Dora e kriminelëve Radioiçiq e Vuçiq, ende po paraqitet si “hienë” në veri

Opinione

Dora e kriminelëve Radioiçiq e Vuçiq, ende po paraqitet si “hienë” në veri

Nga: Hafiz Shala Më: 18 janar 2024 Në ora: 08:40
Autori Hafiz Shala

Zgjedhjet në SHBA, nuk janë ogur i mirë për Dardaninë nëse në finale fiton Donald Trump. Ky, mund ta caktojë një lloj “veziri” në Dardani ish Ambasadorin, Richard Grenel i cili ka gjasa që të zgjidhet Sekretar i Shtetit të SHBA-ve

Krimineli Millan Radioiçiq në koordinim me kriminelin njëherit Kryetarit të shtetit serb Aleksandër Millosheviq( Vuqiq ), ashtu siç e kishin planifikuar sulmin terrorist ndaj Republikës së Dardanisë me qellim të vrasjeve të numrit më të madh të pakicës serbe në veri për t’i treguar botës se “jetesa e pakicës serbe në veri, është e pa qëndrueshme”.

Të zhgënjyer më dështimin e këtij akti terrorist dhe zbulimit të hapur para bashkësisë ndërkombëtare, Evropë-SHBA rreth qëllimeve të tyre, për ta arsyetuar dështimin vazhdojnë me veprime të këtilla duke i shantazhuar serbët e veriut që mos të dalin në zgjedhje përderisa nuk formohet “Asociacionin një etnik i komunave më shumicë serbe”.

Nëse veprohet ashtu siç kërkon Serbia e jo serbët e veriut sepse, kjo, nuk ishte kërkesë e tyre por e Serbisë, nuk duhet dhe nuk besoj se kjo ngrehinë artificiale do të kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese që bie në kundërshtim më parimet e themelimit dhe shpalljes së pavarësisë si shtet multietnik i përkrahur nga Bashkësia Ndërkombëtare e konfirmuar bile edhe sipas kërkesës së Serbisë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Qeveria e Dardanisë, duhet të bisedojë me serbet e veriut për një organizim të formatit të OJQ-ve, ani pse ekziston Asociacioni i Komunave në nivel të shtetit, nëse asgjë tjetër atëherë, më së paku që mund të ndodhe është, të formohet një OJQ e pakicave pa dallim të përqindjës së tyre në nivel të popullatës në përgjithësi duke i ikur diskriminimit të komuniteteve tjera brenda Republikës. Kjo, ashtu siç edhe janë dakordua edhe ndërmjetësuesit evro-amerikan, duhet të mbetet çështje e brendshme e Republikës së Dardanisë, ani pse, ish udhëheqja e PANA-PRONTO-s, me kërkesën e Serbisë pasi, disa prej tyre ua kishte zënë “bishtin derë” duke i shantazhuar për çka e dinë vetëm ata por edhe në popull për ta pranuar si “obligim ndërkombëtar”.

Ani pse po hezitohet të dilet më vlerësim ndërkombëtar rreth sulmit terrorist të Banjskës, më qellim që ta kursejnë Serbinë rreth sanksioneve dhe kthimin e saj kah Evropa, me këso lloj veprimeve, po e inkurajojnë Vuçiqin e Radioiçiqin të riorganizohen dhe të veprojnë me metoda terroriste të frikësimit ndaj popullatës serbe siç ndodhi edhe eksplodimi i mbrëmshëm në veri të Mitrovicës i cili në këto rrethana pa marrë parasysh motivin, mund të keq interpretohet dhe keqpërdoret.

Është e qartë se, këtë veprim, nuk e kanë bërë shqiptarët pasi, falë syçeltësisë së Qeverisë, përgatitjes së shkëlqyer dhe gatishmërisë së policisë së Dardanisë, po minimizohen aktet e këtilla.

Ja çka thotë Kryeministri Kurti në një bisedë në Vjenë me audoturiumin i cili e shpjegon qartë kur e ka thirr Ministri i Punëve të Brendshme në ora 4 të mëngjesit për ta informuar rreth sulmit në Manastirin e Banjskës, së pari, i ka thënë asnjë viktimë nga ana e civilëve, asnjë plumb mbi muret e Manastirit, qëllimi i cili ishte konflikti ndëretnik.

Bashkësia Ndërkombëtare, BE, SHBA, e kanë fituar besimin ndaj kësaj udhëheqje dhe e kanë të qartë qëllimin e Kryeministrit Albin Kurti, Presidentes Vjosa Osmani dhe Krye parlamentarit Glauk Konjufca si udhëheqës unik shtetëror se, nuk do ta pranojnë asnjë ngrehinë artificiale e cila e pengon funksionimin e shtetit multietnik sipas parimeve të arritura para shpalljes së pavarësisë si kusht për sigurimin dhe trajtimin e njëjtë të pakicave sipas Konventave Ndërkombëtare.

Besueshmërinë ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare e kanë shtuar në rend të parë, luftimi i krimit dhe korrupsionit, asgjësimin e laboratoriumeve të ndryshme të drogës, trafikimin e lëndëve të ndryshme dhe futjen e mallrave të kontrabanduara si dhe asgjësimi i kriptovalutave false në një “oazë” e quajtur veriu i Mitrovicës si vendi më ideal për veprimtari të këtilla, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, Evropë por, po thuajse edhe në rruzullin tokësor sepse, në veri nuk funksiononte ligji i shtetit por anarkia dhe dora e fortë e mujsharëve dhe kriminelëve të rreshtuar në partinë kriminale e terroriste Lista Serbe, të cilët nuk ishin të vetëm por, në këto marifete ishin përfshirë edhe ish udhëheqës shtetëror e partiak si bashkëpunëtor edhe në biznese të përbashkëta me Radioiçiqin të cilët, ia kanë dronë se, një ditë ai do ta bëjë publike edhe listën me emra dhe mbiemra që i bie se, Radioiçiq nga Serbia, po i shantazhon edhe sot ata të cilët, nuk e kanë guximin të deklarohen për shumë gjëra, fatkeqësisht ka edhe deklarata absurde shkatërruese për shtetin me deklarata të tilla nga opozita si: “ Albin Kurti, më zi po ua ka bërë serbëve të veriut se sa Millosheviqi shqiptarëve”.

Tani e pyes veten se sa serbë i paska vra e masakrua regjimi i Kurtit?. O zot.

Nëse opozita nuk pajtohet më problemet rreth gjendjes së rëndë ekonomike të cilat kjo qeveri sipas tyre nuk i ka arritur qëllimet , ani pse, dorën në zëmër, kësaj i kanë kontribuar ish qeveritë me shpenzime enorme si miliarder të dehur, pastaj hajnitë, abuzimet dhe pasurimi i jashtëligjshëm enorm në një shtet të varfër, i kanë kontribuar që gjendja sociale të jetë e varur nga aftësia e një buxheti të kufizuar.

Ama, sa i përket zbatimit dhe shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të ligjit në veriun e mbajtur nën “okupim” nga ana e Serbisë, e tani, sipas Vuqiçit e “okupoi “Kurti, sot, me plotë të drejtë mund të thuhet se, veriu i Mitrovicës frymon lirshëm me gjithë paraqitjet e mbeturinave të grupeve kriminale ende në fshehtësi, po e ngritin kokën të cilave po u ulët dhe pamundësohet të veprojnë hapur.

Zgjedhjet në SHBA për Partinë Republikane, edhe pse nën akuza të rënda, në rundin e parë i fitoj ish Presidenti Donald Trump, ani pse pjesëmarrja ishte shumë e ulët

Siç e ceka edhe në nëntitullin e këtij shkrimi se, fitorja përfundimtare në zgjedhjet nacionale në SHBA me fitoren eventuale të Donald Trump, nuk do të jetë ogurmirë për Dardaninë dhe jo vetëm.

Fatkeqësisht, SHBA-t ndoshta për herë të parë kanë ardhur në një situatë të pa lakmuar duke mos patur kandidat alternativ ndaj, kandidatit demokrat, tani President aktual i SHBA-ve, njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Dardanisë në cilësinë Senatorit për 36 vite ndër to 16 vite Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme përpos tjerash dhe kërkesa publike në seancat e Senatit për bombardimin e Serbisë mu në kryeqytetin e sajë Beogradin. Njashtu, edhe në cilësinë e Presidentit të SHBA-ve, e ka përkrah Republikën e Dardanisë ama, defekti më i madh është mosha e cila po ndikon në kryerjen e detyrave të përgjegjshme, shpeshherë edhe me paraqitje që lënë me nënkuptua se mund të ketë defekte që e dëmtojnë Amerikën. Gjithsesi, në krahasim me kandidatin Donald Trump, me gjithë teoritë se e ka ngjallë ekonominë amerikane, politika gjithëpërfshirëse e global botërore, shikohet me skepticizëm për orientimet e tij ndaj shteteve autoritare siç është Rusia e Putinit, mikut të tij i cili, kishte dhënë kontribut financiar e inteligjent që për herë të parë të zgjidhet president i SHBA-ve, siç e kam cekur edhe në një artikull timin të më hershem se, fitoren e tij të parë, e festoi edhe Duma ruse(Parlamenti rus) deri në orët e hershme të mëngjesit.

Për memorien tuaj, vetëm le të kthehemi në shtatorin e vitit 2020 kur ishte caktuar takimi në mes të Vuçiqit dhe Thaçit në Shtëpinë e Bardhe për t’u deklaruar në favor të “Zajednicës”. Por edhe korrigjimi- ndarja e veriut, falë Prokurorit Amerikan Jack Smith, i cili edhe tani e ka punuar e përfunduar lëndën ndaj Trump, më shpalljen e aktakuzës ndaj Thaçit për krime ndaj njerëzimit, iu ndërpre udhëtimi, ani pse, Thaçit përmes Grenelit iu kishte premtuar shlyerjen e të gjitha akuzave të cilat e ngarkonin në Gjykatën e Hagës.

Megjithatë, kjo dështoi, ani pse, e zëvendësoi Avdullah Hoti i cili, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti i me ndihmën e Grenelit në vlugun më të madhe të pandemisë, populli, e kuptoj se ishte një kurth e përgatitur, e riktheu Kurtin në pushtet me mbi 51% për herë të parë në historinë e Dardanisë në zgjedhje të këtij lloji.

Shpresat mbeten në Gjykatën Federale e cila, duhet t’i analizojë akuzat ndaj Donald Trump për, rrezikimin e sigurisë kombëtare rreth dokumentacionit më karakter tepër sekret, kryengritja e 6 janarit 2021, pastaj, rreth manipulimit me tatimet ndaj shtetit e të tjera.

Por, çka është ajo qe mund ta rrezikojë shtetin e Dardanisë ?

Kryeneçësia e Trump e Grenell rreth “mosbindjes dhe kryeneçësisë” së Kurtit rreth aspiratave për ndarjen e pjesës veriore duke tentuar qe Trepçën dhe Ujmanin, asetet vitale të Republikës së Dardanisë që iu kishin premtua Serbisë, iu dështoi. Por, Richard Grenel është në listën interne të fshehtë të pagesave të Aleksandër Vuçiq i cili, po t’i jepej rasti ai do ta vazhdojë teorinë e tij të vjetër duke u rreshtuar në anën e Serbisë/ Rusisë meqë rast Trump do të “angazhohet për zgjedhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë më qellim që pjesët e okupuara nga Rusia pas agresionit ndaj Ukrainës të mbetën nën Rusi ndërsa, “për ta qetësua Ballkanin”, duhet që Serbisë t’i jepet “ajo qe i takon, veriu”, në fillim në shfrytëzim të përbashkët të aseteve kryesore, pastaj, me themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, në ndërkohë do të arrihet qëllimi i premtuar.

Serbia, këtyre dite kur Qeveria Kurti e bëri publike se iu ka dërguar SHBA-ve më kërkesë për blerjen e raketave antitanke Javalin prej 76 milion dollarëve, Vuçiq, menjëherë deklaroi se si kundërpërgjigje e dhjetëfishojë buxhetin për armatim në 760 milion dollar.

Kënde po e “frikëson” Vuçiq, Dardaninë apo Evropën e SHBA-t absurd por, ja këto janë dridhjet e tij të fundit i cili është i vetëdijshëm se, kur është përkrahja amerikane fuqia kryesore dhe udhëheqëse e NATO-s, është i vetëdijshëm se, ëndrra e tij, është ëndërr dimërore dhe e pa realizueshme. “Është në zgjidhjen e tij se si do të veprojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat