribashkimi mbarëkombëtar paraqet proces, nuk mund të bëhet me një, por gradualisht shkallë shkallë. Në këtë drejtim janë bërë hapat e parë, me unifikimin e gjuhës letrare shqipe, në Konferencës e Drejtëshkrimit në Tiranë, më 1972. Kishim dy dialekte dhe ata i fuzionuam në një, pra në unifikimin e gjuhës letrare shqipe, dhe pse mbi 60,0% e shqiptarëve gjendeshin jashtë shtetit aktual të Shqipërisë. Për ketë proces nuk reagoi as ish Jugosllavia edhe pse raportet politike me Shqipërinë nuk ishin të mira. Kjo për arsye se bëhej fjalë për një komb dhe për një gjuhë. Andaj, procesi i unifikimit të gjuhës letrare shqipe, njëherit tregon për identitetin kombëtar dhe formën dhe modelin më të mirë të ribashkimit kombëtar shqiptar, që tregon se shqiptarët janë një komb dhe flasin një gjuhë dhe kanë një kulturë dhe një histori. Në këtë formë duhet të bëhen dhe proceset integruese edhe në të gjitha fushat e tjera jetësore. Me fjalë të tjera, proceset integruese në nivelet më të lartë duhet të zhvillohen mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe anasjelltas, në arsim, shëndetësi, ekonomi etj. Psh. në ekonomi, transaksionet ekonomike Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas, duhet t’i ngritim në nivelin më të lartë në Union Ekonomik, që nënkupton se qarkullimi i mallrave, kapitalit, kuadrove, ideve etj. duhet të bëhën pa kurrfarë barierash administrative dhe të politikës fiskale . Në këtë mënyrë formojnë tregun unik kombëtar, që është në interes të ekonomive si të Shqipërisë ashtu dhe të Kosovës.

Andaj, që shqiptarët të shpëtojnë nga këthetrat koloniale serbortodokse, veçmas të serbëve dhe të grekëve, ka vetëm një rrugë, e kjo është Ribashkimi mbarëkombëtar. Forma më e mirë drejtë Ribashkimit mbarëkombëtar, është referendumi gjithëpopullor, i cili do të mbahët në një kohë të caktuar, kur të krijohen kushtet e brendshme dhe mbështetja nga fakatori i jashtëm. Tani, sa i përket ambientit të brendshëm ka avancuar shumë. Është ngritë dukshëm vetëdija kombëtare. Po ju përkujtojë paradën e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin që e lamë pas. Me këtë rast u bë një ceromoni e madhe, ku defiluan dhe morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet etnike. U skuq Tirana. Pra, u pa një unitet shumë i lartë kombëtar. Madje, kemi shumë këngë, të cilat në vete përmbajnë bashkimin kombëtar, e që këndohen kudo që janë e jetojnë shqiptarët. Me këtë rast po e ceku vetëm këngën: “Thret Prizreni mori Shkodër”. Andaj, mbetet të bindet edhe faktori ndërkombëtar që të mbështesë të drejtën tonë historike dhe kombëtare, që të krijohet Shqipëria unitare kombëtare. Në ketë drejtim duhet të kemi Platformën kombëtare, që na mungon. Në ketë Platformë duhet të përcaktohen organet dhe funksioni i Shqipërisë unitare, si në pikëpamje vertikale ashtu dhe horizontale, si dhe do të sublimohen idetë dhe do të hartohet vizioni dhe strategjia e përbashkët për Ribashkim mbarëkombëtar. Në këtë drejtim, duhet punuar të dy qeveritë, si ajo në Tiranë, po shtu edhe në Prishtinë, për veprim institucional që shpie drejt Ribashkimit mbarëkombëtar, por jo vetëm të dy shteteve: Kosovë-Shqipëri, por mbarë trojeve shqiptare.

më të medhenje dhe armiqët shekullor të shqiptarëve serbët dhe grekët, do të reagojnë me të gjitha forcat, kundër Ribashkimit mbarëkombëtar. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, pa marrë parasysh se çka thonë e mendojnë e gënjejnë armiqët e kombit tonë, e drejta dhe e vërteta është në anën tonë. Shqiptarët janë në tokat e tyre etnike edhe atë para Krishtit e Muhamedit, pra, den baba den, si dhe janë pasrardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve dhe populli më i vjetër në Evropë. Prandaj, trojet që na i lënë të parët do t’i mbrojmë, sepse e kemi amanet prej tyre. Sllavët, në tokat tona janë pushtues dhe barnishta të egra që dalin në drithënaja. Falë vetëdijes kombëtare, kjo farë nuk ka mundur të ndryshojë gjenezën dhe identitetin tonë, edhe pse na i kanë bishtëruar e tjetërsuar historinë tonë, sepse kositëm farën e keqe, dhe ruajtëm e mbollëm farën tonë, “grur të pastër pa egjër e grahor”. Edhe pse shumë elaborate serbe ishin bërë për çfarosjen e shqiptarëve, nuk u realizuan, falë rezistencës sonë. Me ketë rast po e ceku vetëm Elaboratin famkeq të akademikut Çubriloviq “Iseljavanje arnauta” më 1936, në të cilin ndër të tjera shkruante: “Ali ipak arnautska majka ima da nas pobedjuje-Megjithatë, prap nëna shqiptare do të na fitoje”. Është shumë e vërtet, se pos tjerash, nataliteti i lartë e ka shpëtuar popullin tonë, pas të gjitha masakrave barbarizmave që janë bërë mbi ne, përballuam të gjitha dhe mbi jetuam si komb. Andaj, lirisht mund të themi se, gjyshet e nënat tona, të gjitha ishin heroina.

Në fund të këtij shkrimi, duhet potencuar se, Ribashkimi mbarëkombëtar, me siguri se nuk do ta bëjnë pushtetmbajtësit e djeshëm e as këta të sotmit, sepse këta mendojnë vetëm për pushtet e për xhep, interesat personale, klanore e partiake, e jo për shtet popull e komb. Këta paraqesin, do të thoja unë, ndoshta edhe pengesën kryesore drejt Ribashkimit mbarëkombëtar. Fatkeqësisht ky është dhe do të jetë virusi jonë i brendshëm, që është prezent që nga Pavarësia e Shqipërisë e deri në ditët e sotme. Këtë dukuri famkeqe, e ka dëshmuar e kaluara historike, ku në çdo etapë historike patëm trathtar të kombit, ndër të shumtë prej tyre ishte edhe Esat Pasha, por patëm vetëm një Avni Rrustem, të cilin në trathti e vrau dora gjakatare shqiptare. “Është kohë e fundit të kuptojmë se vetëm të konsoliduar kombëtarisht mund të jemi më të fortë, vetëm të organizuar më mirë mund të ndihemi me të qëndrueshëm, më të bashkërenduar mund të jemi më të sigurt dhe vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë një perspektivë më të ndritshme për një popull dhe një komb të një gjaku, të një historie, të një gjuhe dhe të një kulture, të një trashëgimie dhe të një tradite” (Akademik,Prof. Dr. Esat Stavileci).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat