Hajdutët e Republikës

Opinione

Hajdutët e Republikës

Nga: Skënder Kapiti Më: 15 janar 2024 Në ora: 09:56
Skënder Kapiti

Nëse dëshiron të shkruash një opinion mbi realitetin dhe të vërtetat për shqetësimet dhe hallet shoqërore, dëgjo zërin qytetar! Në emisionin e posacën, në atë të zërit qytetar të mëngjezit, te Bashkim Hoxha në abc news.al, ajo që qytetarët e thonë shumë shpesh është kjo akuzë: “këta janë të gjithë hajdutë”. Por kush janë këta të gjithët hajdutë?

Hajdutë e mëdhenj të Republikës janë bartësit e korrupsionit dhe përfituesit e parave publike, të trojeve, të pasurisë dhe të pushtetit korruptiv; pra hajdutë të Republikës janë ata që përdorin pushtetin, postin, detyrën, ligjin, drejtësinë dhe korrupsionin për perfitime personale. Hajdutët ordinerë nuk janë asgjë krahasuar me këta. Në opinionin e gjërë përgjithësisht si hajdutë të Republikës të këtij tranzicioni 30 vjecar identifikohen elitarët politikë, juridikë e oligarkikë Janë hajdutë të Republkës ata të cilët tradhtojnë atdheun dhe Republikën për interesa e përfitime personale sepse hajduti si atdhe ka paranë; hajdutë të mëdhenj janë ata që vjedhin në emër të pushtetit, të ligjit dhe të Republikës.

e Republikës janë të gjithë ata që e shfrytëzojnë dhe e keqpërdorin politikën, pushtetin ,postin e detyrën shtetërore për të bërë korrupsionin për të vjedhur e grabitur paranë publike dhe atë të qytetarëve; hajdutë janë të gjithë ata që kanë kapur sistemin shtetëror republikan në Shqipëri. Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata që gjënë e të gjithëve, që është Republika ata e kanë bërë mjet, pronë dhe vegël të tyre.

Hajdutët e Republikës janë të gjithë ata të cilët gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit kanë marre vendime parlametare,kushtetuese dhe qeveritare e ministrore për interesa e për përfitime personale, familjare, klanore e partizane në dëm të interesave publike e kombëtare. Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata që kanë pasur dhe që kanë poste e detyra të larta shtetërore të cilët e kanë përdorur vulën, autoritetin shtetëror dhe ligjin për të bërë hajninë, paranë, pasurinë, biznesin dhe korrupsionin. Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata gjyqtarë që kanë bërë batërdinë me vendimmarrjet e tyre kriminale e korruptive në “Emer të Republikës”.Këta hajdutë të mëdhenj “blejnë” edhe ndershmërinë,bëjnë moralin e patriotin, blejnë mëncurinë dhe autoritetin.

Prandaj duke parë këtë realitet dhe këtë kulturë korrupsioni dhe hajnije institucionale SHBA-të nxitën reformën në drejtësi, krijimin e SPAK-ut si dhe atë të sanksioneve “non grata” për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat