Vuçiq: Nuk më ka mbetur tjetër, ta pranoj pavarësinë e Kosovës, ose të bëj vetëvrasje?!

Opinione

Vuçiq: Nuk më ka mbetur tjetër, ta pranoj pavarësinë e Kosovës, ose të bëj vetëvrasje?!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:04
Autori Sherif Ramabaja

Jam nën presion të madh. Këtë po e them prej vitesh, por disa po tallen me mua. Tash po afrohet momenti vendimtar. Nuk e mohoj, kam thënë se derisa të jem president i Serbisë, nuk do ta njoh Kosovën. Kam thënë po ashtu se nuk do lejoj poshtërimin e Serbisë etj.

Në një mënyrë kur i thosha të gjitha këto, llogaritja edhe në përkrahjen e Rusisë dhe të Putinit.

Fatkeqësisht si duket qenkam zhgënjyer. Putini e Rusia sot po luftojnë që të mbijetojnë. Këtë e kanë nuhatur në perëndim, prandaj edhe e kanë rritur presionin ndaj meje.

Tash po dyshoj që Banjska ishte e përgatitur nga amerikanët, vetëm që të kishin alibi për rritjen e presionit ndaj meje dhe mbi armatosjen e Kosovës.

Tani si duket më kanë mbështetur me shpinë për muri. Unë e pranoi se Miloseviqit, para të cilit përkulem, ia mbyllën të gjitha rrugët, derisa bëri vetëvrasje, po se do të më vjen edhe mua kjo ditë, kurrë nuk e kam menduar.

Perëndimit nuk i besohet. Ja ku e sollën Putinin, vetëm pse nuk vallëzonte sipas melodisë së tyre.

Neve po ashtu na kanë rrethuar nga të gjitha anët me NATON dhe tash na qesin kushte që ta njohim Kosovën.

Edhe Asociacionin do të na e qëndisin ashtu siç duan vetë, pa kompetenca ekzekutive. Çfarë na duhet një Asociacion i tillë. Kujt i shërben ai, për shpërnguljen e serbëve edhe ashtu të shpërngulur.

Për të ma rrëmbyer pushtetin, më kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet. Si mendojnë ata, të na kontrollojnë edhe jetën. Ti armatosin shqiptarët dhe ta krijojnë Shqipërinë e madhe.

Të gjitha këto gjëra mua më kanë sjellë para dilemave të pa rrugëdalje: Cili do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës? Cili do ta firmoste kapitullimin e Serbisë? Cili do të hiqte dorë nga populli ynë në Kosovë? Cili do ta dorëzonte Jerusalemin tonë? Cili do ta firmoste shpërbërjen e Serbisë? Ku do të mbetemi ne tash e tutje, kur të mendosh kush ishim e cilët jemi sot?

Të gjitha këto pyetje ma kanë rënduar jetën. Unë i organizova zgjedhjet e parakohshme, me të vetmin qëllim që të legjitimohesha në mënyrë që të merrja vendime për Serbinë dhe popullin tim, po sot po më sjellin para një akti të kryer. Të mos dorëzohem dhe të ballafaqohem me EU, SHBA dhe NATON, apo të marr vendimin më të rëndë, t´i jap fund jetës.

Populli duhet të më kuptoi, çfarëdo vendimi që do të marr nuk do të jetë aspak i lehtë, por do vendosi ashtu si është më së miri, për popullin dhe shtetin tonë Serbinë. Zoti dhe Serbia. Miloseviqi dhe unë do të jemi të pandarë. Kush do na bashkohet nuk e di..... po këtë rrugë e kemi zgjedhur për shpëtimin e botës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat